Basha me buzëqeshje të 'ngrirë' flet për fitore! PD s'heq dorë ndonëse kryeson PS, Rushaj: Vazhdimi i numërimit do ketë surpriza të pakëndshme për kundërshtarët

Ndryshe nga dita e djeshme ku i shfaq i buzëqeshur dhe i lumtur ndërsa thoshte se PD fitoi ende pa nisur procesi i numërimit, sot kreu i PD-së Lulzim Basha i kishte ikur buzëqeshja, por sërish foli për fitore edhe pse me buzë varur. PS deri tani është në avantazh në rang kombëtar por edhe në Tiranë. Megjithatë për Bashën këto nuk kanë rëndësi, pasi shprehet se Aleanca për Ndryshim ka korrur një fitore të madhe, ndërsa  tha se procesi i numërimit po bllokohet nga PS me lojërat që bën. Ai bëri thirrje që komisionerët të vijojnë procesin pa ndërprerje pasi vullneti i popullit është shprehur në ato kuti.

"Së pari, dua të falenderojë të gjithë mediat që keni bërë një punë të jashtëzakonshme duke vazhduar mbulimin nën stop dhe që do të vazhdoni për orët e ardhshme derisa numërimi të mbarojë. Siç e dimë të gjithë, qendrat e para që numërohen të cilat janë të përcaktuara nga partia në pushtet, favorizojnë historikisht partinë në pushtet. Thënë kj, Partia Socialiste ka humbur thellë numrin e votive të numruara në Tiranë, në zonat e mbyllura, në Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, kudo ku janë hapur këto kuti të cilat faktikisht ishin shënuar, sistemi është bërë i tillë me kutitë ku gjoja PS-ja do të ishte më mirë. Kemi të bëjmë me një humbje të thellë të Partisë Socialiste dhe një fitore, një rritje të numrit të votive për Partinë Demokratike, për koalicionin për ndryshim. Ky është fillimi pas kutive që shpresonin ti kishin basion, ku qartësisht janë ndëshkuar siçishte zona 10 në Tiranë, ku Partia Demokratike ka një rritje prej 30% dhe PS-ja ka një rënie prej 200 votash, apo në zonën e Memaliajt, Këlcyrë, Përmet, ku po kështu janë ndëshkuar qartësisht nga qytetarët do të vij dhe radha e kutive të tjera. Por ajo që është e qartë si dritë dielli, është deri sa janë ndëshkuar në ato që I ishin bastione, ne presim që vota për Ndryshim të vazhdojë dhe fitorja e Alencës për Ndryshim të konfirmohet në të gjithë vendin. Çfarë është e rëndësishme tani është që atat që e dinë fare mirë se me projeksionet aktuale, se çfarë i pret në kutitë e tjera, ti lënë lojrat, janë ata që kanë bllokuar numërimin në Kamëz dhe Paskuqan, janë ata që përpiqen të bllokojnë numërimin në Durrës e kudo tjetër. Le të vazhdojnë numërimin sepse vuillneti i popullit është në kuti. Ndaj, thirrja ime ndaj çdo  numëruesi dhe çdo komisioneri është vazhdoni punën sipas ligjit  me përgjegjësi, me seriozitet. Vullneti i popullit është në ato kuti, numërimi do të bëhet në mënyrë strikte dhe rigoroze sipas ligjit dhe unë jam i bindur që ashtu siç janë kthyer në ato që i konsideronin bastionet e tyre ashtu në fund të ketij numërimi ndryshimi do të jetë i prekshëm për të gjithë. Fitorja e Aleancés për Ndryshim është e padiskutueshme, fitorja e Shqipërisë do t'i takojë do shqiptari. Faleminderit!", tha Basha.

Ndonëse PS kryeson bindshëm, edhe kandidati për deputet, Alfred Rushaj nga selia e PD-së tha se në vijueshmëri të procesit të numërimit do të ketë surpriza sipas tij të pakëndshme për kundërshtarët. Si duket deri në numërimin e votave të fundit PD nuk heqë dorë dhe shpreson për përmbysje ndonëse një gjë e tillë duket e pamundur.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:26
Rushaj nga selia e PD: Vazhdimi i numërimit do të ketë surpriza të pakëndshme për kundërshtarët

 

Kandidati për deputet, Alfred Rushaj nga selia e PD-së tha se në vijueshmëri të procesit të numërimit do të ketë surpriza sipas tij të pakëndshme për kundërshtarët. Duke iu bërë thirrje numëruesve që mos të tjetërsojnë votën, Rushaj tha se sot u rikuperuan dy mandate nga ana e PD-së.

“Siç ju kemi thënë që në fillim, numërimi i çdo vote do të konfirmojë vullnetin e shqiptarëve për Ndryshim. Sot, pamë konkretisht se si dy vende u rikuperuan, vende deputetësh. Vazhdimi i numërimit do të ketë të tjera surpriza të pakëndshme për kundërshtarët tanë. Prandaj jam këtu sot për t’u bërë thirrje çdo komisioneri, çdo vëzhguesi, çdo numëruesi të cilës do parti, mos tjetërsoni vullnetin e qytetarëve shqiptar për ndryshim. Ata kanë votuar për ndryshimin, ata presin ndryshimin dhe ne do ju sjellim ndryshimin”, tha Rushaj.

Ora 16:51
Tabaku: Kemi thyer një bastion të majtë, për herë të parë pas 12 vitesh PD bashkë me LSI janë pothuajse 400 vota përpara

 

Në një prononcim për mediat nga dega numër 2 në Tiranë, ish deputetja e PD Jorida Tabaku u shpreh se Partia Demokratike ka rikuperuar pothuajse 2800 vota krahasuar me zgjedhjet e fundit në vitin 2017.

“Jam këtu në degën numër 2, në shkollën “Hoxha Tahsin”, ku po vazhdon numërimi dhe nuk ka patur asnjë moment pushimi. Partia Demokratike në këto momente, kur është numëruar më pak se gjysma e kutive, ka rikuperuar pothuajse 2800 vota krahasuar me zgjedhjet e fundit në vitin 2017. Koalicioni opozitar në degën 2 këtu kryeson për herë të parë pas 12 vitesh.

Ne kemi thyer një bastion të majtë dhe për herë të parë pas 12 vitesh Partia Demokratike bashkë me LSI-in janë pothuajse 400 vota përpara. Trendi do të vazhdojë të jetë i njëjtë. Kemi 40% rritje në secilën prej kutive të votimit që kemi numëruar deri tani dhe besoj siç e shikoni të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike, numëruesit, vëzhguesit, janë këtu në krye të detyrës të interesuar që ky proces të përfundojë sa më shpejtë që Shqipëria të fitoj, Tirana të fitojë” përfundoi Tabaku.

Ora 15:06
Grida Duma: Shqiptarët kanë votuar PD, presim që rezultati final të përcaktojë fitoren (VIDEO)

Ndonëse deri tani rezultatet e numërimit të votave flasin për një kryesim të dukshëm të PS-së, për kandidaten e PD për deputete, Grida Dumën, shqiptarët kanë votuar këtë forcë politike. Në një deklaratë për mediat nga Kavaja, Duma tha se po presin që rezultati final i numërimit të votave, të përcaktojë fitoren e PD.

