Basha takon Martin Vickers në Parlamentin Britanik: Diskutuam për përpjekjet e SPAK-ut në luftën kundër korrupsionit! Sfidë, ndarja e politikës nga krimi

Basha takon Martin Vickers në Parlamentin Britanik: Diskutuam për përpjekjet e SPAK-ut në luftën kundër korrupsionit! Sfidë, ndarja e politikës nga krimi

Martin Vickers dhe Lulzim Basha

Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, u takua në Parlamentin Britanik me kryetarin e grupit parlamentar gjithëpartiak për Shqipërinë dhe Kosovën, si dhe deputetin e Partisë Konservatore, Martin Vickers.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se në takim u diskutua për përpjekjet e SPAK-ut në luftën kundër korrupsionit dhe rëndësinë e vetting-ut të politikanëve për të eliminuar lidhjet me krimin.

“Kënaqësi të takoja sot në Parlamentin Britanik kryetarin e grupit parlamentar gjithë partiak për Shqipërinë dhe Kosovën dhe deputetin e Partisë Konservatore, Martin Vickers. Diskutuam për situatën në Shqipëri dhe përpjekjet e SPAK-ut në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Dhënia fund e pandëshkueshmërisë dhe ndarja e politikës nga krimi janë sfidat me të cilat përballet Shqipëria. Rasti i fundit i arrestimit të deputetit të Edi Ramës tregoi se si krimi i ka siguruar pushtetin Ramës. E informova mbi propozimin tonë të depozituar tashmë në parlament për vetting-un e politikanëve, një nismë që synon të largojë nga politika politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin”, shkruan ai. 

Ai theksoi gjithashtu nevojën për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe heqjen e pengesave nga disa vende anëtare, duke kërkuar një rol aktiv të Britanisë për sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

“Një tjetër çështje për diskutim ka qenë edhe situata e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, dhe veçanërisht në Kosovë, ku Britania e Madhe ka një rol të rëndësishëm në garantimin e sigurisë përballë një agresioni të vazhdueshëm nga aktorë të ndryshëm që mbështeten nga Beogradi. Theksova domosdoshmërinë që Kosova të nisë sa më parë procesin e anëtarësimit në NATO dhe, në funksion të paqes së qëndrueshme në rajon, hapjen e këtij procesi përmes heqjes së pengesave nga 4 vendet anëtare që akoma nuk e kanë formalizuar njohjen e saj", shkruan ai. 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë