Basha: Të krijohet qeveria
teknike ose bllokojmë shtetin

Basha: Të krijohet qeveria<br />teknike ose bllokojmë shtetin
Kryetari i Partisë Demokratike paralajmëron përshkallëzimin e protestave nëse nuk krijohet qeveria teknike, kërkesë e hershme kjo e demokratëve, për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. 

Basha tha se nëse refuzohet kërkesat e demokratëve, opozita do bllokojë funksionimin e shtetit me mjete ligjore.

"Do përshkallëzojmë protesten deri në krijimin e qeverisë teknike që do sigurojë zgjedhje të lira e të ndershme. Do bllokojmë vendin e shtetin me rrugë ligjore e demokratike", u shpreh Basha për emisionin "Opinion" nga çadra e protestuesve të PD. 

"Nga kjo betejë nuk ka kthim pas. Strategjia e daljes nga kjo strategji është ajo e fitores së kauzës. Unë do të qëndroj këtu deri në fitoren e kauzës së qytetarëve, deri në largimin e kësaj qeverie dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, është shprehur Basha.

Sipas Bashës kjo që po ndodh sot nuk është miting politik, po është ngritja e popullit për ti thënë jo krimit dhe bandave.

Ne vijmë si një parti e rinovuar në vendimmarrje dhe në lidership, ka me dhjetëra të rinj dhe të reja të cilët kanë studiuar këtu dhe në vendet perëndimore, e vijnë në PD për të dhënë idetë e tyre”, ka deklaruar Basha.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)