"Shqiptarët kudo kanë votuar Partinë Demokratike, Aleancën për Ndryshim, ky është fakt që nuk ç’bëhet më. Në Kavajë dhe Rrogozhinë, kemi nisur dhe jemi në përfundim të numërimit, të atyre që quhen njësitë administrative apo ish-komuna, të cilat kanë një rezultat të cilin gati, gati nuk e prisnim.  Ka bastione si Golemi, të cilat Partia Demokratike ka një rritje midis 30 dhe 50% dhe Partia Socialiste ka një rënie të konsiderueshme midis 30 dhe 40%. E pra, nuk e imagjinonim që do t’i drejtoheshim qytetit, Kavajës apo Rrogozhinës me një rezultat të tillë. Pa asnjë dyshim, shqiptarët kanë votuar Partinë Demokratike dhe ndryshimin dhe presim që nga çasti në çast ky rezultat final të përcaktojë dhe fitoren që në fund të këtij numërimi duhet të jetë në fakt i merituar dhe e duhura për shqiptarët. Janë momente në të cilat padyshim komisionerët, djem e vajza, strukturat e Partisë Demokratike, numëruesit padyshim, janë 24 orë pa gjumë, por plotësisht të vendosur që të numërojnë deri në votën e fundit pa humbur asgjë nga ajo që shqiptarët kanë votuar për një rezultat fitore deri në fund. Do të jetë dhe padyshim do të jetë një rezultat i një fitore të jashtëzakonshme që shqiptarët po e presin, që ndryshimi duhet sjellë dhe që padyshim në Kavajë ashtu siç e kam thënë që në momentin e parë sapo të fillojnë  numërimi i kutive të qytetit  ne do të ndjejmë atë  entuziazmin të cilin në fakt çunat e kanë që tani po unë kam bindjen që në orët në vijim ne  do të duartrokasim atë që pritet prej nesh, rezultatin e fitores këtu. Ju faleminderit dhe do të dëgjohemi sërish!", tha Duma.

Ora 14:05
Garo: Në fund të numërimit  fitorja e Aleancës për Ndryshim, do të jetë e madhe! PD po rritet në bastionet e PS (VIDEO)

Zëdhënësja e PD për fushatën, Florian Garo tha se koalicioni PD-AN do të dal fituese në mbyllje të procesit të numërit të votave. Sipas Garos, PD po rritet gjithmonë e më shumë që qendrat që kanë qenë bastion i PS.  Ajo shprehet se qytetarët duhet të tregohen të duruar deri sa të numërohet edhe vota e fundit.

"Numërimi faktik i votave do të ketë vetëm një rezultat: fitore për Aleancën për Ndryshim. Edhe tani, me numërimin e qendrave të votimit që janë qendra kryesore të votimit për PS-në, ne shohim se Aleanca për Ndryshim po sjell rritje të jashtëzakonshme. Prandaj, kini durim! Çdo votë do të numërohet. Çdo zë do të dëgjohet. Ne do të bëjmë gjithçka për të ruajtur pastërtinë e zgjedhjeve. Ne jemi absolutisht të sigurt se në fund të numërimit të gjithë qytetarët e Shqipërisë do të shohin sa e madhe është fitorja jonë.  Qytetarët e Shqipërisë e duan ndryshimin. Qytetarët e Shqipërisë kanë zgjedhur ndryshimin. Ne do të fitojmë qartësisht", tha Garo

Ora 12:37
Këlliçi për Report Tv: Unë do ta njoh rezultatin në zonën time (VIDEO)

Belind Këlliçi, kandidati i PD në zonën e Kombinatit, tha për Report Tv se ai do ta njoh rezultatin që do të dalë nga numërimi i votave. Ai tha se aktualisht PD po njeh rritje në çdo njësi në Tiranë.

"Në 30 kuti që janë hapur jemi kemi rritje, edhe në njësinë 10 është rritur me 30 % dhe PS është ulur me 200 vota, ky është trend edhe për njësitë e tjera. Kam bërë një fushatë korrekte dhe kushdo që ka tentuar të intimidojë qytetarët të blejë vota, unë e kam denoncuar publikisht. Unë të gjithë produktin e fushatë do ta njoh pasi në zonat ku jam unë i dal për zot rezultatit. Aktualisht në Kombinat po numërohen kutitë e bastionit të majtë", tha Këlliçi.

Ora 10:41
PS fiton në njësinë 10 në Tiranë, Tabaku: PD u rrit me 30 %! Socialistët ranë me 200 vota (VIDEO)

Dalja e rezultatit në njësinë 10 në Tiranë ku PS doli forcë fituese, për kandidatën e PD-së për deputete Jorida Tabaku tregon trendin fitues të PD në të gjithë Tiranën.  Tabaku tha se në këtë njësi PD u rrit me 30 % ose 1200 vota, ndërsa PS pësoi rënie me 200 vota.

"Unë dua të falënderoj të gjithë qytetarët e Shqipërisë e veçanërisht ata të Tiranës që dje morën pjesë masivisht në zgjedhje dhe Tirana në fakt po i prin ndryshimit. Rezultatet që erdhën nga dega 10  në Tiranë me votimin elektronik janë të jashtëzakonshme. Partia Demokratike është rritur me 30%, ka një rritje me 1200 vota ndërkohë që Partia Socialiste ka rënë me 200 vota. Unë ftoj të gjithë numëruesit, të gjithë vëzhguesit të vazhdojnë të numërojnë me vendosshmëri. Rezultatet në çdo kuti votimi tregojnë pikërisht këtë trend, Tirana po i prin ndryshimit, Tirana do të vazhdojë të ketë një ditë me diell si ajo e djeshmja dhe unë i  ftoj që të gjithë që të vazhdojmë të numërojmë, të vazhdojmë të ndryshojmë sepse  e ardhmja për Tiranën do të jetë më e mirë. Shqipëria po fiton, Shqipëria po fiton. Ju faleminderit!

Unë mund t’ju përgjigjem të gjitha pyetjeve që ju doni, por besoj se njësia 10 është rezultati më i mirë i  pasqyrës se si do të jetë Tirana. Rënie për Partinë Socialiste me 200 vota dhe rritje për Partinë Demokratike me 1200 vota, rritje 30%. Besoj se me qetësi të gjithë do të kemi edhe rezultatet e tjera në vazhdim", tha Tabaku.

I.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatosi: 27/04/2021 01:34

    Kur bashkohet jugu me shqiperine e mesme,,PS I FITON ZGJEDHJET,,,KJO FORMULE DO VAZHDOJE EDHE 100 VJET,,DERISA TE KRIJOHET NJE OPOZITE E RE ..PRA NJE PARTI E RE SERIOZE SI SIRIZA NE GREQI,,VOTA PER PS ESHTE VOTE KUNDER PD NJE PARTI HAJDUTE DHE KRIMINALE,,VRASJA E MJEKUT NE ELBASAN E VERTETOI EDHE NJE HERE KARAKTERIN KRIMINALO-PSIKOPATIK TE KESAJ BANDE MALOKESH....JEMI NJE KOMB 3 MILION BANORE DHE KEMI PAK NJEREZ TE AFTE PER TE QEVERISUR,, DHE KETA 100 PERSONA TE ZGJUAR QE KEMI I DUAM NE QEVERI....

    Përgjigju
  • Socialisti: 27/04/2021 01:22

    ATY RRI BASHA MOS JEP DOREHEQJE,,BASHKE ME SALI BERISHEN,,TRITAN SHEHUN,,POLLON.IMAMIN,NOKEN,PALOKEN,TABAKUN,,GRIDEN,,,STRAZIMIRIN,,SPAHON,,SALIANJIN,,SE PS ME JU RRI NE QEVERISJE DHE 100 VJET,,AMAN MOS JEP DOREHEQJEN NGA PD,,....

    Përgjigju
  • Me Me: 26/04/2021 14:12

    Po mi Florjana po.. shiko instagramin e je ne rregull ti.. se kuptoj ku e shohin fitoren kta! mir luli fle gjum, po dhe tjeret i ka zene kjo semundja e gjumit e shohin endrra edhe me sy hapur tani..

    Përgjigju
  • Ela: 26/04/2021 14:11

    Ne fund ,aleanca per ndryshim do jete entuziaste se ka fitu nja 2 mise,dhe do ti hapin gropen vetes.po prit mi se ke tiranen e re qe do te ler prapa me 20 mije vota

    Përgjigju
  • Tasa: 26/04/2021 12:45

    Ky esht komplet pall ose don te bej popullin budall akoma se kupton ky se me liken e salen ska me fitu asi her

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja