Bashkëpunimi Itali-Shqipëri-Mal i Zi
Gjosha: Ka impakt të drejtpërdrejtë

Bashkëpunimi Itali-Shqipëri-Mal i Zi<br />Gjosha: Ka impakt të drejtpërdrejtë

Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha mori pjesë në aktivitetin e organizuar për lançimin e Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Itali- Shqipëri- Mal i Zi. Ky aktivitet u zhvillua në Bari të Italisë.
 
Në fjalën e saj Ministrja Gjosha u shpreh se të tre vendet kanë një histori të gjatë marrëdhëniesh me njëra-tjetrën, bashkëpunim të ngushtë në fusha të ndryshme, shkëmbime të ngushta tregtare
 
por edhe një përfshirje të kënaqshme të përbashkët në programet, projektet dhe iniciativat e financuara nga BE-ja.
 
“Unë besoj se asistenca e BE-së, e ofruar nëpërmjet Programit të CBC Itali- Shqipëri- Mal i Zi, do të forcojë marrëdhëniet midis shteteve pjesëmarrëse, dhe do të ndikojë ndjeshëm në nivel vendor dhe rajonal. Përtej dimensionit ekonomik, që në vetvete është shumë i rëndësishëm për të zvogëluar disbalancat e zhvillimit, ndikimi i Programit do të jetë thelbësor për krijimin e urave të bashkëpunimit midis rajoneve dhe komuniteteve vendore”, tha Ministrja Gjosha.
 
Ministrja Gjosha nënvizoi se Programi i Bashkëpunimit Territorial Itali- Shqipëri- Mal i Zi do të sjellë përfitime dhe rezultate të prekshme për qytetarët.
 
“Financimi i projekteve në fusha të tilla si: mjedisi, konkurrenca, inovacioni, trashëgimia kulturore dhe natyrore, e transport të qëndrueshëm, me një shumë totale financimi që arrin rreth 92 milion euro, patjetër që do të sjellë ndryshime për shoqëri më të shëndetshme, më të mirë dhe më konkurruese”, tha Ministrja.
 
Ministrja u shpreh se ky Program ka një detyrë të rëndësishme që të sjellë vlera të shtuara për zbatimin e Strategjisë së BE-së për Rajonin e Adriatikut dhe Jonit (EUSAIR), dhe të gjithë ne duhet ta marrim në konsideratë kur të dorëzojmë dhe miratojmë projekte në kuadër të këtij programi. Ne duhet të ndërmarrim bashkërisht të gjitha masat e nevojshme për ta bërë këtë Program një shtysë politikash dhe inovator qeverisjeje që mbështet integrimin europian.

klajda gjosha

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë