Basha takim me biznesin e vogël në Kavajë: Ngrihuni, ju mbështesim kudo!

Kreu demokrat, Lulzim Basha, ishte sot në një takim me biznesin e vogël në Kavajë. Krydemokrati deklaroi se do t’i jepet fund padrejtësisë dhe grabitjes që qeveria po i bën biznesit të vogël me vendosjen e TVSH.

Sipas tij, kryeministri Edi Rama po kërkon t’iu ulë kokën shqiptarëve dhe biznesit të vogël, për t’iu marrë shpirtin. Ai iu premtoi fermerëve të Kavajës se opozita do të jetë krah tyre kudo që të ngrihen.

"T’i japim fund padrejtësisë, t’i japim fund grabitjes. Grabitja që po bëhet me TVSH-në bëhet për t’iu ulur kokën njerëzve. Nuk ka nevojë Edi Rama për 15 milionë dollarë më shumë që të nxjerrë dhjamë nga pleshti, me TVSH-në nuk ka nevojë, por e bën për t’i ulur kokën biznesin e vogël, për t’i marrë shpirtin që të mos kujtohet të ngrejë kokën, të mos kujtohet të rezistojnë. 15 milionë dollarë, ai vetëm Ben Ahmetaj i jep 25 milionë dollarë nga lekët tona për të ndërtuar inceneratorët privatë që do të djegin plehrat e Italisë.

Vetëm Vilma Nushit i jep 10 milionë dollarë në vit. Vetëm për perde dhe kolltukë do të harxhojë 18.5 milionë dollarë në vit, për lukse. Pra, nuk ka nevojë për këto lekë, por e bën sepse e ka mësim nga etërit e tij politikë; sa më shumë t’ia ulësh kokën popullit aq më lehtë e sundon. Kam ardhur t’ju bëj një pyetje: Do të pranoni ta ulni kokën?

Jo, jo, jo!- përgjigjen fermerët. Jam i bindur që Kavaja nuk e ul më kokën. Ky është momenti që të çohemi të gjithë nga Shkodra dhe Kukësi, nga Kavaja dhe Vlora e ta refuzojmë përmes bashkimit qytetar, përmes akteve individuale dhe të bashkuara këtë protestë kundër padrejtësisë ta refuzojmë dhe ta zmbrapsim këtë të keqe.

Ne nuk kemi asnjë detyrë të rëndësishme si demokratë, si Parti Demokratike, unë si kryetar i saj sesa të jemi në krahun tuaj. Ndaj dua ta mbyll me këtë zotim: Jemi, do të jemi në krahun tuaj kudo që të ngriheni, mos kini frikë! Ngrihuni, Partia Demokratike, demokratët do të jenë në krahun tuaj. Do të jemi në krahun tuaj derisa ta fitojmë këtë betejë"

Lulzim Basha, kryetar i PD

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Naimi: 20/04/2018 09:08

    Kjo perkthehet ngrihuni ju qe te shpetoj une nga burgu per vjedhjet qe kam bere ne Rrugen e Kombit per duart e lyera me gjakun e 4 protestuesve ne 21 janar 2011

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 13/04/2018 16:42

    Bashes i krruhet b**... ndaj ka shkuar ne Kavaje. Atje gjen derman.

    Përgjigju
  • Kok: 13/04/2018 15:10

    Ske zgjidhje tjeter shoku

    Përgjigju
  • Kaskanini: 13/04/2018 15:09

    O pordhac basha pse i genjen njerzit Pse nuk ja shpjego menyren si do veprojsh ti me taksat po i shtyn ne rruge te gabuar turp per nje lider partie te ndjek kte rruge antikombetare o vrases o hajdut o mashtrus

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër