Ndonëse deri tani rezultatet e numërimit të votave flasin për një kryesim të dukshëm të PS-së, për kandidaten e PD për deputete, Grida Dumën, shqiptarët kanë votuar këtë forcë politike. Në një deklaratë për mediat nga Kavaja, Duma tha se po presin që rezultati final i numërimit të votave, të përcaktojë fitoren e PD.
"Shqiptarët kudo kanë votuar Partinë Demokratike, Aleancën për Ndryshim, ky është fakt që nuk ç’bëhet më. Në Kavajë dhe Rrogozhinë, kemi nisur dhe jemi në përfundim të numërimit, të atyre që quhen njësitë administrative apo ish-komuna, të cilat kanë një rezultat të cilin gati, gati nuk e prisnim. Ka bastione si Golemi, të cilat Partia Demokratike ka një rritje midis 30 dhe 50% dhe Partia Socialiste ka një rënie të konsiderueshme midis 30 dhe 40%. E pra, nuk e imagjinonim që do t’i drejtoheshim qytetit, Kavajës apo Rrogozhinës me një rezultat të tillë. Pa asnjë dyshim, shqiptarët kanë votuar Partinë Demokratike dhe ndryshimin dhe presim që nga çasti në çast ky rezultat final të përcaktojë dhe fitoren që në fund të këtij numërimi duhet të jetë në fakt i merituar dhe e duhura për shqiptarët. Janë momente në të cilat padyshim komisionerët, djem e vajza, strukturat e Partisë Demokratike, numëruesit padyshim, janë 24 orë pa gjumë, por plotësisht të vendosur që të numërojnë deri në votën e fundit pa humbur asgjë nga ajo që shqiptarët kanë votuar për një rezultat fitore deri në fund. Do të jetë dhe padyshim do të jetë një rezultat i një fitore të jashtëzakonshme që shqiptarët po e presin, që ndryshimi duhet sjellë dhe që padyshim në Kavajë ashtu siç e kam thënë që në momentin e parë sapo të fillojnë numërimi i kutive të qytetit ne do të ndjejmë atë entuziazmin të cilin në fakt çunat e kanë që tani po unë kam bindjen që në orët në vijim ne do të duartrokasim atë që pritet prej nesh, rezultatin e fitores këtu. Ju faleminderit dhe do të dëgjohemi sërish!", tha Duma.
Lajmi kryesor:
Basha me buzëqeshje të 'ngrirë' flet për fitore! PD s'heq dorë ndonëse kryeson PS, Rushaj: Vazhdimi i numërimit do ketë surpriza të pakëndshme për kundërshtarët
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4391
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!
25 Dhjetor, 18:53
-
Protesta e Berishës, Faik Basha: Rëndësi ka cilësia, jo numrat! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale
25 Dhjetor, 17:47
-
Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!
24 Dhjetor, 21:06
-
Protesta e PD/ Ngjela për Report Tv: Kur nuk ke mbështetje, krijon akte dhune! Berisha duhet të ikë
24 Dhjetor, 19:11
-
Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?
24 Dhjetor, 18:50
-
Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës
24 Dhjetor, 18:33
-
Përplasja fizike në Kuvend, Luan Baçi i del në mbrojtje Agron Shehajt, kundër Flamur Nokës
24 Dhjetor, 18:31
-
Rrëzohen të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Elezi: Akt tradhtie, Berisha shiti zgjedhjet! Kulluri: Shqiptarët do zgjedhin rreth 20 deputetë
24 Dhjetor, 18:03
-
Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)
24 Dhjetor, 16:59
-
Gjykata Kushtetuese rrëzon ankimimin e partive të vogla për Kodin Zgjedhor: Pretendime të pabazuara, nuk cenohet barazia para ligjit (VENDIMI)
24 Dhjetor, 16:23
-
Protesta e PD-së, Martin Leka në Report Tv: Po kthehet në rutinë, Berisha nuk ka njerëz! Përdor propagandë për të karikuar simpatizantët! Më shumë kishte policë
24 Dhjetor, 13:56
-
‘Propagandë me TikTok-un, por janë kokë e këmbë në EncroChat’, Basha: Më 11 maj të pastrojmë politikën nga të korruptuarit
24 Dhjetor, 12:35