SHKODER - Përpara banorëve të komunës Rrethina në Shkodër është bërë prezantimi i programit të Ridvan Gurit, kandidatit të Partisë Demokratike në zgjedhjet e pjesshme të 1 shtatorit për postin e kryekomunarit.
Në mbështetje të Gurit, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u ka kërkuar banorëve që të marrin pjesë në votime me datën 1 shtator, ndërsa ka theksuar se asnjë banor nuk duhet të bjerë pre e shantazheve apo presioneve të mundshme që bëhen nga kundërshtari politik.
Komuna Rrethina do t'i nënshtrohet zgjedhjeve të pjesshme me 1 shtator, ku përballë njëri- tjetrin kandidojnë Luan Harusha për Partinë Socialiste dhe Ridvan Guri për Partinë Demokratike.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com