Basha: Të alokohen 5 mld lekë ndihmë ushtarake për Kosovën, të hënën depozitojmë amendamentin në Kuvend

 

Kreu i PD, Lulzim Basha thotë se të hënën do të dorëzojnë një amendament për buxhetin e shtetit, ku do të kërkojnë 5 mld lekë të reja ndihmë ushtarake për Kosovën.

“Armatosja dhe përgatitja e Serbisë për një konjekturë të volitshme politike revansh në ballkan e në veçanti në Kosovë.  Natyrisht Kosova dhe partnerët e saj i kanë bërë të qarta qëndrimet e tyre jo  vetëm me fjalë por edhe me mesazhe.

Ndërkohë në Tiranë nuk dëgjohet gjë tjetër përveç kukuvajkave nga mëngjesi deri në darkë, asgjë për interesin dhe sigurinë kombëtare. Asgjë për interesin kombëtar. Duan ta mbajnë debatin me porta të vogla për interes të këtij që është në pushtet. Kjo është simptomë e një klase të shkëputur nga interesi kombëtar. Duan ta mbajnë të mbërthyer debatin për interesa persona të këtij që është në pushtet, që bën teatrin për zhvillimet pseudopolitike, e kam fjalën për zhvillimet që s’kanë lidhje me sigurinë e Kosovës.

Javën tjetër PD, amendament për buxhetin e shtetit dhe do kërkojë rialokim të rreth 5 mld lekë të reja ndihmë ushtarake për Kosovën. Presim që të paktën për këtë interes social, të sigurisë tonë kombëtare, sigurisë së Kosovës dhe qëndrimit në krah me mjete modeste, pres që kjo të mos bie në nivelin e debatit politik ku e kanë futur protagonistët e teatrit të përditshëm. Që kjo të mos mbetet në kuadër të propozimeve, do marrë formë ligjore. Ekspertët ekonomikë të PD, kanë hartuar një amendament të plotë në përputhje me buxhetin e 2024.

Ky amendament që do depozitohet të hënën do kërkojë alokimin e 5 mld lekë të reja si ndihëm ushtarake për Kosovën. Se kam fjalën për pajisje të vjetra të FA, kam parasysh financa në dispozicion të autoriteteve të Kosovës”, tha Basha.


Lajmi kryesor:

Rithemelimi bllokoi komisionin e 'Zgjedhores', Basha: Komplot me PS-në, s'e duan reformën! Rama po përgatit komision për të kontrolluar SPAK


SI.E./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Raporti për klimën i Bankës Botërore: Diversifikimi dhe potenciali i erës do të bënin TEC Vlorën jo ekonomik përtej 2030

Raporti për klimën i Bankës Botërore: Diversifikimi dhe potenciali i erës do të bënin TEC Vlorën jo ekonomik përtej 2030