TIRANË, 17 Nëntor/ATSH- I. Vata/-Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nëpërmjet një postimi në faqen e tij Facebook, ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe fansave të këngëtarit të njohur, Floran Kondi i njohur si Dr. Flori.
"Tronditës lajmi për ndarjen tragjike nga jeta të Doktor Florit. Ngushëllimet e mija familjes, miqve dhe fansave te tij", shkruan Basha.
Basha e ka shoqëruar postimin e tij të ngushëllimit me një foto të Doktor Florit. /a.ke/