Lajm i trishtë nga Franca. Ish-futbollisti kamerunas Modeste M'Bami ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare pas një ataku kardiak mëngjesin e kësaj të shtune. Familjarët e tij konfirmuan për mediat në Francë se M'Bami ndërroi jetë në banesën e tij në Le Havre në mënyrë të papritur. Pjesë e klubeve se PSG dhe Marseille, mbrojtësi që luante edhe në mesin e fushës është kujtuar nga klubet e tij.
M'Bami kishte veshur ngjyrat e PSG (2003-2006) dhe OM (2006-2009). Medalist i artë në Lojërat Olimpike në vitin 2000 me Kamerunin, M’Bami gjithashtu fitoi dy Kupa franceze me PSG-në (2004 dhe 2006). M’Bami ishte bashkëlojtar edhe me ish-kapitenin e Shqipërisë, Lorik Cana.