Basha: Përpara kemi rrugë të përpjetë! Betejat nuk fitohen nga më të fortit, por nga më të vendosurit

 

Kreu i PD Lulzim Basha nga Kuvendi zgjedhor i degës 8 dhe degës 2 të PD në Tiranë deklaroi se betejat nuk fitohen nga më të fortët, por nga më të vendosurit dhe sipas tij PD dhe demokratët janë më të vendosur se kurrë.

“Është beteja e një pakice që do të mbajë këtë gjendje. Që e do Shqipërinë kështu, në kontrollin politik të një grupi politik, me një grusht njerëzish që menaxhojnë pasuritë dhe pushtetin ekonomik. Dhe me riciklimin e një grushti fytyrash që kanë dekada që okupojnë median shqiptare. Synimi është i qartë: pasuritë e këtij vendi, paratë e shqiptarëve,  fatet e këtij vendi ti kontrollojnë një pakicë absolute. Kjo është autokracia, sundimi i njerëzve që e kanë marrë pushtetin dhe e mbajnë për veten e tyre dhe për njër grusht klientësh të tyre”, tha Basha.

“Pd është këtu falë jush si ëndërr si aspiratë si objektiv europianist i të gjithë shqiptarëve. Por rruga që kemi përpara nuk ështe e lehtë por e përpjetë. Në këtë rrugë oligarkia politike ka grumbulluar të gjithë arsenalin e vetë. Janë sulur duke i trajtuar njerëzit si dele. Ne nuk jemi si ata, ne nuk ndajmë me ta vlerat tona. Ata nuk kanë lidhje me vlerat tona, për ta pushteti me çdo kusht, pasurimi me çdo kusht... Për ne dhembshuria ndaj fateve të bashkëqytetarëve tanë. Të kuptimit të halleve të tyre. Përgjegjësia për tu dhënë zgjidhje këtyre halleve.

Betejat nuk fitohen nga më të fortit por nga më të vendosurit. PD ka treguar vendosmëri për të mos u përkulur para ortekut që shpesh shkaktoi dhe psikoza masive. Ortekut të baltës të ziftit të sulmit. Pd ka kuptim vetëm si një parti perëndimore euroatlantike pro perëndimore pro europiane”, shtoi ai.


Lajmi kryesor:

Basha: SPAK, e vetmja shpresë për pastrimin e ‘politikës së zullumit’! ‘Sfidë’ Ramës, Berishës e Metës: A i doni listat e hapura?


B.K/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ 7 objekte mësimore janë në proces ndërtimi ose rikonstruksioni

Tiranë/ 7 objekte mësimore janë në proces ndërtimi ose rikonstruksioni