Basha takime në Përmet, Gjirokastër dhe Tepelenë: 25 prilli masakër zgjedhore! Kjo betejë kërkon një lidership të sprovuar, do luftojmë deri në fitore (VIDEO)

Kryetari aktual i Partisë Demokratike, dhe njëkohësisht kandidati për kryetar i PD-së ka zhvilluar një takim me demokratët në Gjirokastër, Përmet dhe në Tepelenë.

Nga Gjirokastra kreu i PD-së tha se 25 prilli ishte një masakër zgjedhore dhe se ai është i gatshëm që betejën ta vazhdojnë deri në fitore. Basha u kërkoi demokratëve që të jenë bashkë me të pasi kjo betejë kërkon një lidership të sprovuar dhe të vendosur

‘Zemra po dhemb, dhe unë ndjej zemërim për padrejtësinë e 25 prillit dhe produkti pa produkt por zemra ka dhe forcë , ka dhe një motorr, për ta kthyer atë zemëratë, në një energji dobitëse për të vazhduar betejën deri në fund. Dhe unë kam ardhur këtu sot t’ju kërkoj që të dalim jo vtëm gtë bashkuar por edhe të vendosur  për vazhdimin e kësaj beteje. Sikundnder ju kërkoj që të jeni bashkë me mua në vazhdimin e kësaj beteje e cila kërkon lidership të sprovuar dhe të vendosur. Kjo sigurisht është në dorën tuaj, por jam  i bindur që betejat që kemi nisur do t’i çojmë dri në fund jo për veten tonë, as për karriget tona, por për të gjithë ata qytetarë të Gjirokastrës e të  mbarë Shqipërisë.’- tha Basha.

Po ashtu kreu i PD-së ka zhvilluar takime edhe në Përmet dhe në Tepelenë, ku nënvizoi se ka ofruar një program, vizion si dhe qëndresë. Basha tha më tej se për të objektivi kryesor është t’ia kthejmë Shqipërinë shqiptarëve duke duke sjellë një demokraci funksionale

‘Ne ofruam program, ne ofruam vizion, por ne ofruam po kështu qëndresë. Dhe ishte falë kësaj qëndrese që jemi sot këtu më të mëdhenj seç ishim, më të fortë seç ishim, ndonëse me revoltë dhe zemërim në zemrat tona për tjetërsimin e vullnetit dhe masakrën zgjedhore të 25 prillit. Është falë kësaj qëndrese dhe vetëm falë qëndresës tuaj plot sakrifica deri në vetëmohim të shumë djemve, e burrave e zonjave në këtë fushatë, se përndryshe edhe ky rezultat do të ishte një mrekulli e pamendueshme përballë asaj që kishim,  një makinerie të paparë manipulimi, dhune dhe shitblerje të votës. Por tani ndodhemi në një fazë e cila disktohet nga statuti, është vendosur nga institucionet e Partisë dhe padiskutim as nuk mund ti mbivendoset dhe as do të zëvendësojê analizën e plotë të asaj që ka ndodhur në raport me zgjedhjet e 25 prillit. Përkundrazi dje dhe gjatë ditës së sotme ka përfunduar raporti i plotë dhe po përkthehet për tu dërguar kudo si hapi i parë për të avancuar më tej në këtë betejë. Për mua objektivi kryesor nuk ka ndryshuar. Tërësia e betejave i pari. Nga fillimi e deri me 25 prill ka pasur një dhe vetëm një objektiv, t'ia kthejmë Shqipërinë shqiptarëve duke duke sjellë një demokraci funksionale, me insituticione funksionale dhe me një qeveri që u shërben atyre. Pra, beteja ka nisur për demokracine, jo thjesht për fitoren e një palë zgjedhjeve dhe padiskutim do të vazhdojë për demokraci dhe bashkë me të do të komfirmojë atë që 25 prilli padrejtësisht e vodhi.’- tha Basha.

 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja