'Bashkë me Bashën do ta çonim LSI-në për skrap', Luan Rama i përgjigjet Kryeministrit: Nuk ta kemi fajin ne

Deklaratën e djeshme të Kryeministrit Rama se bashkë me Bashën kishin një plan për ta çuar LSI-në për skrap në selinë e partisë që drejton Monika Kryemadhi, duket se nuk e kanë lënë vetëm me reagimin e kryetares.

Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama i ka bërë thirrje Kryeministrit që të mos merret me Lëvizjen Socialiste për Integrim, por me punët dhe hallet e shqiptarëve.

"Sikurse e keni vënë re, motra dhe vëllezër, prej ditësh Kryeministri vetë, por me porosi dhe me urdhër të tij, edhe çeta e eunukëve të tij të pushtetit, nuk po e ndajnë nga goja refrenin e dëshirës së tyre paranojake për të zhbërë LSI-në dhe siç thotë Kryeministri i kompleksuar dhe i frikësuar: ‘për ta çuar atë për skrap!’ Natyrisht gjuha e urrejtjes, mllefi dhe armiqësia ndaj një pjese të shqiptarëve, siç është armata e gjerëve e anëtarëve, mbështetësve, votuesve dhe simpatizantëve të LSI-së, nuk është një gjë e re në karakterin e Kryeministrit dhe as në natyrën e tij", tha ai.

Luan Rama tha se duke u marrë me Lëvizjen Socialiste për Integrim, me anëtarët, me simpatizantët, me votuesit e saj të shumtë, Edi Rama nuk mund ta fshehë dështimin e tij në qeverisje.

"Edi Ramës nuk ia ka fajin LSI-a, Edi Ramës ia ka fajin babëzia. Edi Ramës nuk ia ka fajin LSI-a, por Edi Ramës ia ka fajin ligësia, ligësia e shprehur edhe përmes gjuhës së tij të urrejtjes dhe të armiqësisë, për të përveçuar një pjesë të shqiptarëve e për të ndërsyer ndaj tyre pjesën tjetër. Kjo është filozofia politike, ky është karakteri i Edi Ramës, duke qenë se tha që më 25 prill shqiptarët do të zgjedhin karakterin. Po, Edi Rama nuk ka probleme me LSI-në, Edi Rama ka probleme me demokracinë. Edi Rama ka probleme me integrimin evropian të Shqipërisë, të cilin e ka zënë peng, e ka bllokuar dhe sabotuar. Edi Rama nuk ka probleme me LSI-në, Edi Rama ka probleme me Shqipërinë, ndaj Shqipëria mezi pret 25 prillin për të larë njëherë e mirë problemet dhe hesapet me Edi Ramën", tha ndër të tjera Luan Rama.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se LSI sipas tij është një sistem që duhet çmontuar. Ai më tej ka shtuar se bashkë me Bashën do e çonin për skrap por ai e ka “tradhtuar”, pasi tashmë sipas kryeministri, kryedemokrati  është pjesë e SHPK por në minorancë. Në reagimin e saj pak pas deklaratës së Ramës, Monika Kryemadhi tha se LSI do ta çojë Ramën në azil se i vjen keq për të. Sipas saj ai po shkon vetë për skrap dhe se shqiptarët s'do ta votojnë më 25 prill. Ndërkohë që  vetë Basha i është përgjigjur Ramës me batuta, duke mos e mohuar deklaratën e Kryeministrit. 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?