TIRANE-Kryetari i PD, Lulzim Basha vijon akuzat ndaj socialistëve. Në një postim në Facebook ai shprehet se Kryeprokurorja dhe Drejtuesja e Krimeve të Rënda fshehin përgjimet dhe provat që, sipas tij  'lidhin Vangjush Dakon dhe Damian Gjiknurin me bandat e krimit të organizuar në pazare korruptive “tendera dhe para në shkëmbim të votave” nga Dibra në Durrës dhe në Vlorë'. Sipas kryedemokratit, qeveria është e lidhur me krimin, ndërsa drejtësia është kapur nga qeveria. Për Bashën, pa zgjidhjen e këtyre sfidave, Shqipëria shkon drejt katastrofës totale.

Donika Prela dhe Arta Marku fshehin pergjimet dhe provat e prokurorise qe lidhin Vangjush Dakon dhe Damian Gjiknurin me bandat e krimit te organizuar ne pazare korruptive “tendera dhe para ne shkembim te votave” nga Dibra ne Durres dhe ne Vlore.

Dy vjet pas miratimit te Reformes ne Drejtesi duhet te kishim nje prokurori qe ndeshkon dhe nuk mbron politikanet e lidhur me krimin. Vangjush Dako duhej te ishte ne burg, bashke me Sajmir Tahirin, Elvis Roshin, Mark Frrokun, Qazim Sejdinin, Damian Gjiknurin me shoke.

Por ne vend te reformes, Edi Rama dhe Fatmir Xhafa e kapen drejtesine me ndihmen dhe heshtjen e disa bashkfajtoreve qe sot bejne shurdhmemecin. Drejtesia e kapur eshte sot garancia e vetme qe mban larg burgut banden ne pushtet. Kush nuk e kupton eshte idiot. Kush ben sikur nuk e kupton eshte bashkefajtor.

Qeveria e lidhur me krimin. Drejtesia e kapur nga qeveria. Ekonomia e kapur nga oligarket qe pastrojne parate e krimit dhe te korrupsionit qeveritar. Keto jane sfidat jetike, pa zgjidhjen e tyre Shqiperia shkon drejt katastrofes totale.

Lulzim Basha