Sali Berisha është përgjigjur për herë të parë në lidhje me disa informacione se Lulzim Basha ndihet i kërcënuar për familjen, e se madje vetë Berisha i ka kërcënuar vajzat. Për këtë shqetësim Basha ka njoftuar ambasadat. Berisha tha se është në dijeni për këtë gjë.
Gazetari: Gazetarë të njohur në Tiranë më kanë thënë se zoti Basha ka informuar ambasadorët se i kërcënohen vajzat me jetë prej Sali Berishës.
'Më kërcënuan mua dhe familjen... mori Basha në telefon dhe ma tha këtë gjatë fushatës. Po je në politikë kërcënimet do i presësh i kam thënë, mos na u fut në këto punë se na dëmton! Mirë më tha! Pastaj thotë që Sali Berisha i ka kërcënuar vajzat... E kam marrë vesh një gjë të tillë dhe kjo është akuza e parë në jetën time që unë dëgjoj të kësaj natyre. Është i sëmurë se nuk më ka shkuar mendja kurrë'.- tha Berisha.
Lajmi kryesor:
'Ka rrahur ish-kryetarë', Berisha i kthehet Bashës: Duhet të mjekohet! I përgjigjet edhe komentit të Ramës për 'dy të marrët'











