Bashkëpunoi me ISIS, dënohet me
20 vite burg shqiptari nga Kosova 

Bashkëpunoi me ISIS, dënohet me<br />20 vite burg shqiptari nga Kosova 
Ardit Ferizi, 20 vjeç, nga Kosova është dënuar me 20 vite burg për vjedhje të të dhënave personale të mbi 1000 pjesëtarëve të ushtrisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe kalimin e tyre te militantët e Shtetit Islamik.

Shqiptari i Kosovës është arrestuar në Malajzi vitin e kaluar dhe është ekstraduar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 20-vjeçari e ka pranuar fajësinë në gjykatën federale të Virxhinias, në muajin qershor.

“Ky rast paraqet herën e parë që kemi parë një kërcënim shumë real dhe të rrezikshëm për sigurinë kombëtare, i cili ka rezultuar nga kombinimi i terrorizmit dhe shkeljeve kibernetike”, tha Departamenti amerikan i Drejtësisë.
 
Ferizi, vitin e kaluar, ka depërtuar në të dhënat e një kompanie private dhe ka siguruar emrat, fjalëkalimet e emaileve dhe numrat e telefonit të 1,351 ushtarëve dhe zyrtarëve amerikanë.

Më pas Shteti Islamik i ka publikuar këto të dhëna në Tëitter së bashku më kërcënimet kundër ushtarëve. 

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri