Basha tryezë për lirinë e medias...por mungojnë përfaqësuesit kritikë

Në një tryezë me shoqata të medias dhe gazetarë kryesisht të mediave pranë opozitës, kryedemokrati Lulzim Basha ka organizuar një tryezë me temë liria e medias në funksion të demokracisë dhe interest publik. Pa media të lirë nuk ka demokraci. Një nga problemet më të mëdha është fenomeni i  “kasetave”,  për të cilën Basha u shpreh se nga sot të gjitha aktivitetet e PD do të jenë të hapura për mediat dhe regjia e PD nuk do të jetë i vetmi burim. 

"Në dijeninë time askush nuk ka penguar ndjekjen e aktiviteteve të opozitës, por nëqoftëse është kështu, le ta bëjë reflektimin sot dhe publikisht para të gjithëve. Absolutisht, në asnjë aktivitet publik timin si kryetar i opozitës, apo të bashkëpunëtorëve të mi, nuk ka për të pasur asnjë, të kufizim të pranisë mediatike. Unë e di se aktivitetet e mia janë transmetuar live në Facebook plota, pa prerje, nuk është prerë as fillimi, as fundi. Megjithatë, për t’ju përgjigjur një kërkese konkrete të ngritur sot, po ju them sot se asnjë kufizim nuk do të ketë në asnjë ngjarje politike të Partisë Demokratike, në veçanti timen si kryetar i Partisë Demokratike", u shpreh lideri demokrat.

Në këtë takim ra në sy mungesa e gazetarëve kritik ndaj opozitës dhe kryedemokratit Basha, ndërsa në rresht të parë nuk kanë munguar as ish-deputetet të së djathtës. Ndërkohë Basha i është përgjigjur edhe interesit të medias në lidhje me qëndrimin e kryeministrit Rama se zgjedhjet lokale do të bëhen edhe pa opozitën. Sipas Bashës zgjedhje me Ramën kryeministër nuk do të ketë.  

"Është e qartë për çdo shqiptar për mbarë botën se Shqipëria është në një krizë të thellë politike dhe shkaku janë zgjedhjet e blera në 2017. Për të mbrojtur veten e tij dhe gjithë kupolën e organizatës së rilindjes. Zgjidhja e vetme politike është ajo që ka propozuar PD, këto zgjedhje që të zhvillohen të lira parakusht është largimi i Edi Ramës. Për të gjitha çështjet e thena mendoj se sot është dita të thellohemi, se Shqipëria është në nivelin më të keq në 28 vite. Kjo gjendje duhet të marrë fund dhe ka vetëm një rrugë, largimi i Edi Ramës. Proukopimi kryesor është dhe duhet të jetë dhënia fund e emigracionit, zgjidhje të krizës me njeriun që e bëri Shqipërinë si Kolumbi nuk mund të ketë", tha Basha.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë