Basha takohet me ministren austriake: Detyra jonë, të luftojmë për të sjellë ndryshim dhe demokraci në Shqipëri (VIDEO)

Kryetari i PD Lulzim Basha u takua sot me ministren austriake të BE dhe Kushtetutës, Karoline Edstadler të cilën e falenderoi  për ndihmën që Austria i ka dhënë dhe i jep Shqipërisë në procesin e integrimit në BE.  Gjatë takimit Basha i ka shprehur ministres austriake shqetësimin në manipulimin e votës më 25 prill, duke u shprehur se PD po mbledh provat për ta faktuar këtë gjë që të ndiqet më pas nga organet hetuese kompetente.

Sipas Bashës shkelja më e rëndë e 25 prillit ishte bashkëpunimi i qeveria me persona që janë nën hetim për bashkëpunim me krimin e organizuar dhe personave në listën e zezë të SHBA apo dhe tek familjarë të personave që u nxorën jashtë nga ligji i dekriminalizimit . Gjatë takimit kryedemokrati njohu ministren austriake dhe me faktin që PD dhe kandidatët e saj kanë depozituar në SPAK dhe në prokuroritë e rretheve rreth 180 kallëzime për të cilat deri më sot nuk ka patur asnjë reagim.

"Manipulimet masive që i janë bërë procesit zgjedhor, përmes shitblerjes së votës, përdorimit  të personave me precedentë kriminal, përdorimit të paligjshëm të administratës, vjedhjes dhe përdorimit kriminal të të dhënave personale të shtetasve nga PS, përdorimit të paligjshëm, masiv dhe sistematik të parave të buxhetit të shtetit për tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve, punësime masive te paligjshme me kontrata të përkohshme në sektorin publik si dhe përdorimin e legalizimeve për vota- ishin disa prej krimeve zgjedhore që çuan në tjetërsimin e vullnetit të shqiptarëve", tha Basha.

Ne fund të bisedës me ministren austriake të BE dhe Kushtetutës, Karoline Edstadler,  Basha  tha se është i vendosur  që PD të vazhdojë betejën që sipas tij do të kthejë demokracinë në Shqipëri.


Lajmi kryesor:

Ministrja për BE-në e Austrisë: Përgëzime për 25 prillin, vijoni reformat për integrimin! Xhaçka: Anëtarësisimi të përshpejtohet! Mazi: Jemi para vendimeve të rëndësishme të Unionit


I.K./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    BE heq kufizimet dhe pak raste ditore, a mendoni se mbaroi pandemia në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

John

Rama poston thënien e Mit'hat Frashërit: Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë