Basha:Shqiptarëve po u shtrëngohet
rripi çdo ditë, rriten çmimet e taksat

Basha:Shqiptarëve po u shtrëngohet<br />rripi çdo ditë, rriten çmimet e taksat
TIRANE- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka cilësuar të vështirë situatën ekonomike në vend, me taksa të rritura dhe varfëri. Duke komentuar situatën ekonomike në vend, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, Basha akuzon qeverinë se ka rritur taksat dhe çmimet, duke shkaktuar kështu papunësi dhe varfëri në vend.
 
“A jetojmë më mirë se një vit më parë? Sipas shqiptarëve po shtrëngohet rripi çdo ditë, sipas Ramës jemi ne valsin e lumturisë. Kudo ndjehet degradimi. E keqja ka mbërthyer vendin. Arroganca ka kaluar çdo kufi. Një vit rritje taksash, çmimesh dhe varfërie. Mbyllen bizneset dhe nuk hapet asnjë vend pune. Rriten tarifat e universiteteve dhe ulen kuotat. Rriten taksat por bien të ardhurat. Informaliteti me bekim qeveritar bekon klientët e pushtetit”, shkruan Basha.
 
Ndërsa ndalet tek aksioni i OSHEE dhe Policisë së Shtetit kundër vjedhjes së energjisë elektrike, Basha thotë se “hajdutët qeveritarë të energjisë emërohen drejtorë të OSHEE, ndërsa fukarenjtë e të papunët duhet të fikin dritat ose të shkojnë në burg”.
 
Duke u ndalur tek deklaratat e bëra nga kryeministri Rama gjatë mbledhjes së Këshillit Ekonomik Kombëtar, Basha tha se “punësimi konfirmohet si mashtrimi i radhës i Edi Ramës”.
 
“Sonte konfirmoi se nuk ka ndërmend të hapë asnjë vend të ri pune por ta shesë formalizimin si punësim. Sapunin për djathë i thonë kësaj. Pas legalizimit falas, shëndetësisë falas dhe uljes së çmimit të energjisë, punësimi konfirmohet si mashtrimi i radhës i Edi Ramës”, shkruan në “Facebook” kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Redaksia online
(e.s/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën