/ATSH- I. Vata/-Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë nga qyteti i Durrësit se, duke rritur taksat po shton nivelin e varfërisë dhe papunësisë në vend.
Basha është njohur me shqetësimet e banorëve për rënien e fuqisë blerëse, pamundësinë për të përballuar nevojat më elementare, papunësinë që sa vjen dhe rritet, prishjet abuzive të banesave, mbifaturimet e energjisë, mungesën e subvencioneve, e shtrenjtimin e shërbimeve shëndetësore.
Fajtore për situatën ekonomike në vend, Basha bëri rritjen e taksave. "Qeveria nuk ka reflektuar për impaktin e tyre por ka vendosur t'i rrisë sërish ato" , tha Basha.
Po ashtu, Basha duke folur para banorëve u shpreh se "nuk ka asnjë arsye tjetër që ekonomia shqiptare të jetë në këtë gjendje përveç rritjes së taksave dhe pasigurisë juridike që ka krijuar me dhunën dhe arbitraritetin e saj". "Tani do i rrisë prapë. Çdo kryefamiljari i kërkohet të paguajë 670 mijë lekë në vit më shumë taksa, ndaj protesta e 22 nëntorit ndryshe nga çdo protestë tjetër nuk është protestë politike, është protestë ekonomike", tha Basha.
/Shqiptarja.com