Basha: Tërmeti nxori në pah shtetin prej kartoni i rrënuar nga babëzia! Paketa anti-shpifje, luftë ndaj fjalës së lirë(VIDEO)

Tërmeti i 26 nëntorit, paketa anti-shpifje e propozuar nga mazhoranca, ekonomia e vendit dhe zgjedhjet e lira kanë qenë në fokus të fjalimit të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili ishte i  pranishëm në aktvitetin e përvitshëm të Akademisë Politikë. Duke u ndalur tek tërmeti, kryedemokrati tha se ai nxori në pah dështimin e qeverisë Rama. Sa i përket paketës Anti-Shpifje, për Bashën është një mënyrë për të fshehur të gjitha abuzimet e qeverisë së drejtuar nga Rama, teksa ka ripërsëritur disa pika nga plani i PD-së, sipas së cilit ka një zgjidhje për disa nga problemet kryesore me të cilat po përballet vendi.

"Tërmeti i 26 nëntorit nxori në pah një shtet kartoni, të rrënuar kohë më parë nga tërmeti i babëzi që ka penetuar në çdo qelizë. Fjalët e para dhe mirënjohja më e thellë është për solidaritetin e jashtëzakonshëm për t'ju gjendur pranë të prekurve nga tërmeti.

Një ligj të ri për Arsimin e lartë, financimi në nivele rajonale dhe më pas europiane, autonomia dhe bashkëqeverisja studentë-pedagogë janë në themel. 75 mln dollarë më shumë për arsimin e lartë! Paketë lehtësirash për bizneset që punësojnë të rinj apo të themeluara nga të rinjtë. Ne do ta nismim me anulimin e koncesioneve dhe korruptive të PPP. Do të bëjmë gjithçka që të rinjtë të zgjedhin të jetojnë këtu. Nuk ka demokraci pa liri fjale. Kjo qeveri dhe kjo kryeministër do të paraqesin dy projektligje që janë shpallje e luftës së lirë. Asgjë nuk është e rastësishme. Kjo qeveri do të fshehë abuzimet e saj përmes censurës së medias.

Korrupsioni, punësimi dhe emigracion kjo synon që të fshehë me anë të paketës së ashtuquajtur Anti-Shpifje. Vetëm nga emigracioni ekonomia ka humbur 560 mln euro, ndërsa spitalet kanë mungesë mjekësh. prandaj parashikojmë të rrisim pagat për infermierët dhe mjekët. Nëse nuk arrijmë të sigurojmë votën e lirë, asnjëherë nuk do mund të kemi një qeveri të përgjegjshme. Prandaj beteja jonë e të gjithë shqiptarëve që votën e lirë është jetike për mirëqenien e vendit tonë. Garantimi i votës së lirë është kryesori. Kemi ofruar bashkëpunimin tonë për Reformën Zgjedhore për t'u hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe lokale në një ditë', tha Basha.


Lajmi kryesor:

Basha: Tërmeti nxori në pah shtetin e kartonit! Berisha: Rama po tenton të varë në litar mediat (VIDEO)


B.K./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, si po punon qeveria për të përballuar emergjencën e tërmetit?