Ministrja për BE-në e Austrisë: Përgëzime për 25 prillin, vijoni reformat për integrimin! Xhaçka: Anëtarësisimi të përshpejtohet! Mazi: Jemi para vendimeve të rëndësishme të Unionit

Ministrja për Bashkimin Evropian dhe Kushtetutë të Republikës së Austrisë, Karoline Edtstadler gjatë vizitës së saj në vendin tonë përgëzoi zgjedhjet e mbajtura në 25 prill.

Gjatë konferencës me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe kryenegociatorin e Shqipërisë në Bruksel për integrimin Zef Mazi, Edtstadler theksoi se Shqipëria ka punuar në rrugën drejt Bashkimit Europian, por ka ende shumë për të bërë ndaj kërkoi të vijohet me reformat. Ndërsa tha se beson në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve, Edstadler deklaroi se Austria po përpiqet për pasaportën e gjelbër për Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor. "Po përpiqemi për pasaportën e gjelbër, që të mundësohet lëvizja e lirë", tha ajo.

Kurse Mazi tha se po punohet nga Shqipëria dhe vendet e BE-së që të mbyllet sa më mirë brenda 6 muajsh konferenca e parë ndërqeveritare, duke shporehur vendosmërinë e vendit tonë për të vijuar rrugën drejt Bashkimit Europian.

Edhe ministrja Xhaçka tha se anëtarësisimi i vendeve të ballkanit në BE duhet të përshpejtohet. Duke vlerësuar asistencën që Austria i ka dhënë Shqipërisë për të përballuar tërmetin dhe pandeminë COVID-19, ajo kërkoi të lehtësohen pengesat për rajonin dhe që BE të vlerësojë arritjet tona.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:27
Basha takohet me ministren austriake: Detyra jonë, të luftojmë për të sjellë ndryshim dhe demokraci në Shqipëri (VIDEO)

Kryetari i PD Lulzim Basha u takua sot me ministren austriake të BE dhe Kushtetutës, Karoline Edstadler të cilën e falenderoi  për ndihmën që Austria i ka dhënë dhe i jep Shqipërisë në procesin e integrimit në BE.  Gjatë takimit Basha i ka shprehur ministres austriake shqetësimin në manipulimin e votës më 25 prill, duke u shprehur se PD po mbledh provat për ta faktuar këtë gjë që të ndiqet më pas nga organet hetuese kompetente.

Sipas Bashës shkelja më e rëndë e 25 prillit ishte bashkëpunimi i qeveria me persona që janë nën hetim për bashkëpunim me krimin e organizuar dhe personave në listën e zezë të SHBA apo dhe tek familjarë të personave që u nxorën jashtë nga ligji i dekriminalizimit . Gjatë takimit kryedemokrati njohu ministren austriake dhe me faktin që PD dhe kandidatët e saj kanë depozituar në SPAK dhe në prokuroritë e rretheve rreth 180 kallëzime për të cilat deri më sot nuk ka patur asnjë reagim.

"Manipulimet masive që i janë bërë procesit zgjedhor, përmes shitblerjes së votës, përdorimit  të personave me precedentë kriminal, përdorimit të paligjshëm të administratës, vjedhjes dhe përdorimit kriminal të të dhënave personale të shtetasve nga PS, përdorimit të paligjshëm, masiv dhe sistematik të parave të buxhetit të shtetit për tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve, punësime masive te paligjshme me kontrata të përkohshme në sektorin publik si dhe përdorimin e legalizimeve për vota- ishin disa prej krimeve zgjedhore që çuan në tjetërsimin e vullnetit të shqiptarëve", tha Basha.

Ne fund të bisedës me ministren austriake të BE dhe Kushtetutës, Karoline Edstadler,  Basha  tha se është i vendosur  që PD të vazhdojë betejën që sipas tij do të kthejë demokracinë në Shqipëri.

Ora 13:27
Meta takim me ministren austriake: Mirënjohje për mbështetjen tuaj në procesin e integrimit evropian, sfida jonë zbatimi i Kritereve të Kopenhagës

Presidenti Ilir Meta është takuar me Ministren Federale për Çështjet e BE dhe Kushtetutën të Republikës së Austrisë, Karoline Edtstadler.

Përmes një publikimi në rrjetin e tij social Facebook, Meta shkruan se vlerëson miqësinë e hershme mes dy vendeve dhe mbështetjen e pakursyer të Austrisë, sinë marrëdhëniet dypalëshe ashtu edhe ndaj procesit të integrimit evropian.

Gjatë takimit, presidenti theksoi se sfida më e madhe në këtë proces është zbatimi i Kritereve të Kopenhagës. Sipas Metës shprehet se ato janë kyç jo vetëm për përparimin e Shqipërisë me negociatat e anëtarësimit, por veçanërisht për të motivuar të rinjtë, që të ndërtojnë të ardhmen e tyre evropiane në vendin tonë.

Ora 11:38
Zef Mazi: Po punohet të mbyllet brenda 6 muajsh konferenca ndërqeveritare! Ministrja austriake: Vazhdoni me reformat, do përpiqemi të mos bllokohet procesi

 

Kryenegociatori i Shqipërisë në BE, Zef Mazi, ministrja e Shtetit për Parlamentin Elisa Spiropali dhe ministrja për Bashkimin Europian dhe Kushtetutën, Karoline Edstadler kanë mbajtur një konferencë të përbashkët.

Kryenegociatori i Shqipërisë Zef Mazi tha se po punohet nga Shqipëria dhe vendet e BE-së që të mbyllet sa më mirë brenda 6 muajsh konferenca e parë ndërqeveritare. Në fjalën e tij Mazi tha se Shqipëria ka shprehur vendosmëri për të vijuar rrugën drejt Bashkimit Europian.

“Jemi para vendimeve shumë të rëndësishme të unionit, ku ndër të tjera është edhe konferenca e parë Ndërqeveritare. Po punohet nga Shqipëria dhe vendet e BE-së që të mbyllet sa më mirë brenda 6 muajsh. Me ministren diskutuam edhe për reformën në drejtësi”, tha Mazi.

Edstadler ka thënë se Austria do të mbështesë integrimiin e vendeve të Ballkanit Perëndimor por këtu shtoi se Shqipëria duhet që të vazhdojë reformat që ka nisur.

“Është kënaqësi që jam në Shqipëri dhe të shoh vullnetin e vendit për të ecur me reforma, që të hedhe hapa të rëndësishme drejt BE-së. Austria e ka përparësi që të mbështesë procesin e integrimit për Ballkanin Perëndimor. Është e nevojshme që ju të vazhdoni reformat tuaja. Ka shumë për të bërë. Ne do bëjmë maksimumin që të bindim miqtë tanë edhe në BE, që të mos bllokojnë procesin integrues për Shqipërinë”, tha ajo.

Ora 10:15
Ministrja e Austrisë për BE: Përgëzime për zgjedhjet e 25 prillit, keni bërë punë për integrimin

Ministrja për Bashkimin Evropian dhe Kushtetutë të Republikës së Austrisë, Karoline Edtstadler është shprehur se për aq koha sa vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë të integruara, BE nuk është e plotë, teksa ka vlerësuar zgjedhjet e 25 prillit.

"Urime për zgjedhjet e 25 prillit. Jemi angazhuar dhe Austria po mbështet 5 projekte në shtetin e së drejtës. Shteti i së drejtës janë vlera thelbësore të Unionit tonë dhe për aq koha sa vendet e Ballkanit nuk janë pjesë e BE, ky projekt nuk është i plotë. Ju jeni të rrethuar nga anëtarë të BE dhe meritoni perspektivën atje dhe ne po luftojmë për këtë. Nga dita e parë kam avokatuar për nisjen e kësaj konference dhe kjo ka qenë para pandemisë, që atëherë kam menduar që duhet të përfshihen këto vende në këtë konferencë se po flasim për të ardhmen e BE, Shqipëria dhe Ballkani duhet të përfshihet të dielën, në 9 maj për ditën e Europën dhe të jetë kjo një ogur i mirë", tha Edtstadler.

Ora 10:06
Xhaçka: Anëtarësisimi i vendeve të ballkanit në BE duhet të përshpejtohet! Pandemia na mësoi se askush s’mund ta kalojë këtë sfidë i vetëm

 

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka gjatë konferencës për shtyp me ministren për Bashkimin Evropian dhe Kushtetutë të Republikës së Austrisë, Karoline Edtstadler ka deklaruar se anëtarësisimi i vendeve të ballkanit në BE duhet të përshpejtohet. Duke e falenderuar për ndihmën që ka dhënë Austria, Xhaçka tha se pandemia na mësoi se askush nuk mund ta kalojë vetëm këtë sfidë.

“Pandemia na mësoi se askush smund ta kalojë këtë sfidë i vetëm. Prandaj ka marrë përsipër koordinimin e shpërndarjes së vaksinave si një tjetër konfirmimim i angazhimit austriak në rajon. Vizita e ministers përkon edhe me një moment të rëndësishë m për ecurinë e integrimit. Austria e kupton mirë rajonin tonë e di dhe e kupton mirë se sa e madhe është nevoja për një qasje strategjike. Anëtarësisimi në Be duhet të përshpejtohet. Shqipëria dha rezultate të prekshme. Vitin e kaluar patëm një bashkëpunim mjaft të mirë në kuadër të kryesisë shqiptare të OSBE. Ky bashkëpunim është tipar kryesor i marrëdhënies tonë shumëpalëshe. Vlerësojmë”, tha Xhaçka.

Në fjalën e saj Xhaçka tha se Shqipëria vijoi angazhimin e saj drejt rrugës së BE-së pavarësisht kushteve të vështira të krijuara nga pandemia e Covid-19.

“Shqipëria po ndjek nga afër diskutimet që po zhvillohen në BE mbi lehtësimin e kufizimeve në lëvizjen drejt vendeve të unionit dhe mbi krijimin e një certifikate turizmi. Në kushtet aktuale qoftë për arsye turizmi apo familjare e pune mobiliteti i njerëzve midis Ballkani perëndimor dhe Bashkimi Europian është shumë i rëndësishëm, ndaj solla në vëmendje nevojës që të lehtësohen sa më shumë pengesat për rajonin tonë që është pjesë e Europës dhe integruar gjithnjë edhe më ngushtë në tregun e brendshme të BE-së si pjesë e përgatitjes për integrim”, tha Xhaçka.

/I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Asma po vdes', 'The Telegraph': Gruas së Bashar al-Assad i është rikthyer leuçemia, mjekët në Moskë i kanë thënë pak shance për tu shëruar

'Asma po vdes', 'The Telegraph': Gruas së Bashar al-Assad i është rikthyer leuçemia, mjekët në Moskë i kanë thënë pak shance për tu shëruar