Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka postuar një video në rrjetin social, Facebook, ku tregon, sipas tij, personazhet me të cilët kryeministri Rama do të bëjë reformën në drejtësi.
Në videon prej 46 sekondash të titulluar "Rilindja", paraqiten kryeministri Edi Rama, deputeti Armando Prenga si dhe ish deputetët Mark Frroku e Arben Ndoka.
Pjesë e kësaj video janë edhe kryetari i Bashkisë Kavajë, Elvis Roshi, ai i Bashkisë Krujë, Artur Bushi, i dënuari për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj, Arben Frroku, ndërsa në radhë vijnë edhe Emiliano Shullazi, Koço Kokëdhima e Kelmend Balili. Në fakt, në këtë video të PD bie në sy edhe një lapsus. Në vend të Kelmend Balilit, në foto është vëllai i tij, Bako Balili.
Video mbyllet me mesazhin Po reformës! Drejtësi e pa kapur!
/Shqiptarja.com