Basha sërish “sëpatë” parkut të
Tiranës, priten ndërtime pallatesh

Basha sërish “sëpatë” parkut të<br />Tiranës, priten ndërtime pallatesh
TIRANE- Bashkia e Tiranës ka nisur punimet për zgjerimin e rrugës “Faik Konica” aktualisht një rrugë dytësore, që të nxjerr nga mbrapa stadiumit “Qemal Stafa” tek fakulteti Filologjik. Punimet do të zgjasin 10 muaj dhe do të kushtojnë 93 milionë lekë të reja.
 
Një vendim i bashkisë së Tiranës për nisjen e punimeve për ndërtimin e rrugës “Faik Konica” i hap rrugën prerjes së pemevë në parkun Kombëtar të Tiranës. Kjo rrugë, aktualisht është vetëm një rrugicë dytësore, e cila nis nga mbrapa stadiumit “Qemal Stafa” dhe të nxjerr te fakulteti Filologjik, me një gjerësi totale, më pak se tre metra. Por sipas projektit të bashkisë së Tiranës ajo parashikohet të bëhet një arterie kryesore për zonën, me një gjerësi rreth 7 metra, duke u bashkuar kështu me zgjerimin që po bëhet në rrugën e Elbasanit. Që do të thotë se për zgjerimin e saj bashkia e Tiranës do të futet patjetër në zonën e parkut kombëtar, ku do të marrë sërish sipërfaqe të gjelbërta dhe do të presë pemët për të realizuar projektin e saj.

Në krye të kësaj rruge është vendosur edhe tabela, në të cilën thuhet se kush do të jetë firma që do të bëjë punimet, fondin e dhënë nga buxheti i bashkisë për këtë rrugë, që është 93 milionë lekë, afti i punimeve 10 muaj, por në kundërshtim me ligjin, në këtë tabelë nuk jepet as vendimi i këshillit që e ka miratuar, as numri dhe as leja e ndërtimit, madje as projekti. Fakti është denoncuar nga deputeti Socialist, Erion Braçe, i cili shkon më tej dhe akuzon se zgjerimi i kësaj rruge do të shërbejë për dy sheshe ndërtimi, që kreybashkiaku Basha do t’i japë sipër dhe poshtë kësaj rruge të re. “Lulzim Basha dhe karteli i betonit ka identifikuar një shesh të mundshëm ndërtimi, poshtë dhe sipër rrugës në park.

Për këtë arsye duan te bëjnë këtë rrugë, mbi 7 metra të gjërë, tërësisht vrasëse për banorët e zonës për shkak se arrin cep me cep në dyert e pallateve të tyre. Pa folur për zhurmat e trafikut, pisllëkun, prerjen e pemëve dhe parkimin”, - shkruan deputeti socialist Erion Braçe, i cili thotë se 7 muaj më parë banorët me anë të një letre i kërkuan Bashës së mos e miratonte këtë projekt.
 
Shkrimi u publikua sot (27.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Kërkohet bileta e dytë e çerekfinaleve, titullarët e Gjermani - Danimarkë

Euro 2024/ Kërkohet bileta e dytë e çerekfinaleve, titullarët e Gjermani - Danimarkë