Rithemelimi bllokoi komisionin e 'Zgjedhores', Basha: Komplot me PS-në, s'e duan reformën! Rama po përgatit komision për të kontrolluar SPAK

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi në një konferencë për mediet se shfaqja e sotme në Komisionin e Reformës Zgjedhore është tërësisht për të hequr vëmendjen nga çështjet thelbësore për shqiptarët.

Ai tha se i sheh si një komplot të përbashkët të mazhorancës me Rithemelimin dhe deputetët e Bardhit përplasjet në Komisionin e Reformës Zgjedhore, i cili dështoi këtë të premte në mbledhjen e parë pas gati 2 vitesh.

“Teatri i reformës zgjedhore, me regji të Edi Ramës. Ka një komplot, duke nisur nga Rama dhe PS dhe të tjerë që bëjnë sikur shahen ditën e bëjnë pazare ditën, që të mos e lejojnë listën e hapur. Zgjedhjet bëhen në pranverë 2025, ndaj duhet që të vendosen sot rregulla loje për barazinë e votës. Diskutohet për gjithçka përveç kësaj çështje. Përpjekje për ta na hequr nga këto çështje, dikur me tym e shfaqje. Shfaqja e sotme ishte shfaqje e mirëkoordinuar”

Për të vërtetuar nëse e duan vërtet reformën zgjedhore për Bashën palët e tjera duhet të shprehen nëse janë dakord me kërkesat e tij.

“Listat e hapura, barazia e votës, Shqipëria një zonë elektorale, i jepet fundi se ku do votojë diaspora. Me votë preferenciale që na çon te votimi dhe numërimi elektronik.”

Skenari i përbashkët për Bashën është i qartë, ndërsa krahasoi edhe sjelljes e deputetëve të Rithemelimit në Komisionin e Medias me sjelles sot në Komisonin për Zgjedhoren.

“Para dy ditësh u sulën kundër dy zonjave deputete me fjalor, gjeste dhe hakërrime, ndërsa sot ndaj Gjiknurin u sollën si miq të vjetër. Po konferencën e kryetarëve pse nuk e bllokuan?! Përkundrazi, kur doli Açka dhe tha skam marrë njoftim, çuan njoftimin e Nikollës, janë bërë dhe zëdhënës. Dje sulmuan Açkën, sot si nuse krah për krahu me Gjiknurin duke i rrahur shpatullat sepse kanë të njëjtin interes.. Janë fakte”

Basha foli edhe për një plan sipas tij të Partisë Socialiste për të ngritur një komision për të penguar punën e SPAK, edhe pse nuk u shpreh i bindur.

“Uroj që ky informacion të jem i gabuar. Mirëpres dhe dua të përgënjeshtrohen”.

Kryetari i PD mohoi që ambasadorët ta kenë përgënjeshtruar në lidhje me deklaratën e tij se ishte negociuar nga ndërkombëtarët për nisjen e punës për Reformën Zgjedhore, teksa tha se është në sinkron të plotë me ta.

Duke e quajtur të rrezikshme situatën në rajon, në konferencën për shtyp për gazetarët Lulzim Basha njoftoi se PD do të propozojë një amendament për buxhetin e shtetit, ku do të kërkojë që një fond prej 50 mln eurosh t’i jepen ushtrisë së Kosovës, në këto kohë sfidash.

“Armatosja dhe përgatitja e Serbisë për një konjekturë të volitshme politike revansh në Ballkan e në veçanti në Kosovë. Javën tjetër PD, amendament për buxhetin e shtetit dhe do kërkojë rialokim të rreth 5 mld lekë të reja ndihmë ushtarake për Kosovën”.

Ndërkohë denoncoi dhe atë që e quajti "plan që PS po përgatit për të kontrolluar SPAK" në një kohë që ka nisur luftën kundër korrupsionit. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:20
A do t’i bashkoni votat me PS-në për Reformën Zgjedhore? Përgjigjet Lulzim Basha

1705684983_mmmmmm.JPG

I pyetur nga gazetarët në konferencën e sotme për shtyp nëse do të bashkojnë votat me Partinë Socialiste për Reformën Zgjedhore, kryetari i PD Lulzim Basha tha se do të votojë çdo projekt të propozimit të saj publik që e konsideron pjesë të interesit publik.

