TIRANË, 11 Nëntor/ATSH- I. Vata/-Partia Demokratike ka ftuar sot studentët të prinë në protestat që ka ndërmarrë opozita për të shpëtuar vendin nga kolapsi dhe për të sjellë ndryshime.
Kështu është shprehur kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një takimi që ka organizuar sot në Qytetin Studenti, me studentët për të diskutuar rreth çështjes së buxhetit 2015 dhe paketës fiskale. Gjatë fjalës së tij Basha theksoi se ekonomia është në rënie të lirë dhe se anti-reformat qeveritare kanë goditur biznesin dhe xhepat e qytetarëve.
Basha pasi ka vlerësuar studentët dhe rolin e tyre dhe lëvizjen studentore të vitit 1990, tha se, "studentët kanë përgjegjësi të dorës së parë për këtë shoqëri, sipas të cilit kjo përgjegjëshmëri nuk është vetëm për problemet e studenteve, por për çdo problem madhor të vendit. Eshtë vendosur një standart i cili thotë, studentët vendosin, prinë dhe ia dalin për çeshtjet që përkushtohen të gjithë së bashku. Studentët janë shpëtimi, aty ku në lojë humbja është e të gjithëve".
Basha tha se, gjatë turit tim në rrethe kam konstatur se shqiptarët vuajnë më shumë sepse situate ekonomike është e rëndë.
"Njerëzit vuajnë se qeveria nuk i le të punojnë, u vërsul policinë, ju ngre taksat. Një vit më parë hyri në fuqi taksa progresive dhe goditi elitën në fuqi të vendit, sivjet po përgaditët të hyje në fuqi rritja e taksave për të ardhuarat që nuk kursen askënd nga 10-15%. Po mbytet iniciativa e lirë, po godidet shpirti sipërmarrës, po shkurajohen invesitorët potencialë vendas dhe të huaj" pohoi ai.
"Qeveria e ka humbur lidhjen me realitetin. Ekonomia është në gjendje të rënjes së lirë si kurrë më parë. Si opozitë kemi detyrimin të kuptojmë thellë dhe vërtetësisht këtë gjendje dhe të drejtojmë protestat dhe të kërkojmë me çdo mjet ndryshimin", u shpreh Basha.
/f.n/










