TIRANË- Ditën e sotme është raportuar për një ndryshim në fasadën e selisë blu, mirëpo Evi Kokalari, mbështetësja e Sali Berishës ka shkuar shumë lag. Ajo ka deklaruar se Basha ka instaluar dyer të blinduara dhe i ka mbuluar xhamat për të mos u dalluar. Ky veprim për Kokalarin tregon për Lulzim Bashën se ka frikë nga protesta e 8 janarit si edhe po tenton që ta mbajë selinë me dhunë.

E fortë është edhe deklarata e saj që flet edhe për skenarë dhune në 8 janar e për këtë thotë se duhet fajësuar Lulzim Basha.

“Lulzim Basha ka instaluar dyer të blinduara dhe ka mbuluar të gjitha xhamat që të mos dallohen ‘ushtarët e armatosur’ brenda. Dy konkluzione mund të nxjerrim me këto veprime

1- Lulit i ka hypur frika në palcë nga protesta paqësore e 8 Janarit

2- Luli po tregon karakterin e tij diktatorial ku i ka thënë vetes do ta mbaj selin peng me dhunë.

Nëse në 8 Janar ka trazira apo një Shqiptar plagoset, vijani fajet diktatorëve dhe në këtë rast, nuk ka kthim mbrapa. Këto janë momentet që si shtetase Amerikane them, Allelujah për Nenin 2 të Kushtetutës Amerikane, që e mbron sovranin nga diktatorizmi qeveritar”, shkruan Kokalari.

PD-ja është në një situatë kaotike, ku nga njëra anë ka 2 data, 5 dhe 8 janari, të dyja të vendosura nga Berisha. Në 5 janar, Berisha i ka lënë afat Lulzim Bashës që të lirojë zyrën e ndërsa  në 8 janar është protesta e thirrur për forcimin e PD-së. Basha ka qetësuar qytetarë se nuk do të ndodhë asgjë dhe se është i përgatitur për të gjitha skenaret. Se çfarë do të ndodhë mbetet për t’u parë...