“Përgjigja është shumë e thjeshtë PD do të votojë çdo projekt të propozimit të vetë publik që e konsideron pjesë të interesit publik që është’ listat e hapura, Shqipëria një zonë elektorale, votimin dhe numërim elektronik dhe vota e diasporës. Vota për Reformën Zgjedhore që të jetë i suksesshëm nuk duhet të jetë i një partie. Të bëjmë një debat publik, mos të merremi me e lagu se lagu bishtin dhia. Çështja themelore është të shpalosim qëndrimet”, tha Basha.

Ora 17:59
Pse nuk shkoi Alibeaj në Komisionin e Reformës Zgjedhore? Basha: Nikolla e Rama kishin gati skenarin, të krijonin një tjetër përplasje si ajo me Açkën

 

I pyetur se përse bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj, nuk shkoi në Komisionin e Reformës Zgjedhore, Lulzim Basha tha Nikolla dhe Rama kishin skenar që të krijonin një tjetër përplasje mes demokratëve, si ajo mes Bardhit-Nokës e Açkës.

Basha tha se Alibeaj i ka dërguar shkresë Nikollës që të garantojë funksionalitetin e komisionit, por sipas tij kjo nuk i intereson PS.

“Është detyrë e qeverisë të garantojë funksionalitetin e komisionit, Nikolla dhe Rama kishin plan të krijonin një përplasje si ajo që ndodhi para dy ditësh dhe pastaj të fërkonin duart. E kanë me shkrim kërkesën e Alibeajt të garantojnë funksionalitetin e komisionit, ne s’jemi as polici e gardë, është përgjegjësi e Kuvendit që të garantojë funksionalitetin e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Nuk e dua Reformën, po duan të thonë nuk e bëjmë për shkak të opozitës, por ne nuk bëhemi pjesë e kësaj loje”, tha Basha.

Ora 17:49
Debati për 'Zgjedhoren', Basha 'përplaset' me gazetarin: PD marrëdhënie 100% të shëndosha me ndërkombëtarët! Kam takuar një nga ambasadorët më të rëndësishëm

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar sërish deklaratat e ambasadës së SHBA dhe BE, të cilat mohuan ndërmjetësimin për reformën zgjedhore. Ai nënvizoi se PD ka marrëdhënie 100% të shëndosha me ndërkombëtarët. Sipas Bashës kjo është një përpjekje për të hequr vëmendjen nga interesi publik. 

I pyetur se përse nuk ka zhvilluar asnjë takim me ambasadorë Basha e mohoi duke thënë se ka takuar, por nuk zbuloi detaje se me kë dhe çfarë ka diskutuar.

Pyetje: Si e gjykoni faktin që asnjë ambasador nuk ju ka takuar në cilësinë e kryetarit të partisë?

Basha: Ku e di ti që s’më ka takuar. Dje më ka takuar

Pyetje: Kush ambasador?

Basha: Është informacion që nuk e shfrytëzoj për interes mediatik. Një nga ambasadorët më të rëndësishëm, pardje, para katër ditësh... para gjashtë ditësh. PD ka marrëdhënie 100% të shëndosha me faktorin ndërkombëtar.

Pyetje:  Ju përgënjeshtruan ambasadorët për Reformën Zgjedhore?

Basha: Nuk është e vërtetë... Qesh gajasem me këto… A e tha Basha ndërmjetësim apo nuk e tha.  Nuk i shkoj pas përpjekjes për të na hequr nga interesi publik. Debati është votimi elektronik, votimi elektronik, Shqipëria një zonë... Debati sot është e lagu s’e lagu bishtin macja apo daci.

