Kryetari i Bashkisë së Tiranës, njëkohësisht dhe lideri i opozitës Lulzim Basha, ka zhvilluar homazhet e tij drejtuar Sali Kelmendit, kreut të parë të bashkisë së kryeqytetit.
Sali Kelmendi u nda nga jeta më 7 shkurt, në moshën 70 vjecare. Homazhet janë zhvilluar në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar. Kelmendi ka qenë njëri ndër pjesëmarrësit në themelimin e PD-së dhe në vitin 1992 emërohet kryetar i Bashkisë së Tiranës.
Gjatë viteve të para të qeverisjes së qytetit nga Sali Kelmendi u realizua privatizimi i banesave, ndërrmarrjeve shtetërore, zhvillimi i ekonomisë kapitaliste në kryeqytet, zhvillimi i industrisë së ndërtimit, strehimi i të pastrehëve si dhe i të përndjekurve politikë, restaurimi i një sërë veprash publike etj.
Gjatë periudhës kur Sali Kelmendi ka drejtuar Bashkinë e Tiranës Partia Demokratike ka fituar 5 zgjedhje rresht në këtë qytet përkatësisht zgjedhjet e 22 marsit 1992, zgjedhjet lokale të korrikut 1992, referendumin për Kushtetutën në vitin 1994, zgjedhjet e 26 Majit 1996, zgjedhjet lokale në tetor 1996. Në këtë mënyrë ai është i vetmi që i ka sjellë fitoren kësaj partie në këtë qytet. Pas largimit të tij, Bashkia e Tiranës u fitua nga Partia Socialiste.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO