Dialogu politik i paralajmëruar mes Prishtinës dhe Beogradit duket se nuk do ta rikompozojë Qeverinë e Kosovës.

Gazeta `Express` shkruan se vjeshta mund të sjellë zgjedhje të jashtëzakonshme në Kosovë. 

Sipas kësaj gazete, nëse partitë kryesore nuk pranojnë të bëhen pjesë e bisedimeve me Beogradin, atëherë kryeministri Hashim Thaçi do të kërkojë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. 

Ndërkaq, burime të gazetës bëjnë të ditur se aktualisht po ushtrohet trysni mbi faktorët kryesorë politikë për ta pranuar këtë zgjidhje, në mënyrë që t`i hapet rrugë dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit. 

/rg/shqiptarja.com/