Basha-Zotëri takime private, janë takime private, takime pune, lëreni këtë  se nuk ju nxjerr asnjë gjë. PD nuk është e izoluar, ka marrëdhënie 100% të shëndosha me faktorin ndërkombëtarë

Ora 17:46
Kaosi në Kuvend, Basha: Zero rezultat, u bëj thirrje t’i thërrasin mendjes, të vendosin interesin e shqiptarëve të parin

 

Kryedemokrati Lulzim Basha ka komentuar kaosin e Rithemelimit në bashkëpunim me grupin e Bardhit në Kuvend. Basha tha se nga ky aksion politik kanë pasur zero rezultat. Madje ai e pati një thirrje për kolegët opozitarë duke u thënë se duhet t’i thërrasin mendjes dhe të vendosin interesin e shqiptarëve të parin.

"Gratë kanë protestuar për një akt të shëmtuar që nuk dihej të kishte ndodhur. Nuk ndihem mirë për dobësimin muskulit opozitar në këto 2 vite e gjysmë, opozita duhet tu largohet idhujve të rrenë, kauzave të rrema, dhe të bashkohet me kauzat e qytetarëve. Ca rezultati kanë pas, a e kanë ndaluar jo, është bërë Rama më arrogant, më i pushtetshëm. Ligji për komisionet hetimore është 10 herë më keq, cili është produkti, nuk është zero, është minus. Është një aksion i ngritur mbi interesa personale dhe jo mbi interesat e njerëzve. Ftesa ime është për këdo faktor opozitar, rruga nuk ka prodhuar asnjë rezultat, e ka dëmtuar opozitën. E bën qesharake këtë pjesë të opozitës, të thërrasin mendjen, të vendosin interesin e shqiptarëve të parin", tha Basha.

Ora 17:45
Basha denoncon: Mediat po censurojnë PD

1705681738_basha.jpeg

Basha denoncon mediat se po censurojnë PD

“Denoncoj mediat që censurojnë PD. Nuk publikojnë deklaratat e PD-së. Kanë të njëjtat interesa dhe të njëjti ankth nga ndryshimi i pashmangshëm që po vjen dhe përmes SPAK. Pak vetë e kanë kuptuar çfarëdotë thotë trekëndëshi i Bermudes“ tha Basha.

Ora 17:41
'Sulmi' ndaj Açkës, Basha për Nokën e Bardhin: Iu hakërryen deputetes, kurse sot para Gjiknurit u sollën si miq të vjetër... si nuse

 

Kryetari i PD Lulzim Basha ka dënuar sjelljen e deputetëve të Rithemelimit të cilët sulmuan Kryetaren e Komisionit të Mediave, Flutura Açka dy ditë më parë. Basha krahasoi sjelljen e Nokës dhe Bardhit në mbledhjen e komisionit të Medias dhe sot në komisionin për Zgjedhoren. Kreu demokrat tha se nëse ndërsa dje sulmuan Flutura Açkën, sot u shfaqën krah për krah me Damian Gjiknurin si "miq të vjetër".

Para dy ditësh u sulën kundër dy zonjave deputete me fjalor, gjeste dhe hakërrime, ndërsa sot ndaj Gjiknurin u sollën si miq të vjetër. Po konferencën e kryetarëve pse nuk e bllokuan?! Përkundrazi, kur doli Acka dhe tha skam marrë njoftim, çuan njoftimin e Nikollës, janë bërë dhe zëdhënës. Dje sulmuan Açkën, sot si nuse krah për krahu me Gjiknurin duke i rrahur shpatullat sepse kanë të njëjtin interes.. Janë fakte dhe ftesa ime, duke i ballafaquar këto fakte, t’i qëndrojmë debatit në interes të publikut, jo ato personale. Vetë hanë kumbulla dhe duan që ne të na mpihen dhëmbët. Është teatër i skinronizuar."

Ora 17:35
Basha: Ata që bëjnë denoncime ditën, marrin leje për kulla natën! ‘Trekëndëshi i Bermudës’ po ndjen presionin e SPAK

 

Kreu i PD, është pyetur nga gazetarët përse nuk bën denoncime kundër qeverisë Rama. Lulzim Basha përgjigjen e kishte duke shigjetuar grupin e Rithemelimit, duke thënë se ata që bëjnë sikur denoncojnë ditën e natën marrin leje për kulla.

