TIRANE- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka prezantuar sot projektin për terminalit, duke se do të kushtojë zero lekë për qytetarët. Puna për realizimin e projektit do të nisë menjëherë sapo Këshilli Bashkiak t’i hapë rrugën procedura për koncesionin.
Kryebashkiaku tha se ky projekt bën pjesë në programin për një Tiranë moderne dhe europiane. “
“Ne synojmë t’i japim vëmendjen Tiranës si kryeqendra e shqiptarëve. Pyetjes se ku është stacioni i autobusëve nuk e di askush. S’ka një të tillë, sepse Tirana nuk ka terminal autobusësh. Pika ku ndalojnë po ku nuk shërbehet askush. As udhëtari nuk ka shanse që të gjejë mikpritjen që ofron kryeqyteti. 6 ton gaz karbonik çlirohet përditë, jo nga automjetet, por nga automjete që vijnë nga qytete të tjera. Dy mijë e ca automjete hyjnë e dalin.
Sot nuk kemi vetëm vizionin e dëshirën por kemi planin e plotë, por na ndan vetëm një hap nga realizimi. Më lejoni t’ju them se ajo që është sot sfidë për kryeqytetin nesër do të 3-fishohen. Pas 15 vjetësh numri i automjeteve të mëdha për transport udhëtarësh do të shkojë në mbi 8 mijë. Terminali që ofrojmë sot, në hyrje të qytetit, bën të mundur shërbimin për 60 mijë pasagjerë, dhe ka kapacitetin për t’ju shërbyer 220 mijë pasagjerëve. Vlera e përllogaritur 41 milionë euro, norma e brendshme e kthimit të çmimit, 22%. Pyetja ku janë lekët? Këtu qëndron edhe zgjidhja bashkëkohore, përgjigja është projekti do fillojë pasi Këshilli Bashkiak të hapë rrugën, për miratimin e këtij projekti.
Ky projekt u kushton 0 lekë taksapaguesve të Tiranës. Interesi i madh i partnerëve do të bëjë të mundur pas hapjes së rrugës nga mbyllja politike e Këshillit Bashkiak. Shpreh besimin se nesër, në prag të statusit, të kemi një Shqipëri Europiane”, tha Basha.
Në prezantimin e projektit, Basha tha se ai përfshin 340 vendparkime, 3 platforma tramvaji, 5 platforma treni, dhe do t’u shërbehet 60 mijë pasagjerë. Ndërsa kapaciteti maksimal është për 220 mijë pasagjerëve deri në vitin 2035.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.3%
-
Jo
50.4%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4224
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02