Basha takim me strukturat dhe kandidatët e Degës 2 në Tiranë: Fokus te pronat, të përndjekurit dhe familja

Basha takim me strukturat dhe kandidatët e Degës 2 në Tiranë: Fokus te pronat, të përndjekurit dhe familja

Lulzim Basha

Lulzim Basha, drejtues i Koalicionit Euroatlantik, zhvilloi një takim me strukturat e Degës 2 në Tiranë, ku prezantoi disa nga pikat kyçe të programit për zgjedhjet e 11 majit. Basha theksoi rëndësinë e një alternative që promovon ndryshimin e vërtetë, me fokus në vlerat njerëzore dhe angazhimin qytetar.

Basha u ndal te tri çështje kyçe, çështja e pronës, dëmshpërblimi i të përndjekurve politikë dhe mbështetja për familjen shqiptare. Basha propozoi një paketë mbështetjeje për familjet, përfshirë ndihma financiare për fëmijët dhe çifte të reja, si dhe rritje të pensioneve. Për çështjen e pronës, ai prezantoi një reformë që do të sigurojë kthimin e pronave dhe kompensimin e pronarëve për pronat e humbura.

Basha e cilësoi çështjen e të përndjekurve politikë si një padrejtësi historike, duke propozuar dëmshpërblim të plotë dhe një status të veçantë për ta. Ai theksoi se këto reforma janë jetike për forcimin e demokracisë dhe integrimin e Shqipërisë në BE.

H.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 20 Mars, 10:18

    Nisin kualifikueset e Botërorit, si del Angli-Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

‘Tradhtarë, mosmirënjohës’ / Rama nga Njësia 2 tregon të pathënat kur kandidoi për herë të parë në parti: Mora vetëm 40 vota, dy vite isha ‘black out’

‘Tradhtarë, mosmirënjohës’ / Rama nga Njësia 2 tregon të pathënat kur kandidoi për herë të parë në parti: Mora vetëm 40 vota, dy vite isha ‘black out’