E para e punës meqë është pyetja e ditës se ja kishte bërë Açkës. Është qesharake që debati publik dhe mediat të përfundojë këtu. Ndërkohë që ata që pretendojnë se bëjnë denoncime ditën, natën marrin leje për kulla. Ndajnë të njëjtin interes se s’duan lista të hapura, reformë zgjedhore. Trekëndëshi i Bermudës po e ndjen presionin nga SPAK, por edhe nevojën për ndryshim që cenon interesat e tyre dhe ka shtuar dozat e angazhimit, konstant kundër PD.

Ora 17:29
‘Çohu hoxhë të ulet prifti’, Basha për bllokimin e komisionit të 'Zgjedhores': Pyesni Rithemelimin a janë kundër listave të hapura! Ta dinë shqiptarët kush bën lojë

 

Kreu i PD Lulzim Basha ka komentuar bllokimin e komisionit të Reformës Zgjedhore për shkak se Rithemelimi dhe deputetët e Gazment Bardhit bllokuan sallën. Sipas Bashës Rithemelimi dhe Rama nuk i duan listat e hapura.

“As Rama nuk i do listat e hapura. Nëse janë kundër listës së hapur nderi e do ta deklarojnë hapur. Duhet ti pyesni more ju jeni për lista të hapura? Mirë hoxhë çohu të ulet prifti por duhet ti pyesni a janë për lista të hapura. Nëse je kundër listës së hapur ke të njëjtin motiv si Rama nuk e doni komisionin për reformën zgjedhore. Nëse jeni për listë të hapur në vend që të bëni çohu prift të ulet hoxha, veproni ndryshe. Ky është debati që miqësisht i kërkoj dhe medias të mos e injorojmë javën e ardhshme. Që ky proces t’i shërbejë interesit të qytetarëve secila palë duhet të tregojë kartat. PD ka listat e hapura, vota e diasporës… katër kushte. PD dhe unë nuk do ti ndahemi këtij debati derisa shqiptarët ta kenë të qartë se kush po bën çfarë loje.”

Ora 17:24
Rithemelimi bllokoi komisionin për Reformën Zgjedhore, Basha: Ka një komplot, skenar me regji të Ramës, nuk do e fusin dot PD në këtë kurth

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një konferencë për mediat ka komentuar kaosin e krijuar nga deputetët e Rithemelimit, të cilët nuk lejuan që të mbaheshin punimet e komisionit për Reformën Zgjedhore. Badha hedh akuza se ky skenar është krijuar me regji të Edi Ramës, pasi sipas tij nuk e duan këtë reformë, e as listat e hapura.

“Çështja e tretë, reforma zgjedhore. Teatri i reformës zgjedhore, me regji të Edi Ramës. Ka një komplot, duke nisur nga Rama dhe PS dhe të tjerë që bëjnë sikur shahen ditën e bëjnë pazare ditën, që të mos e lejojnë listën e hapur. Zgjedhjet bëhen në pranverë 2025, ndaj duhet që të vendosen sot rregulla loje për barazinë e votës. Diskutohet për gjithçka përveç kësaj çështje.

Përpjekje për ta na hequr nga këto çështje, dikur me tym e shfaqje. Shfaqja e sotme ishte shfaqje e mirëkoordinuar. Sikurse edhe shfaqja e para dy ditëve që buburrecëve që sulmuan zonjat deputetë, për të hequr vëmendjen e këtyre çështjeve nga qytetarët shqiptarë. Listat e hapura, barazia e votës, Shqipëria një zonë elektorale, i jepet fundi se ku do votojë diaspora. Me votë preferenciale që na çon të votimi dhe numërimi elektronik.

Shfaqje si e sotmja i shërbejnë vetëm atyre që nuk e duan reformën zgjedhore. Siç e tha dhe Alibeaj, ky është një kurth në të cilin nuk do arrijnë ta fusin kollaj PD”, tha Basha.

