Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka marrë pjesë sot në kongresin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë dhe ka përshëndetur në emër të Partisë Demokratike sindikalistët si kontribuesit reale të demokracisë.

Basha duke folur para sindikalistët tha se "gjatë këtyre viteve është bërë shumë nga demokratët dhe historia e BSPSH është e lidhur me demokracinë".

"Këtu në Shqipëri si dhe në vende të tjera në zhvillim është e qartë se punësimi, mirëqenia, gjendja ekonomike, gjendja e të drejtave të punonjësve, jane te lidhura ngushtë me demokracinë dhe shtetin ligjore ne vend, jane te lidhura pazgjithmërisht me qeverisjen dhe mirëqeverisjen. Kjo është dhe lidhja e madhe që Partia Demokratike e Shqipërisë ka, ka patur e do të ketë me Bashkimin e Sindikatave të Pavrura të Shqipërisë. Ne jemi një parti e djathtë që besojmë te vlerat e lirisë, në vlerat e promovimit ekonomik, rritjes se mirëqenjes ekonomike, përmes iniciativës së lirë dhe një klime të favorshme për biznesin".
Ai tha se "shumëkush mund të të besoje se një parti e qendrës së djathtë ka pak të përbashketa me lidhjen sindikaliste, por nuk është kështu, pasi ne e dimë mirë se zhvillimet demokratike në Shqipëri do të ishin të pamundura pa instalimin në vend të demokracisë, pa instalimin në vend të shtetit ligjor".

Basha përmendi faktin e sindikalisteve në proçeset demokratike më 1991 dhe kontributin e tyre kundër regjimit komunist. "Vendi eci me hapa të shpejtë drejt rrugës së integrimit evriopian, duke perjetuar zhvillime gjatë 23 viteve. Partia Demokratike dhe sindikalistët kanë bashkëpunuar edhe pas 23 qershorit për një opozitë të fortë duke denoncuar problematikat e vendit", theksoi Basha, spas te cilit, situata në vend është e rëndë. /ATSH/