Për Lulzim Bashën, SPAK është kthyer në shpresën e vetme për të pastruar zullumin e politikës 33 vjeçare të tranzicionit, e ndaj, është kthyer në shënjestër akuzash e përpjekjesh për ta kontrolluar.
“SPAK-u është e vetmja shpresë, ndaj duan ta mbysin. Nuk do t’ia dalin, jo vetëm pse PD e mbështet pa kushte, por sepse kemi ne krah SHBA-të dhe BE, vetëm me standardet dhe parimet që kanë shoqëritë e tyre”
Duke u ndalur te Reforma Zgjedhore, që vijon të përplasë palët, Basha i drejtoi një pyetje të drejtpërdrejtë Ramës, Berishës e Metës:
“Pyetja është një për politikën shqiptare, Ramën, Berishës e ndjekësit e tij, Metës e ndjekësit e tij, jeni apo jo pro listave të hapura, jeni apo nuk jeni për barazinë e votës, jeni apo nuk jeni për Shqipëria një zonë zgjedhore, jeni apo nuk jeni për votën e diasporës? Reformë zgjedhore dhe mbështetje pa kushte për drejtësinë janë prioritete kryesore për PD”.
Përgjatë takimit me degët 8 dhe 2, në Kuvendet Zgjedhore të tyre, Basha tha se PD ka gati programin elektoral për zgjedhjet e 2025 si dhe shpejt do ketë gati kandidatët duke lënë të kuptohet se kreu I PD nuk do të presë bashkimin e opozitës për të dalë në garën e vitit të ardhshëm për zgjedhjet e përgjithshme.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në Kuvendin zgjedhor të degës 8 dhe 2 në Tiranë, është shprehur se gjatë këtyre gjashtë muajve të fundit është kryer procesi i mundimshëm i ringritjes së PD.
Ai theksoi faktin se Pd sipas tij është e vetmja parti politike "jashtë sistemit të zullumit".
“Jemi e vetmja parti politike jashtë sistemit të zullumit. Do të qëndrojmë jashtë sistemit të zullumit, do ta mundim zullumin dhe do t’ja japim shqiptarëve shpresën që meritojnë”, shtoi ai
Sërish ka nënvizuar propozimet e PD për Reformën Zgjedhore.
“Dje kemi pasur diskutime stimuluese me anëtarë të departamentit të shëndetësisë, në javët e ardhshme do mundësojmë që ky program të paraqitet te shqiptarët. Programi ka nevojë për gardianët për garantuesit se çfarë themi sot do e bëjmë nesër. Që të arrijmë një proces cilësor me një ekip cilësor duhet të qëndrojmë për vlerat që na diferencuan por na mbajtën në këmbë. Kemi qëndruar dhe qëndrojmë fort për lista të hapura. Së dyti barazinë e votës. Shqipëria një zonë zgjedhore nuk është tekë elektorale por propozimi ynë për barazinë e votës. Reforma zgjedhore është mënyra për t’u ofruar shqiptarëve rregulla të barabarta loje. Po pa goditjen e korrupsionit që tani e shesh gjithë bota se çfarë dëmi i ka sjellë Shqipërisë, padiskutim zgjedhjet do jenë viktima e radhës. Një parti s’mund të jetë vetëm denoncuese, por propozuese vizionare dhe programore. Pd do jetë në mbështetje të reformës zgjedhore që u ofron shqiptarëve rregulla loje të barabarta”, shtoi ai.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se PD është kërcënimi kryesor për qeverinë për ta rrëzuar nga pushteti. Ndërsa teksa solli në vëmendje deklaratat e ish.zv kryeministrit Arben Ahmetaj mbrëmjen e djeshme, tha se SPAK-u është shpresa e vetme për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në Shqipëri.
“Kërcënimi i dytë u vjen nga SPAK-u. Po të numërosh sulmet ndaj PD rivalizojnë vetëm me SPAK-un. Mbrëmë dhe sot e kuptuam pse duan me cdo kusht ta kenë SPAK-un nën kontroll, me hir ose pahir. Sepse janë të zhytur të gjithë. Por gjithsesi është ndryshe ta dëgjosh nga goja e 2-it që tregon me gisht 1-in.
SPAK-u është shpresa e vetme e shqiptarëve për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Nuk është perfekt, por është e vetmja shpresë ndaj duan ta mbysin ose ta kthejnë në një tjetër dele në vathën ku duan të fusin delet e tjera.
Nuk do ia dalin, sepse në këtë betejë kemi në krah ata që nuk na lanë 34 vite më parë si kopshti zoologjik i Europës, kemi në krah SHBA-të dhe vendet e tjera të perëndimit që na mirëpresin në gjirin e tyre por vetëm mbi standartet që kanë ndërtuar shoqëritë e tyre”- tha Basha.
Kryedemokrati tha se PD po punon për hartimin e një programi për qeverisjen e vendit, ndërsa mbledhja e sotme bëhet në kuadër të ristrukturimit të degëve nr.8 dhe nr.2 në kryeqytet.
Kreu i PD Lulzim Basha nga Kuvendi zgjedhor i degës 8 dhe degës 2 të PD në Tiranë deklaroi se betejat nuk fitohen nga më të fortët, por nga më të vendosurit dhe sipas tij PD dhe demokratët janë më të vendosur se kurrë.
“Është beteja e një pakice që do të mbajë këtë gjendje. Që e do Shqipërinë kështu, në kontrollin politik të një grupi politik, me një grusht njerëzish që menaxhojnë pasuritë dhe pushtetin ekonomik. Dhe me riciklimin e një grushti fytyrash që kanë dekada që okupojnë median shqiptare. Synimi është i qartë: pasuritë e këtij vendi, paratë e shqiptarëve, fatet e këtij vendi ti kontrollojnë një pakicë absolute. Kjo është autokracia, sundimi i njerëzve që e kanë marrë pushtetin dhe e mbajnë për veten e tyre dhe për njër grusht klientësh të tyre”, tha Basha.
“Pd është këtu falë jush si ëndërr si aspiratë si objektiv europianist i të gjithë shqiptarëve. Por rruga që kemi përpara nuk ështe e lehtë por e përpjetë. Në këtë rrugë oligarkia politike ka grumbulluar të gjithë arsenalin e vetë. Janë sulur duke i trajtuar njerëzit si dele. Ne nuk jemi si ata, ne nuk ndajmë me ta vlerat tona. Ata nuk kanë lidhje me vlerat tona, për ta pushteti me çdo kusht, pasurimi me çdo kusht... Për ne dhembshuria ndaj fateve të bashkëqytetarëve tanë. Të kuptimit të halleve të tyre. Përgjegjësia për tu dhënë zgjidhje këtyre halleve.
Betejat nuk fitohen nga më të fortit por nga më të vendosurit. PD ka treguar vendosmëri për të mos u përkulur para ortekut që shpesh shkaktoi dhe psikoza masive. Ortekut të baltës të ziftit të sulmit. Pd ka kuptim vetëm si një parti perëndimore euroatlantike pro perëndimore pro europiane”, shtoi ai.
nuk behet mazhoritar me particka, klane dhe lufte brenda llojit ne te dy grupimet tashme eshte fakt, as vota e diaspores apo emigranteve sic po tentohe
Përgjigjusinqerisht une kete federaten e pederasteve nuk e kuptoj xfare eshte mos ndoshta nje model i listave te hapura o Lul ndoshta do duhet nje prim ne proporcinal rajonal per ti dhene te njejten peshe vleres se votes ku nuk eshte e mundur per shkaqe demografike dhe territoriale
Çudi, te reforma e kaluar dergove Bykykbashin qe te kerkonte lista te mbyllura edhe e masakruat Vajzen e Azem Hakdarit. Gjej o rob nje kauze qe beson edhe ti vete, se na ke lene me vete ne stand-by
Përgjigjusfide Bashes...a e do votimin mazhoritar balle per balle? Apo llogje listash ku futesh ne parlament nga penxherja
Përgjigju