Ora 17:21
Basha denoncon planin e PS-së: Po përgatit komisioni për të kontrolluar e goditur SPAK

 

Kryetari i PD-së Lulzin Basha denoncoi sot një tentativë të Partisë Socialiste për të vënë nën kontroll SPAK.

Në konferencën për median Basha tha se në nivelet e larta të socialistëve është diskutuar për ngritjen e një komisioni që synon të kontrollojë drejtësinë. Nëse kjo është e vërtetë tha ai vota e PD-së do të jetë tërësisht kundër.

Tani që SPAK po nis të godasë pandëshkueshmërinë historike të korrupsionit të kësaj qeverie, qeveria ka nxjerrë nga syrtarët një qasje prodhuar në Rumani për të kontrolluar dhe goditur SPAK e Reformën në drejtësi përmes një komisioni të ashtuquajtur të Drejtave të Njeriut që shkelen nga institucionet e drejtësisë. Uroj që ky informacion të jem I gabuar. Mirëpres dhe dua të përgënjeshtrohem por nëse  nuk është e gabuar dhe një cështje e tillë është diskutuar këtë javë në nivelet e larta të politikbërësve socialistë dua ti siguroj ata që PD-në do ta kenë 100% në bllok kundër iniciativës së tillë.

Manovrat nuk kanë ndalur. Nëse po mendohet nga PS për tiu kundërvënë fuqisë goditëse të SPAK e institucioneve të drejtësisë mund të llogarisim kundërshtimin e PD. Roli i parlamentit nuk është ti mbivendoset Strukturët antikorrupsion. Roli I vetëm I politikës është ti jetë në dispozicion të drejtësisë.  

Ora 17:12
Basha: Të alokohen 5 mld lekë ndihmë ushtarake për Kosovën, të hënën depozitojmë amendamentin në Kuvend

 

Kreu i PD, Lulzim Basha thotë se të hënën do të dorëzojnë një amendament për buxhetin e shtetit, ku do të kërkojnë 5 mld lekë të reja ndihmë ushtarake për Kosovën.

“Armatosja dhe përgatitja e Serbisë për një konjekturë të volitshme politike revansh në ballkan e në veçanti në Kosovë.  Natyrisht Kosova dhe partnerët e saj i kanë bërë të qarta qëndrimet e tyre jo  vetëm me fjalë por edhe me mesazhe.

Ndërkohë në Tiranë nuk dëgjohet gjë tjetër përveç kukuvajkave nga mëngjesi deri në darkë, asgjë për interesin dhe sigurinë kombëtare. Asgjë për interesin kombëtar. Duan ta mbajnë debatin me porta të vogla për interes të këtij që është në pushtet. Kjo është simptomë e një klase të shkëputur nga interesi kombëtar. Duan ta mbajnë të mbërthyer debatin për interesa persona të këtij që është në pushtet, që bën teatrin për zhvillimet pseudopolitike, e kam fjalën për zhvillimet që s’kanë lidhje me sigurinë e Kosovës.

Javën tjetër PD, amendament për buxhetin e shtetit dhe do kërkojë rialokim të rreth 5 mld lekë të reja ndihmë ushtarake për Kosovën. Presim që të paktën për këtë interes social, të sigurisë tonë kombëtare, sigurisë së Kosovës dhe qëndrimit në krah me mjete modeste, pres që kjo të mos bie në nivelin e debatit politik ku e kanë futur protagonistët e teatrit të përditshëm. Që kjo të mos mbetet në kuadër të propozimeve, do marrë formë ligjore. Ekspertët ekonomikë të PD, kanë hartuar një amendament të plotë në përputhje me buxhetin e 2024.

Ky amendament që do depozitohet të hënën do kërkojë alokimin e 5 mld lekë të reja si ndihëm ushtarake për Kosovën. Se kam fjalën për pajisje të vjetra të FA, kam parasysh financa në dispozicion të autoriteteve të Kosovës”, tha Basha.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

OBSH: Shqipëria me numrin më të ulët të mjekëve për banorë në Europë më 2020

OBSH: Shqipëria me numrin më të ulët të mjekëve për banorë në Europë më 2020