Basha: Për anëtarësimin në NATO kishte kundërshtime, por presidenti i SHBA u tregua vizionar! Kundërshtarët e PD, pazar për të mbajtur lista të mbyllura

Duke folur në Kuvendin Zgjedhor të degës 1 në Tiranë, kryetari i PD, Lulzim Basha ka sjellë në vëmendje edhe anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, 15 vite me parë.

Basha zbuloi për herë të parë kundërshtitë për këtë moment historik dhe rolin vendimtar të presidentit të SHBA për të anëtarësuar Shqipërinë në aleancën më të fortë të planetit.

Si ish ministër i jashtëm Basha thotë se presidenti i SHBA, George Bush përtej kundërshtimeve u tregua vizionar.

‘A bëhej dot ky antarësim pa mbështetjen e SHBA? A  ka shqiptarë që nuk e di se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO,  ishte vullnet personal i presidentit amerikan, Xhorxh Ë. Bush. Kush nuk e di ta mbajë vëth në vesh. Procesi kishte aleatët tanë, mbështetësit tanë, por kishte dhe kundërshtarët tanë. E them sot me përgjegjësi të plotë si ministër i jashtëm i Shqipërisë, negociata që mbeten jashtë sensacioneve mediatike. Po, po. Kundërshtarë që Shqipëria të mos antarësohej në NATO. Jo nuk është gati,  nuk jeni gati, etj. Duhej vizioni strategjik dhe vendosmëria politike e SHBA, që Shqipëria të futej në NATO,  sot e 15 vite më parë. Se ku do të ishim pa këtë vizion, se ku do të ishim pa mbështetjen e presidentit Bush, që dua në këtë ditë të veçantë ti shpreh mirënjohjen nga zemra në emër të gjithë demokratëve dhe gjithë shqiptarëve. Një Zot i madh e di. Kishte zëra në korridoret e Aleancës që thoshin: ç'na duhen këta shqiptarët?! Çdo të bëjmë me këta shqitarët?! Dhe nga ana tjetër kishe presidentin amerikan që porosiste përfaqësuesen në NATO dhe e pyeste vazhdimisht: Çfarë bëhet me shqiptarët e mi?

Çfarë bëhet me shqiptarët e mi?

Deri sa erdhi dita ku u vulos anëtarësimi i Shqipërisë në aleancën më të fortë të planetit që njeh njerëzimi, aleancën më të fortë politike, ushtarake,  por edhe aleancën më të fortë të vlerave.

Kemi detyrime politike ndaj Aleancës, dhe dihet detyrimi numër 1 i Aleancës është që një sulm ndaj një anëtari është një sulm ndaj të gjithë anëtarëve. Ne kemi detyrime ushtarake që ka vite që nuk i përmbushim. Gjendja e forcave tona të armatosura është ku thërret qameti. Në vend që të ishin zgjuar nga kambanat e alarmit që bien në Europë,  por edhe këtu në shtëpinë tonë, në Kosovë, në Banjskë, si rezultat i një serbie putiniste, revizioniste, agresive, vazhdojnë e abuzojnë ato pak fonde që u japin forcave të armatosura. Ky është një turp më vete.’- tha Basha.

Lidhur me zhvillimet politike Basha akuzoi kundërshtarët e PD se kanë bërë pazare për të mbajtur listat e mbyllura.

‘Qëndrimet tona për reformën zgjedhore u bien ndesh interesave të kastës së vjetër. Prandaj dhe kanë bërë pazarin e radhës i cili nuk fshihet dot as me përpjekje teatrale për të tërhequr vëmendjen, as me denoncime me leje. Fakti është që është një pazar për ti mbajtur listat e mbyllura, për ta mbajtur sistemin nën kontrollin dhe diktatin e tyre, për të mos i kthyer shqiptarëve atë që dalëngadalë dhe pastaj me një goditje të madhe ia kanë vjedhur në 2008-ën, të drejtën për të emëruar shqiptarët dhe jo dinosaurët e tranzicionit, përfaqësuesit e tyre në Kuvend e rrjedhimisht në qeverisje. Prandaj janë bashkë. Janë bashkë në pazar ku Edi Rama do të sigurojë vazhdimësinë, përkundër faktit që 2/3 e shqiptarëve nuk duan ta shohin më me sy, dhe këta të tjerët duan të sigurojnë një karrige për vete. Kaq e thjeshtë është.’- tha Basha.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besi: 31/03/2024 22:14

    lere se po flet si kryeminister

    Përgjigju
  • Lala: 31/03/2024 19:21

    A ca na the.se kishim kuptu ne QE donte shba te Ishim ne Nato ne.futi I gjum o lul

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan