Basha akuza Ramës nga Durrësi: S’i kërkoni dot llogari Dakos, s’duhet të ishte në bashki por në qeli

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një takim që zhvilloi me qytetarët e Durrësit, ka hedhur akuza të forta në drejtim të qeverisë Rama dhe të zgjedhurit të saj në Durrës, kryebashkiakut Vangjush Dako. Basha tha se Dako duhet të ishte në qeli.

“Është kjo arsyeja që nuk i kërkoni dot llogari Gjushit. Se në fakt Gjushi, nuk e ka lidhur me ju, e ka lidhur me bandat fatin e tij në politikë. E për këtë arsye në një vend normal, nuk duhej të ishte në Bashki, por duhej të ishte në qeli.”- u shpreh Basha.

Më tej, Basha u ndal edhe tek Reforma në Drejtësi që siç tha kryedemokrati është një reformë e shkatërruar përderisa sipas tij, mbrojti Tahirin Ahmetajn e Gjiknurin.

"Reforma në Drejtësi është shkatërruar pikërisht për të mbrojtur Vangjush Dakon. Siç mbron kjo drejtësi e kapur, Sajmir Tahirin. Siç mbron kjo drejtësinë e kapur, Arben Ahmetajn, Damian Gjiknurin, dosjet e të cilëve nuk janë gjë tjetër, veçse pastrim i parave të pista të krimit me bashkëpunimin e Edi Ramës dhe bandës së tij qeveritare.”- tha Basha. 

Basha u ndal edhe tek çështja e Teatrit dhe përsëriti apelin për mazhorancën qeverisëse që të tërhiqen nga ligji, pasi sipas tij, shembja e Teatrit është fundi i shtetit ligjor.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë