Puna që po bën policia e shtetit në bashkëpunim me ICITAP është pasqyruar në një takim të zhvilluar mes drejtorit të përgjithshëm të policisë Haki Çako dhe drejtorit të këtij institucioni në Shqipëri. 

Drejtori i policisë Çako i shprehu Miller, vlerësimet më pozitive për ekipin e ICITAP-it në vendin tonë dhe për bashkëpunimin me strukturat e policisë.

Hako e ka njohur drejtorin Miller me sfidat e punës së policisë në luftën kundër kriminalitetit dhe jo vetëm, duke i shprehur vlerësim për mbështetjen që ICITAP në Shqipëri i ka dhënë një shtysë shumë të madhe zhvillimit të teknologjisë dhe informacionit, në Policinë e Shtetit. 

Nga ana tjetër, drejtori i përgjithshëm Miller ka theksuar se fokusimi dhe orientimi i policisë është në drejtimin e duhur dhe do te vazhdojë të ketë mbështetjen e ICITAP duke mos u kushtëzuar nga limitet kohore në të ardhmen.

ICITAP është institucioni Ndërkombëtar i Ndihmës e Trajnimit të Hetimit Kriminal i Shteteve të Bashkuara i atashuar, tashmë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.

Redaksia Online
(s.m/ Shqiptarja.com)