Basha 'surprizohet' nga simpatizantët e PD në Elbasan, s'i reziston tundimit ta hedhë 'live' në fb

Pas kthimit nga qyteti i Korçës, qytetarët i kanë bërë një "pritje suprizë" kryedemokratit Basha. Në qytetin e Elbasanit, simpatizantë të PD i kanë "bllokuar" rrugën Bashës teksa thërrisnin “Rama Ik”, “E duam Shqipërinë si Europa”, “Liri Demokraci”.

Ashtu sikuse përjetohen në ditët e sotme 'surprizat', as lideri demokrat nuk i ka shpëtuar tundimit për ta hedhur në video live në rrjetin social në Facebook.

"Të dashur miq, kjo që po ndodh aktualisht është një surprizë për mua. Jam rrugës në kthim për Tiranë, pas një pasdite në Qarkun e Korçës, në Korçë, në Devoll dhe pastaj në Pogradec, dhe kur po hyja në qytetin e Elbasanit, ku nuk kam takim, do kaloja përmes qytetit të Elbasanit për në Tiranë, e shikoni vetë se çfarë po ndodh (brohoritje të manifestuesve Mirë se na erdhe, fitore-fitore). Siç ju thashë, krejtësisht e papritur (brohoritje E duam Shqipërinë si e gjithë Evropa). E jashtëzakonshme! Është ora 21.20 dhe krejtësisht pa njoftim, kjo është atmosfera në Elbasan. Ajo që më bën përshtypje, është që edhe njerëzit që janë në trafik në anën tjetër, përshëndesin me gishtat lart. Ka një frymë ngjitëse optimizmi, besimi dhe shprese", shprehet Basha.

Ai ka ripërsëritur edhe një herë deklaratat e tij, se nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor me Edi Ramën kryeministër.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edi: 10/05/2019 16:22

    Meqe oshte ne Elbason cojeni per nje vizite mjekesore te psiqiatria Elbasonit

    Përgjigju
  • nildo: 09/05/2019 09:20

    nje gje me ben pershtypje me kete ish kreun e opozites kur pretendos se eshte nje qytetar i thjesht dhe dogji mandatin si ka mundsi qe leviz me makin me fenelina ndezur si eskort

    Përgjigju
  • Ben Toronci: 09/05/2019 08:48

    Ca eshte ky karabush?

    Përgjigju
  • BUBLESHI TA NGJESHI: 09/05/2019 08:10

    O njeriu që qesh po kaq idjot je që flytyron me presh në byth. Po kur këta sipantizantët e tu kok pa lar kur jan kaq shum futu direkt në zgjedhje e shikoje sa të vlen lëkura jote zgjebarake o lyl halabak.

    Përgjigju
  • emigranti: 09/05/2019 02:04

    Po pate kaq shume mbeshtetes sa pretendon futu ne zgjedhjet lokale..Je kthyer nga i semure psiqik ne njeri qe po rrezikon seriozisht rrugen e shqiperise per ne Europe

    Përgjigju
  • xreport: 08/05/2019 22:42

    hahahahah o legen e bo vet per show hahahaha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Festat e fundvitit, turistët e huaj zgjedhin Vlorën për të kaluar pushimet: Është një vend i bukur

Festat e fundvitit, turistët e huaj zgjedhin Vlorën për të kaluar pushimet: Është një vend i bukur