Bashkë për digjitalizimin e turizmit dhe mjedisit

Vodafone Albania dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit nënshkruan sot marrëveshjen e bashkëpunimit “Për zhvillimin e qëndrueshëm mjedisor dhe promovimin e turizmit në Shqipëri”.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje, që u nënshkrua nga Drejtoresha e Përgjithshme e Vodafone Albania, Katia Stathaki dhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, është angazhimi dhe promovimi i nismave e programeve gjithëpërfshirëse turistike e mjedisore, që do të ndërmerren nga palët, bazuar në teknologjitë dhe veprimtarinë e Vodafone Albania në të gjithë Shqipërinë.

Në fjalën e saj, Drejtoresha e Vodafone Albania, Katia Stathaki, theksoi se Vodafone kakontribuar në promovimin e Shqipërisë për 21 vite, nëpërmjet rrjetit Vodafone, i cili lidh njerëzit.

“Vodafone ka kontribuar në promovimin e Shqipërisë për 21 vite, nëpërmjet rrjetit Vodafone, i cili lidh njerëzitnga Vermoshi në Konispol. Përmes këtij memorandumi hedhim një hap përpara, duke vënë kanalet tona në dispozicion të promovimit të mundësive të mrekullueshme që Shqipëria ka mundësi t’u ofrojë turistëve. Por sot jemi këtu edhe për mjedisin. Projekti ynë më i ri është pikërisht riciklimi i baterive konsumatorë”, tha Stathaki.

Ndërkohë ministrja e Turizmit dhe Mjedisit u shpreh se i është dukur fantastike ideja e këtij bashkëpunimi mes ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe rrjetit Vodafone.

“Ne e përdorim telefoninë mobile për të folur me njëri-tjetrin, por është fantastik ky bashkim që kemi këtu sot, për ta bërë Vodafone-in edhe një mjet komunikimi mes vendeve. M’u duk fantastike ideja se si ne mund të bashkëpunojmë, si në sektorin e mjedisit, edhe në atë të turizmit, në radhë të parë për të promovuar Shqipërinë turistike. Jam e mbresuar shumë pozitivisht edhe nga dimensioni mjedisor që përpiqeni të zhvilloni si Vodafone, duke ju falenderuar për mbështetjen që i keni bërë edhe planit të pastrimit kombëtar”, tha ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

Programet që përfshihen në këtë marrëveshje bashkëpunimi kanë si qëllim të kontribuojnë në zhvillimin dhe mbrojtjen e një mjedisi e planeti të qëndrueshëm, nëpërmjet fushatës #switchtogreen (disa nga aktivitetet që do të zhvillohen në kuadër të këtij programi janë “Dita e Tokës”, ndalimi i qeseve plastike, zhvillimi i kartave Vodafone ECO-SIM me material të riciklueshëm); do të promovojnë, përmes teknologjisë e shërbimeve që ofron Vodafone Albania, turizmin në Shqipëri si dhe identifikimin e “perlave të fshehura” në vendin tonë, jo vetëm nga të huajt, por edhe nga shtetasit shqiptarë (fushatat do të jenë digjitale, por dhe duke qenë të pranishëm në pika kyçe turistike, nëpërmjet ofrimit të paketave Tourist Pack; do të ndërgjegjësojnë qytetarët për riciklimin e baterive familjare sipas parametrave dhe rregullave evropiane (pogrami do të pilotohet në 48 dyqane të Vodafone, në Tiranë dhe Elbasan, e do të zgjerohet më tej në të gjithë Shqipërinë).

Digjitalizimi i industrisë së turizmit në Shqipëri, në kuadër të zhvillimit ekonomik e përmirësimit të cilësisë së jetës, është misioni që po bën bashkë Vodafone Albania dhe Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit është e angazhuar për hartimin dhe zbatimin e politikave që synojnë zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit dhe promovimin e vendit si një destinacion turistik tërheqës.

Vodafone Albania angazhohet të mbështesë Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, të prezantuara nga Kombet e Bashkuara, duke e vendosur teknologjinë në shërbim të realizimit të objektivave për një të ardhme më të mirë.

E.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK