Tani mendoj të mos marr më nga koha juaj dhe t’ju jap ju tani radhët të bëni çdo pyetje ndaj meje.
-Përshëndetje zoti Kryeministër. Në emër të komunitetit të gazetarëve të këtij qyteti, si kryetar i këtij unioni ju uroj mirëseardhjen. Do të them shkurtimisht se Elbasani në sajë të fjalës së dhënë se shtypi është i lirë, sot prezantohet me 5 radio, 3 televizione rajonale, 2 gazeta rajonale, me mbi 30 gazetarë dhe përfaqësohet ne çdo media kombëtare me gazetarë. Komuniteti ruan profesionalizmin. Për fat të mirë mediat janë të zhvilluara, për fat të keq 50 përqind e gazetarëve janë pa kontrata. Raporti i pagave është 1 me 20 dhe një pjesë e mediave ne Shqipëri ka muaj, që nuk paguan gazetarët. Çfarë hapësirash ligjore mund të ketë qeveria që këto probleme ti zbusë?
Kryeministri Berisha: Ju përgëzoj, se kjo pasuri, ky diversitet i mediave, është dëshmi e funksionimit të lirisë. Liri nga më themeloret, sepse pa këtë demokraci nuk mund të ketë kurrë. Fakti se këtu janë disa televizione, radio, gazeta është një zhvillim jashtëzakonisht pozitiv dhe kështu është për vendin në tërësi. Ju siguroj se respekti ynë është i palëkundur në lirinë e fjalës. Në premtimin tim të parë elektoral në 2005 ka qenë heqja e të drejtës të çdo punonjësi të administratës për të paditur mediat, se u bë një mani e çmenduar, një e dy dhe padi në gjykatë. Nuk ka sot nga 2005 e këtej që te jetë dënuar apo ndëshkuar për shkak të një zyrtari të administratës. Kur ka pasur ndonjë rast të tillë inat-çor jam detyruar ti them se kam një premtim elektoral, po të duash tërhiqe padinë, por po të duash ta vazhdosh ik nga administrata. Në njërin aspekt ai ka një problem ligjor, se ai ka të drejtë të padisë, por problemi është se ai është angazhuar në një administratë, e cila është zotuar se nuk do të padisë dhe është respektuar ky parim dhe kjo është e vërteta. Nuk gjen sot një gazetar dhe nuk do gjesh kurrë që të thotë se mora një sms nga kryeministri , përveçse ndonjë përshëndetje, po qe se ndodh, tjetër jo, kurrë. Unë absolutisht jam i vendosur të respektoj lirinë tuaj në mënyrën më të padiskutueshme. Nuk mund të më shkojë mendja se një analist, ose një kronist, apo gazetar thotë një gjë qoftë edhe të paqenë kundër meje, që ndodh jo rrallë dhe i ndjek kamerat kur ju dalin gënjeshtrat në publik, kjo është meritë e kamerave. Imagjinoni ju krahun tjetër. Këto ditë është bërë një betejë me sms ndaj një drejtoreshe shkolle. Ajo u tregua kurajoze dhe e bëri publike, por gazetarët e kanë të përditshme këtë gjë. Fatlume zonja e nderuar, se nuk ka qenë në ndonjë konference se absolutisht do të kishte provuar dhunë fizike prej tij. Po mundet njeriu, zyrtari më i lartë i opozitës të vërsulet ndaj një qytetari?! Ai ka humbur çdo lloj kontrolli. Do t’ju rrëfej një gjë shumë të bukur. Unë në atë shkollë kam mbesën. - Një ditë vjen mbesa në shtëpi dhe më thotë se jam shumë e mëritur. Çfarë ke i them, Sara? - Më thotë se është një mësuese, e cila sa hyn në klasë fillon dhe shan qeverinë. – I them për këtë je mërzitur ti?! Po më tha ajo. – Unë i them se ti për këtë duhet të gëzohesh , sepse për këtë kemi luftuar ne. Unë sot e kësaj dite nuk ia di emrin asaj mësueseje, nuk e di se cila është ajo. Më thanë se është një militante e majtë! Çfarë duhet ti them unë asaj militantet së majtë ! Moj të jetë e majtë. Le të jetë e majtë sa të doje. Ndaj luftuam ne, që njerëzit të shprehin pikëpamjet e tyre. Pastaj i shpjegova mbesës se ata vetë në klasë a janë të angazhuar në forume të ndryshme të PD, PS e partive të tjera? Po më tha ajo. Shumë mirë i thash dhe ajo është mësuese dhe ka këtë të drejtë ashtu si edhe ju. E mora këtë moment, se respekti do të jetë i plotë.
Së dyti për pagat. Këtë modelin e mospagimit të gazetarëve e instaloi Koço (Kokëdhima). Isha në një rreth në një takim me gazetarët dhe një zonjushe më tha; - se dy vjet më mbajti rrogën. Ky model është shumë i dënueshëm i gabueshme. Nëse ata nuk paguajnë të largohen dhe të tjerë marrin përsipër menaxhimin më të mirë më të drejtë. Ne siç e dini kemi hequr taksat, TVSH. E dëgjuat bisedën e Koços, i tha një gazetari do të heqim taksat e TVSH. - Ai i tha se nuk kemi TVSH neve, është e hequr.
Gjithashtu ne jemi të hapur të dialogojmë në mënyrë krejt neutrale me shoqatat tuaja, se çfarë lehtësish të tjera mund të kërkojnë ata për tu ofruar ne. Është gjëja më e gabuar më e pamend, që të mos përpiqesh të zgjerosh hapësirat brenda limiteve të lejueshme të tregut. Ne e shqyrtojmë me shoqatat tuaja, me sinqeritet siç kemi shqyrtuar deri me sot. Na kërkuan heqjen e TVSH dhe e bëmë. E dëgjoj se ankohen pse reklamat janë dhënë në disa Televizione. Ne i kemi dhënë vetëm në televizionet kombëtare, sepse nuk kemi para , po të kishim para do t’jua jepnim të gjithave. Tani në fushatë do tu japim të gjitha. Ne bëjmë trajtim të barabartë kur vjen problemi në rrafshin financiar. Ne nuk bëjmë trysnira, metoda e trysnisë është në palën tjetër. Unë mora shembullin e asaj mësueses, që u tregua guximtare, por po të marrësh dhe të shohësh sms e gazetarëve që ju dërgon ai, është e papranueshme.
-Miratimi i tre ligjeve ka qenë një arenë përplasjesh mes pozitës dhe opozitës për një kohë të gjatë. Kemi një propozim nga opozita nga z. Meta për mbledhjen e parlamentit për miratimin e këtyre tre ligjeve dhe amnistisë fiskale. A do ti përgjigjet Partia Demokratike mbledhjes së parlamentit dhe çfarë inpakti elektoral ka nëse këto tre ligje miratohet, qoftë për Partinë Demokratike, qoftë për Partinë Socialiste?
Kryeministri Berisha: Do të të flas me një gjuhë popullore? Për ata që nuk i votuan dhe i bllokuan tre ligjet, duke e lënë Shqipërinë një vit pa status. Nuk është se ne e kemi rrugën bulevard me lule përpara. Ne si shqiptarë kemi trashëgiminë tonë, që është e vështirë dhe që gradualisht po kapërcehet, por kemi edhe trashëgimi të gjithanshme. Mos mendoni ju se çlirimi i Kosovës ka bërë të lumtur të gjithë qytetarët e të gjitha vendeve të Europës dhe të Botës, jo, absolutisht. Ka bërë shumicën të lumtur, por ka prej tyre, që janë tërbuar nga çlirimi i Kosovës. Ju dhashë një shembull, sepse nuk mund të mohohet se mbi ne vepron një faktor shumë i pafavorshëm, mosnjohja. E kam thënë edhe njëherë , në fillim se tani ka ndryshuar, ata shihnin nga minaret, një gomar rrugës, ndaj bëri edhe foton me gomarin dhe menjëherë na çonin ne në lindje të mesme. Janë një realitet dhe këta nuk janë një pakicë e izoluar në ndonjë fshat. Jo, jo. Këta ekzistojnë, edhe ne kancelarira në funksione të ndryshme. Ekzistojnë në parlamente. Ju patë në Parlamentin Europian se me çfarë tërbimi një grup i vogël u ngrit kundër nesh për liberalizimin e vizave. Vetëm se ishim shqiptarë, për asgjë tjetër. Në këto kushte, ne në rrugën e integrimit, i plotësuam standardet për të marrë statusin dhe komisioni e rekomandoi statusin, me kusht tre ligjet. Ky mori peng vendin dhe tani ky na detyroi që të shkonim drejt referendumit. Referendumi është një kosto prej 5-6 milion euro minimumi, që nuk është pak për taksapaguesit tanë, por prapë për një sistem demokratik do të shkosh pas mjeteve demokratike. Tani ndërroi qëndrim, tha unë do i votoj. Unë kam thirrur parlamentin të enjten për ti votuar. Të flasim hapur ai tani vendosi të shpërlajë fytyrën me ato ujëra që ka krijuar vetë, sepse a ka gjë më absurde, që t’ia mohosh vendit tënd statusin dhe pasi e ke varrosur për një vit të ngrihesh të thuash për votim, sepse statusi ka marrë fund. Nuk ekziston statusi për një vit për shqiptarët, sepse ka një axhendë. Vjen tetori, në tetor rekomandohet, do të pritet mbledhja e dhjetorit, do të vendoset në dhjetor. Në vend që të vendosej në dhjetorin që shkoi. Na dhanë dhe një mundësi të dytë. Na dhanë marsin. Sepse kjo ishte një gjë shumë e paimagjinueshme që të mos votoheshin tre ligjet. Por unë jam këtu ta ftoj edhe njëherë, të votojë amnistinë. Pse? Sepse nuk e bëmë dot amnistinë siç duhet, po për shkak të bllokimit të tij, për 100 vjetorin. Shteti bën amnistira, kjo është në parimin e ndërtimit të shtetit. Shteti ndëshkon, sepse ndëshkon ligji, por shteti edhe fal dhe ne një falje të plotë siç duhet nuk e bëmë dot për 100 vjetorin, le ta bëjmë tani. Me atë ligj që kishim dhe që ata nuk e votuan, unë ju dhashë mundësi atyre që ta votojnë deri ditën e enjte. Mund ta thirrja dhe nesër parlamentin, por mendova se mund të kenë nevojë për diskutim. Por tani çfarë thotë. A ka logjikë, a mundet një zyrtar, që të thotë se unë do fal gjobat nga 1 marsi. Po ti fyen një vend të tërë. Po pse para 1 marsit nuk i fal ti gjobat. Çfarë janë ata para 1 marsit, janë armiq. Nëse fal do ti falësh të gjithë, se nuk ka 1 mars apo 1 prill, mirë që nuk tha para 1 prillit. Ndaj dhe unë e ftoj, sigurisht që ligjet do i votojmë. Janë 6 milion euro që ne shpëtojmë nga referendumi. Inpakti për Partinë Demokratike është vetëm një, shmanget referendumi dhe Partia Demokratike realizon një qëllim, të cilin e ka bërë apel çdo ditë në parlament. Nëse keni ndjekur parlamentin çdo seancë zonja Topalli është shprehur se, -na duhen tre sekonda për të votuar tre ligjet. Ligjet janë në parlament, ligje të ndërmjetësuara nga Komisioni Europian, në çdo pikë kundërshtruese dhe të miratuara nga z. Rama. Pastaj tha jo nuk i votoj dhe doli Fieri. Mori Metën dhe nuk u përmend më Fierin.
-Ju keni bërë prezent kthimin e Kombinati Metalurgjik në zonë të lirë ekonomike. A vazhdon të jetë ky projekt në axhendën 4-vjeçare të qeverisë suaj?
Kryeministri Berisha: Po është shumë e vërtetë. Ai është një projekt për të cilin ju garantoj se kam bërë çdo gjë që kam pasur në dorë. Po pse nuk u realizua? Jam takuar me grupe shumë të fuqishme të zonave të lira, apo të parqeve industriale. Distanca, ishte faktori më kryeso. Më thonin se nuk është i favorshëm për shkak të distancës që ka me portin dhe aeroportin. Tani në shkurtimin e distancës në 20 minuta Tiranë-Elbasan, unë besoj se çdo investitorë, do të jetë i interesuar të investojë në këtë qytet, se këtu pa diskutim ka një krah pune të leverdishëm dhe kushte të leverdishme do të krijojmë. Unë do të bëj gjithçka për krijimin në realitet të atij projekti. Është plotësisht i mundshëm. Zona e lirë e ish-kombinatit do të ndërtohet me vullnetin e qeverisë, për një zonë pa taksa siç janë zonat e lira. Kam besim të madh që tuneli dhe autostrada zhdukin në një mënyrë faktorin jo të favorshëm, distancë. Ky është besimi im.
-Po ndalem tek papunësia. Siç kemi ndjekur fushatën elektorale nga të gjithë kandidatët për deputet në këtë qark, të gjithë premtojnë minimizimin e nivelit të papunësisë në këtë qark, por ende nuk kam dëgjuar ndonjë plan apo strategji konkrete sesi do të realizohet ulja e papunësisë në qarkun e Elbasanit?
- Pyetja e dytë lidhet me pushtetin vendor dhe konkretisht me disa njësi të majta. Të cilat pretendojnë se nga qeveria qendrore iu janë bllokuar qëllimisht fondet ?
Kryeministri Berisha: Punësimi është çështje themelore , por dy momente dua të theksoj. Në besimin tim më të thellë, një nga arritjet më madhore, më të rëndësishme, të këtyre 6 viteve, por sidomos 4 viteve të fundit, ishte shpëtimi i vendit nga kriza. Të jesh i sigurtë se në rast se do na kishte kapur, gjendja në këtë vend, sepse ne nuk e kemi stofin e Greqisë dhe të Italisë, do të kishte degraduar drejt mjerimit. Ndalemi këtu, është çdo institucion serioz botërorë, FMN, Banka Botërore, Banka Europiane për Zhvillim, Komisioni Europian , që të gjitha pohojnë se Shqipëria nuk ra në krizë, rritja u ngadalësua por nuk ra në krizë. Rritja dhe çdo zhvillim ekonomik ka si qëllim final punësimin e njerëzve të lirë. Çfarë thonë këta. Edhe para një muaji në raportin e Komisionit Europian, thotë se në katër vende që patën rritje jashtë eurozonës, njëra është Shqipëria. Nga këto katër vende, vetëm Shqipëria pati një rënie të papunësisë prej 0.5 përqind. Prapë janë 12.8 përqind të papunë. Se ishim 13.8 përqind do të donim të ishim në vlerat e asaj që quhet papunësi fiziologjike, sepse nuk ekziston më në Europë përveç Austrisë, Gjermanisë që është afër niveleve. Pra ky është begraundi, pse ne ia dolëm që të kemi këtë rritje dhe të ulim papunësisë. Nëse ti më pyet mua se cili është shkaku kryesor ? Unë dy them. Shkaku i parë më kryesor qenë reformat që bëmë ne në sistemin fiskal, çdo ulje takse është liri ekonomike, është zgjerim i lirisë së biznesit. Kjo na solli ne në fokus në vëmendjen e të tjerëve. Nëqoftëse të tjerët u përmendje Shqipërinë, ndaleshin dhe nxirrnin pengesa. Ja ku është Statkraf , zbarkoi në Shqipëri gjigandi i Europës. Tjetra, u anëtarësuam në NATO dhe kjo ka një rëndësi shumë të madhe. Vend i sigurtë. Të jesh anëtar i NATO-s paraqet siguri jo vetëm ndërkombëtare, por paraqet siguri edhe të brendshme. NATO është klubi i vendeve demokratike, është aleate e vendeve të tjera. Duhet ta dijë çdo qytetar, çdo zyrtarë se rendi i NATOS, është rendi i lirive të drejtave të qytetarëve, e them këtë për çdo njëri që mund të mendojë se pushteti , mund të vijë nga burime të tjera, përveç lirisë se qytetarëve dhe votës së lirë. Këto dy faktor bëjnë që ne këto 4 vite më të vështira për të tjerët, ne të marrim 4.2 miliard dollarë investime të huaja. Duke ardhur këtu unë kam para shifra të eksporteve.
Të dashur miq.
Në vitin 2205 kemi pasur 66 miliard eksporte. Në vitin 2012 kemi pasur 222 miliard lekë eksporte, i ka banka i keni kudo. Të gjitha këto çfarë janë. Janë vende pune. Çfarë bëmë tjetër ne, sepse ti hedhësh gjërat apriori poshtë, nuk është meritë. Ne nisëm një projekt. Një projekt shumë interesant, grante për bujqësinë. Shkoni ju në Gjergjan, aty gjen një serë mahnitëse, e cila prodhon 6 milion fidanë, por teknologjia absolutisht më e fundit që ekziston. E tërë teknologjia izraelite, klimatizimi holandez, shtretër spanjoll. Katër punëtorë. Pra grantet që ne përdorëm, jo vetëm që ndihmuan 10 përqind familje fshatare, sepse janë subvencionuar 42 mijë fermerë, dhe krijuan dhjetëra e mijëra vende pune, por ato shërbyen edhe si pasqyrë për fermerët e tjerë që kishin mundësi dhe vazhduan të ndërtonin ferma. Nga ne dhe sektori privat. Ne kemi investuar 55 milion dollarë, sektori privat ka investuar të paktën 200 milion. Janë krijuar mbi 100 mijë vende pune gjatë katër viteve që shkuan ndaj dhe papunësia u ul në 0.5 përqind. Ku i kemi ne rezerva. Shumë konkrete. Çfarë bëmë ne. Ne hoqëm taksën mbi çdo lloj kapitali. Në doktrinën ekonomike kjo është ideale. Çfarë thotë parimi, mos takso asgjë tjetër përveç prodhimit, jo makineritë, jo ato që përdoren për prodhimin. Me durim prit të marrësh tek prodhimi se kështu e ndihmon. Ne e bëmë. Nëse ka një rregull të artë ky është rregulli i artë. Unë kam bindje se biznesi do të rritet shumë më tepër me këtë ligj të ri. Çfarë bëmë për fermeret ne? Sërish në funksion të punësimi. Do të trefishojmë grandet. Ju kemi dhënë 56 milion, do tu japim 165 milion. 165 milion dhe sa do të investojë sektori privat? Ne nuk llogarisim të trefishojmë punësimin në bujqësi, jo, sepse ne njohim evolucionin e fermës . Ai prodhonte me katër punëtore 6 mijë fidanë, po të mos kishte atë teknologji do më duheshin të paktën 20 punëtorë. Pra edhe ata do të shkojnë drejt teknologjive më të larta, por ne besojmë dhe jemi të sigurtë se me teknologjinë më të lartë të paktën 30 përqind më shumë do të punësohen në bujqësi. Po marr një tjetër degë. Vetëm në zonën e Librazhdit në kaskadat e ngritura në lumenjtë, janë për tu ndërtuar 52 hidrocentrale. Vetëm në një nga kaskadat mes Kukësit dhe Peshkopisë janë për tu ndërtuar 13 hidrocentrale. Në këtë rreth i bie 80 hidrocentrale për tu ndërtuar. Minimumi do të punësojnë 8 mijë punëtorë, por nëse këtu janë 80, në shkallë vendi janë 363, pra e bazojmë në këtë degë dhe kemi të drejtë ta bazojmë. Ne themi se në këtë degë ne do të punësojmë dyfishin e atyre që janë punësuar. Ku e bazojmë ne? E bazojmë tek teknologjia e lartë. Ju jeni dëshmitarë. Kur ne shpallëm platformën e Shqipërisë Dixhitale, këtu qeshën me ironi, çfarë është kjo? Po ky është realiteti i përditshëm sot , kjo është vetëm një bazë, për të kaluar në një hop të ri të fuqishëm përpara. Nëse kemi 13 mijë të punësuar ne absolutisht do të shkojmë në 26 mijë të punësuar në këtë degë. Shkojmë tek turizmi. Kudo hapet një perspektivë e re turistike, edhe këtu në Elbasan, pak më parë ishte një grup turistësh tek kalaja. Do ketë shumë më tepër. Kudo ka zona turistike të mrekullueshme, por nëse do të ndërtojmë ne rrugën për në Sotirs, cili është ai që nuk do të shkonte të pinte një kafe tek ujëvarat. Apo në Fushë-Strudent , që është një nga më të bukurat që mund të kap syri. Ne po hapim potenciale turistike dhe turizmin nuk është se po e shpikim, turizmi u rrit nga 300 mijë ne 4 milion e 700 mijë. Unë dëgjoja një ditë shokun e autobusit, thoshte kurrë. Po prit more shok. Banka Botërore e thoshte para dhjetë ditësh, se Shqipëria është një nga dhjetë vendet me rritjen më të madhe të turizmit në botë. Ky ka krijuar Shqipërinë jo reale, Shqipërinë e autobusit dhe po ta vësh re çfarë thotë? Çdo që gjë ekziston e mohon. Nuk janë të lirë, këtu mësuesit s’janë të lirë, shtypi nuk është i lirë, paçka se është personi që i bën presion më shumë shtypit, këtu tregu nuk është i lirë, sipas tij këtu asgjë nuk është e lirë. Ne e bazojmë punësimin në bazamentin e atyre që janë realizuar. Në investime. Kemi marrë 4 miliard, nuk them se do të marrim 8 miliard investime, do të marrim 6. Së shpejti merret vendimi për TAP, është projekt i shekullit për Shqipërinë ai. Pas TAP vjen gazifikimi i Shqipërisë , që do ta bëjnë kompaninë në partneritet publik-privat. Do të ketë shumë investime. Shifra 6 miliard është shumë realiste. Në Shqipëri ka me qindra kompani. Nuk kemi akoma gjigand të industrisë së makinave, HI Tech, por ka me qindra kompani të tjera në botë. Çfarë do të bëjmë ne. Për 5 vite nëse Intel, apo BMW, apo Honda, vendosin të ngrenë uzina në Shqipëri, ne do t’ju japim atyre një regjim 5 vjet pa asnjë taks dhe lehtësira të tjera. Ardhja e tyre jo vetëm se punëson, por ardhja e tyre është një shenjë shumë inkurajuese edhe për investitorët e tjerë dhe për zhvillimin e vendit. Pra plani i punësimit realisht është një plan shumë konkret. Plani tjetër bazohet në rritjen e taksave, pikërisht në shkatërrimin e vendeve të punës dhe tani, i kompleksuar keq, thotë se, nuk do të merremi me tatim fitimin , por do të merremi me tatimin e të ardhurave personale dhe me një demagogji u thotë se nuk do të paguajmë mësuesin sa kryeministri. Një mashtrim i mirëfilltë. Mësuesi paguan pesë herë më pak se kryeministri, sepse rroga e mësuesit sot është 4.5 herë më e vogël se rroga e kryeministrit. Ti bën një mashtrim publik këtu, por kjo është rëndë. Ku është rreziku tjetër i madh. Ai thotë se do të paguajnë tatim mbi të ardhurat personale ata që marrin mbi 1.5 milion. Me këtë i këput bizneset e vogla. Çfarë paguan biznesi i vogël sot? 1.5 përqind të xhiros, është taksa më e ulët. Ky thotë do ta heq unë këtë dhe pastaj sesa merr ti e llogarit Koço. Do ti fusë me të ardhura personale. Kur ishte kryetar ai, se njeriu duhet të ketë një lloj integriteti. Kush është ai protestoi para kryeministrisë me uniformë ceremoniale, edhe Qazimi mund të ketë qenë, por se mbaj mend, sepse bëra ligjin që e ndalonte për taksat, sepse ai u çmend shkonte dhe vinte taksat tabelës 800 mijë lekë. Taksën e gjelbërimit, të pastrimit, ai i këputi bizneset. Ligji e lejonte atë ne nivelin 30 përqind. Tani thotë se nuk e kam bërë, por në autobusin mavi ai nuk sheh as vetë se çfarë ka bërë. Absolutisht është shkatërrimtare për vendet e punës. A mund ti besohet një njeriu, i cili trefishoi taksat kur ishte kryetar bashkie, dhe tani thotë se unë do t’ju lumturoj në këtë mënyrë apo atë mënyrë. Kërcënon të gjithë prodhimin. Thotë se do të heq TVSH e vezëve. Por po hoqe TVSh e vezëve, ti je vend që po shkon drejt Bashkimit Evropianë, harroje se mund të diskriminosh Europën , në mënyrë kategorike, se ajo nuk po të diskriminon ajo po të afron. Pra ti shkatërrove të gjithë industrinë e vezëve në Shqipëri dhe e vërteta është se ne prodhojmë mbi 1 miliard vezë. Ky është injorant në koncepte. Ky është projekti ynë dhe përballë është projekti i shokut Rama, i cili e sheh botën nga autobusi i tij mavi. Në asnjë rast nuk ka diskriminim fondesh për bashkitë e majta. Po të jap një rast për bashkinë e Vlorës, e cila drejtohet nga militanti i thekur socialist Shpëtim Gjika, kemi dhënë dyfishim e fondeve që i kemi dhënë kryetarit të bashkisë së kryeqytetit për 100 vjetorin e pavarësisë. Nuk na shkon mendja kurrë të bëjmë dallime partiake. Parimi im është të mos lëmë zona pa investime. Shkojmë diku në takime dhe në një takim një kryetar më thotë se nuk kam marrë asnjë investim, të them të drejtën u mërzita, ia priten shokët e tjerë, sepse nuk ka aplikuar, pasi ju thotë atyre fshatarëve se sa të jetë ai kryeministër unë nuk aplikoj për grante. U kapërcye kjo periudhë, kushdo që aplikon mbi bazën e fizibilitetit merr dhe do të marrë nuk ka dallime. Unë nuk bëj dallime.
-Pyetja e parë ka të bëjë me disa spote elektorale negativiste që ka nxjerrë Partia Socialiste, ku ju ironizojnë juve duke thënë se e vetmja përgjigje që keni për tu kthye njerëzve për problemet e tyre janë rrugët. Sa ju dëmton kjo?
-Vendimet që kanë të bëjnë me vendimet për lehtësirat e taksës fiskale dhe taksën për biznesin e të rinjve, a do të jetë ky një prioritet për qeverinë tuaj?
Kryeministri Berisha: Lidhur me pyetjen e parë. Këta ndoqën një taktikë shumë të veçantë. Nga autobusi mavi, deklaruan në Shkodër se janë ndërtuar gjithsej 550 km rrugë. Kur vetëm në Shkodër, i cili është një qark i madh janë 900 ose 1 mijë km të asfaltuara, të sistemuara, kurse ata u tallën. Imagjino tani ti jap mend unë atij, kur ai kryetar opozite i jep mënd Paulin Sterkaj. Sepse çdo njëri që e njeh Shkodrën nga Ura e Fierzës deri në Velipojë është ndërhyrë, nga Vermoshi deri në Mirditë është ndërhyrë. Mirëpo padia nuk është kurrë argument. Mjafton të marrësh, listën, të marrish buxhetin e rrugëve e kupton se shifra që ne themi 10 mijë është reale dhe është më e madhe. Vetëm Fondi i Zhvillimit me 320 milion dollarë ka 1520 kilometra. Përveç Fondit të Zhvillimit, ne nga 2005 e deri më sot kemi pasur Fondin e granteve Konkurruese dhe më pas Fondin e Zhvillimit të Rajoneve, i cili është një miliard e 50 milion dollarë, ky është fondi të gjitha janë në thesar dhe cilido i lexon këto, kur nuk ka xhama të zinj autobusi. Nuk po marr drejtorinë e rrugëve, por vetëm këto të dyja. Fondi Shqiptar i Zhvillimit me 320 milion dollarë nga ndërtuar mbi 1500 km. Fondi Shqiptarë i Zhvillimit ndërton rrugë rurale, jo akse kryesore. Fondi i Zhvillimit të Rajoneve ndërton rrugë dytësore, e tretësore, të cilave nuk iu shkon kostoja më shumë se 100 mijë dollarë për km, natyrisht jo të gjitha janë për rrugë, këtu janë dhe shkollat janë dhe ujësjellësat. Janë të paktën 70 përqind e tyre rrugë. Po sa janë fonde nga Drejtoria e Rrugëve, shkoni dhe lexoni buxhetin. Çdo vit në çdo buxhet nuk ka qenë asnjëherë nën 500 milion dollarë. Sa vite janë bërë nga 2006 deri në 2013, 7 vite. Atëherë si mund të thuash 1500 km. Atij i është krijuar një sindromë, e cila quhet dromofobi. Ju mund të qeshni, por ju them se sinqeritet se i janë dashur dy vjet që një socialist afër Ramës , që të guxojë të kalojë në Rrugën e Kombit. I binin nga Maqedonia. Sot e kësaj dite nuk ka shkelur njëri prej tyre në rrugën “Murat Toptani”, se e ka fobi atë rrugë,- si nuk e përfundova unë, por përfundoi ky. Tani e ka kap kjo sindromë, bën spote, përpiqet, por rruga pas shkollës dhe energjisë elektrike është gjëja më themelore. Rruga është qytetërim, rruga është biznes, rruga është përfillje. Para tre vjetësh u ngjita drejt Pishajt dhe ata më flisnin Poroçanin si një nga fshatrat më të izoluar dhe prej muajsh ju bllokohej, tani është krejt tjetër. Janë ndërtuar mbi 1300 shkolla, në ujësjellësa është investuar 550 milion dollarë. Pse kjo? Shumë e thjeshtë. Janë dy faktorë. Së pari kemi realizuar gjatë këtyre viteve me uljen e taksave 9.2 miliard dollarë më shumë sesa qeveria paraprake. Këto i përdorim për të dyfishuar rroga dhe pensione, për të bërë Shqipërinë me infrastrukturë moderne. Ia trefishuam kur ishte kryetar bashkie, i trefishoi punonjësit, bëri 5 mijë punonjës dhe të tjerat pastaj , ia jepte Koços për të rënë tavanet. I jepte Koços për të ndërtuar rrugë, që iu dilte asfalti vitin tjetër, ose për të vënë tabela për rrugë që nuk bëheshin asnjëherë. Unë i dëgjoj ata. Ata e kanë krijuar Shqipërinë e gënjeshtër në mendjen e tyre dhe ata absolutisht jetojnë jashtë një realiteti. Kanë një aftësi ta perceptojnë realitetin dhe besojnë ashtu sikundër ai nuk është. Nuk them se është pa vështirësi, pa dhimbje, por është shumë larg të thuash ti se jemi në NATO dhe natë. Se NATO-ja është natë, vetëm një mendje e sëmurë e thotë këtë. Për një komb që ka një histori të dhimbshme, tragjike vetëm atë se thotë kurrë, thotë të paktën se tani çdo gjë që ndërtoj, nuk me prek kush kurrë, sepse kam prapa SHBA, aleancën më të fuqishme të kohës.
-Në një deklaratë të tij para disa ditësh, ambasadori Amerikan ka thënë se e hëna është një rast i mirë për rikompozimin e KQZ. Nga ana juaj kjo deklaratë është kuptuar si një formatim nga e para e KQZ, apo plotësim i vendeve vakante?
-Pyetja e dytë ka të bëjë me vizitën e z. Jonathan Moore në Tiranë. Në dijeninë tuaj, cili është qëllimi i vizitës së tij dhe nëse SHBA do të kërkonte një riformatim të KQZ, cili do të ishte qëndrimi juaj?
Kryeministri Berisha: Një gjë dua t’ju them. Marrëdhëniet e kësaj qeverie me SHBA janë të shkëlqyera. Kjo është absolutisht jashtë çdo lloj diskutimi. Janë marrëdhënie të bazuara në disa parime, që ndajmë sëbashku dhe shumë të garantuara. Këto marrëdhënie kanë një histori. Më brilantet, më emotivet, më të bukurat që në vitet 20 të shtetit shqiptarë. Një nga kënaqësitë e mëdha të jetës sime është mitingu i Xhejms Bejker. Kur erdhi? Ai erdhi në një vend ku propaganda zyrtare 45 vjet kishte derdhur male shpifjesh mbi mendjet e shqiptarëve për atë vend të bekuar. Ato u shkrinë brenda disa muajve dhe e gjithë Shqipëria erdhi në Sheshin “Skënderbej”. E thash këtë si shembull se ku janë marrëdhëniet me Amerikën dhe cilat janë marrëdhëniet e Sali Berishës me Amerikën. Të tjerat pastaj janë partizanllëqe dhe përralla të pa vlera. Ky është qëndrimi. Së dyti, ju e keni parë që gjeja e fundit që unë përmend është eksperienca, e cila më shërben pa diskutim. Pa atë nuk do të isha ky që jam. Eksperienca ime është kjo. Mënyra më e shkëlqyer për të ndërtuar marrëdhëniet e mira me SHBA dhe vendet e lira, është të zbatosh ligjet e vendit tënd. Ato janë të qarta të kristalta. Ligjet e Shqipërisë janë shumë të mira. Janë ligje demokratike. Kështu që unë dëgjoj me shumë respekt mendimet e miqve, por detyra ime është të zbatoj ligjet e vendit tim. Shqipëria ka institucione demokratike, të cilat janë larg të qenurit të përsosura, por nuk ka zëvendësim për to. Kur fillojmë të bëjmë gjykatësin kushtetues , apo kur bëjnë gjykatësin e lartë apo atë të faktit, unë them se nuk respektojnë veten e tyre. Cilido qoftë. Ky është një shtet i bazuar në ligje. Askush nuk ka mandat të interpretojë ligjet e një vendi tjetër . Askush nuk ka mandat të marrë atribute, sepse mënyra sesi funksionojnë qeveritë e vendeve të lira është një mënyrë e mrekullueshme, është një mënyrë transparente. Ndaj dhe nuk mund të behët fjalë për asnjë variant tjetër, përveçse atë që përcakton ligji i vendit, atë që thonë institucionet e vendit. Në këtë kontekst unë garantoj çdo qytetarë shqiptarë se kam mbështetjen e plotë të qeverisë së SHBA, Britanisë së madhe, Gjermanisë, Francës, të të gjitha qeverive të vendeve të lira. Çdo lloj interpretimi, ata të cilët duan ti referohen eksperiencës, dëshmon se është kështu dhe vetëm kështu dhe jo ndryshe. Duke thënë të gjitha këto, unë kam respekt të palëkundur dhe ka një moment që unë respektin tim e kam shumë real. Pse e kam real respektin? Se ndihma e miqve ka qene jashtëzakonshme e paimagjinueshme. Qytetarët e ndiejnë, por unë e ndiej më shumë. Z.Jonathan Moore është një mik real i shqiptarëve , i mirëseardhur, vjen nesër në mos gaboj dhe do të kem një takim shumë të mirë më te. Z.Moore më vjen mirë që vjen. Pse vjen? Vjen si dëshmi e vlerësimit dhe interesit për një Shqipëri, që ecën drejt zhvillimit, drejt afrimit me Integrimin Europian. Qeveria Amerikane ka bërë gjithçka për statusin dhe integrimin tonë. Ka bërë thirrje për votimin e tre ligjeve disa herë. Thirrja e Hillari Klinton kur ishte këtu. Nuk ka mbajtur njëri fjalim në këtë tokë më miqësor sesa Hillari Klinton. E turpshme ai zotëria sa nuk tha se pas takimit mori leksione nga unë. Qeveria Amerikane e shprehu të qartë qëndrimin e sekretares Klinton për integrimin.
-Aktualisht në qytetin e Elbasanit një person humbi jetën nga kanceri si rezultat i ndotjes së metalurgjikut dhe mos pasjes së një landfilli për grumbullimin e mbetjeve në qytet. Dhe sa mandate do t’ju duhen juve për ndërtimin e një landfilli dhe uljen e ndotjes së qytetit?
Kryeministri Berisha: Pyetje e drejtë. Unë dua të informoj median tuaj dhe qytetarët e Elbasanit se është bërë projekti, është garantuar fondi dhe do të ndërtohet landfilli i Paprit. Prittë tenderi dhe financimi. Ka pasur një diskutim me bashkinë që kërkonte një nga vaskat e metalurgjikut, por ajo varroste idenë e zonës së lirë.
-PD hyn në këtë fushatë me një koalicion. Në zgjedhjet e kaluara jeni treguar dorëlëshuar ndaj aleatëve në vota në këto zgjedhje pritet e njëjta gjë?
Kryeministri Berisha: Kjo formë koalicioni është forma më e plotë që është bërë brenda këtij ligji. Unë aleatin e kam aleat. Këto janë aleat të spektrit tim. Nuk kam veçse kënaqësi që jam në koalicion me ta. Nuk kam bërë atë që bënë të tjerët që i morën një nga një dhe pastaj i mashtruan, pa asnjë lloj mbështetje. Unë atë se bëj kurrë. Është një koalicion më i gjërë që kam bërë. Kam respektuar marrëveshjen, kryetarët e shumë partive janë në listë. Nuk është sekret . Ai që ka pas 10 mijë vota është futur në listë. 10 mijë vota është çmimi i një deputeti. Riskun e kam marrë vetë dhe nuk jua kam lënë atyre. Ky ka qenë koalicioni më i ndershëm që mund të bëhet. Nga ana tjetër ftoj çdo qytetar, ndjekës, mbështetës të PD, të votojë numrin 44 të votojë Partinë Demokratike. Ne hyjmë në këto zgjedhje pa asnjë borxh ndaj askujt. Ndaj aleatët të bëjnë gjithçka për të marrë votat e veta, nuk bëj as edhe një përpjekje për të marrë qoftë edhe një votë të dikujt tjetër. Por ftoj çdo mbështetës të PD të votojë numrin 44. Këtë numër të mbarë të pakrahasueshme, numri i fitores.
-Në një prononcim që ka bërë z. Blushi në cilësinë e kryesuesit të listës së PS, është shprehur për mungesë fondesh të qeverisë nga bashkia?
Kryeministri Berisha: Blushi është një nga personazhet më komplekse. Po të dini ju historikun e vërtetë pse erdhi në Elbasan, e vërteta absolute është se erdhi gjysmë internim. Historia do të dalë. Shkaku i vërtetë i përfundimit të tij në Elbasan. Pse iku nga Korça dhe çlidhje ka kjo me drekën e prishur etj. Këto nuk janë objekt i kësaj konference. Këto natyrisht publiku do ti marrë vesh. Është shumë kompleks. Blushi ka dy cilësi. Dy gjëra i ka të lindura ai. Njërën ka pabesia, të kërkosh besim tek Blushi është njëlloj si të kërkosh eskimez në shkretëtirë. Harrojeni se mund të gjeni. Ka qenë gazetar në RD ai e kam pasur në parti unë atë. E dyta, fuqia e tij trilluese është e pakufishme. Elbasani dhe kryetari i bashkisë ka marrë shumë më tepër dhe e ka pohuar vete shtimin e fondeve nga qeveria e këtij koalicioni dhe më parë. Edi Rama ka marrë trefishin. Nuk di konkretisht numra për këtu, por këta i shndërruan bashkitë në sipërmarrje të partisë. Nuk kemi ne autoritet të ndërtojmë nga Bashkia, por fondet i kemi dhënë, a janë bërë investime a janë bërë rrugë. Po pse duhet ti besoj Blushit, kur nuk e thotë Qazimi. Se nuk e kam dëgjuar kryetarin e bashkisë të thotë se s’më keni dhënë fonde. Tani do ta nxjerrin atë po s’ka rëndësi. Gjersa nuk e ka bërë deri tani do të thotë se nuk qëndron. Por atë e ndjek përjetë problemi i drekës. Për punën e teserës. Mos kujto se vuan për këtë punë. Por këtë e ka thënë ai. Nëse Berisha do bëjë tunelin unë do marr teserën e PD. Tani më vuri pak në vështirësi ai mua. Pse më vuri në vështirësi? Sepse janë kthyer tek unë të gjithë ata që kanë ikur më parë, tani që ti them unë, ti Blush bën përjashtim e krijoj armik atë.
***
Në fund të bashkëbisedimit, Unioni i Gazetarëve të Elbasanit në respekt të fjalës së lirë i ka dhënë një çertifikatë nderimit kryeministrit Berisha.
“Çertifikatë
Prof. Dr. Sali Berisha
Titulli i Mirënjohjes me motivacionin:
Për kontributin, vlerësimin, mbështetjen intelektuale dhe politike për komunitetin e gazetarëve të Elbasanit”.
***
Unë ju falenderoj shumë dhe e marr këtë si një detyrim timin, për të bërë gjithçka, për të qëndruar në anën tuaj, në anën e fjalës së lirë, për të qenë një mik i juaji pavarësisht se mund të ndajmë pikëpamje të ndryshme dhe kjo është gjëja më normal. Për të respektuar në mënyrë të palëkundur, të vendosur qëndrimet tuaja, opinionet cilado qofshin ato.”