l/ATSH-Z.Tosku/-Lideri i opozitës dhe njëkohësisht kryetari i Bashkisë së Tiranës , Lulzim Basha ka uruar sot besimtarët ortodoksë për Pashkët. Zoti Basha e përcolli urimin e tij pas vizitës në katedralen Ortodokse, "Ngjallja e Krishtit".
"Të gjithë besimtarëve ortodoksë ju uroj nga zemra Gëzuar Pashkët! Po kështu uroj që shpresa dhe besimi që rilindi për ta këto ditë të agojë në zemrat dhe vatrat e çdo shqiptari dhe shqiptareje", tha Basha.
Sakaq, ai nenvizoi që " Uroj që e nesermja të jetë më mirë se e sotmja! Uroj që mirësia e Zotit të zbresë e të paqtojë shpirtrat e shqiptarëve dhe t'ju japë forcë për të përballuar vështirësitë e fatkeqësitë, t'ju japë forcë për të besuar në një të neserme më të mirë".

LAJMET MË TË VLERËSUARA