Presidenti i Sirisë Bashar al-Aassad paralajmëroi se do të shkatërrohet i gjithë rajoni nëse nuk arrihet një koalicion mes Sirisë, Rusisë, Iranit dhe Irakut.

Gjithashtu Aassad kritikoi koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e bashkuara të Amerikës, ndërsa sulmet në Siri i ka cilësuar si jo produktive dhe që sipas tij kanë si qëllim të përhapin më shumë terrorizmin.

Sipas BBC aktivistët sirianë thonë se forcat ushtarake janë më shumë të përqëndruara në vende ku qëndrojnë rebelë sesa në qëndrat ku qëndrojnë militantët e Shtetit Islamik të ISIS-it.

Në një intervistë për televizionin shtetëror të sirisë Presidenti Assad tha se Rusia, Irani dhe Iraku ishin të bashkuar në luftën kundër terrorizmit dhe arritën rezultatet e tyre ndërsa koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja ndryshoi gjithçka.

Kundërshtarët të presidentit sirian shohin si zgjidhje të vetme dorëheqjen e Assad, por për momentin kombet perëndimore besojnë se ai duhet të vazhdojë të qëndrojë gjatë kësaj periudhe tranzicioni.
 
Redaksia Online
(o.m/shqiptarja.com)