Basha takon ambasadorin e Austrisë: Mbështetës të Shqipërinë përballë sfidës së integrimit

Basha takon ambasadorin e Austrisë: Mbështetës të Shqipërinë përballë sfidës së integrimit

Kreu i PD, Lulzim Basha gjatë takimit me ambasadorin e Austrisë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Austrisë, Christian Steiner. Me një postim në Twitter, Basha shkruan se miqësia mes Shqipërisë dhe Austrisë ka qenë një 'aset i çmuar' në rrugëtimin e vendit tonë në arenën ndërkombëtare. Po ashtu Basha thekson se Austria nuk po ja kursen ndihmën vendit tonë as tani që ndodhet përballë sfidës së integrimit.

"Kënaqësi të prisja ambasadorin e Austrisë, Dr.Christian Steiner! Miqësia historike midis dy vendeve tona ka qenë një aset i çmuar në rrugëtimin e Shipërisë në arenën ndërkombëtare, prej ditëve të para të shtetit tonë. Mbështetja e Austrisë nuk mungon edhe sot, kur vendi ynë ndodhet përballë sfidës së integrimit. Ndaj i shpreha mirënjohjen tonë Dr. Steiner, për ndihmën e palëkundur në rrugëtimin europian të Shqipërisë dhe në ndërtimin e një të ardhmeje më te mirë për qytetarët shqiptarë", shkruan Basha në Twitter.

Austria është një ndër vendet që ka shprehur hapur mbështetjen e saj për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë