Bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit? Meta: Pse Autoriteti nuk më thërriti kur kishte bindjen që jam unë? Parlamenti do të zhvendosë vëmendjen nga afera e inceneratorëve

 

Ilir Meta është pyetur në konferencë për mediat për faktin se i doli emri në dosjen e Autoritetit të Dosjeve si ish bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Meta ngre pyetjen përse se kërkoi autoriteti i dosjeve por kërkoi me urgjencë ndrshim të ligjit dhe theksoi se ka kaluar të gjitha filtrat e pastërtisë. Ndër të tjera shtoi se njeh rreth 40-50 persona me identitetin Ilir Metaj. Përvec kësa shtoi se parlamenti u ngrit në këmbë pasi ka qëllimin e vetëm për të spostuar vëmendjen nga afera e inceneratorëve.

“I.M qenka ky njeri që në mars të 92 është bërë deputet dhe i është përfshirë të gjitha filtrave të të gjitha kohërave, që nga koha e Berishës e më pas e Fatos Nanos përfshirë edhe autoritetit të tanishëm. Çfarë i kushtonte këtij Autoritetit të thërriste I.M. meqë kishte bindjen që është Ilir Meta që në fakt është Ilir Rexhep Metaj sepse unë kam baba. Nuk jam as president, as deputet, pse u dashka bërë me urgjencë një ligj i posaçëm? A ka njeri që e beson këtë gjë? Patjetër u ngrit parlamenti në këmbë. Po cili parlament? Ai me në krye zonjën Nikolla apo Lindita e Ramës që përdoret për të spostuar vëmendjen nga afera e inceneratorëve ku do përvëlohen të gjithë si minjtë në furrën e drejtësisë dhe nga aferat e tjera të zeza përfshirë Detin.

Qenka shqetësuar se ka ardhur një letër anonime dhe urgjencë e madhe. Cili Parlament është shqetësuar? Pikërisht ky që falsifikoi edhe firmën e kryetarit të parlamentit në një moment të rëndësishëm kur parlamenti i vjetër dhe i ri vazhdonte gjyqin në Gjykatën Kushtetuese. Ishte kjo Lindita që përdoret për nevojat personale të hallexhiut për të shmangur vëmendjen. Sa I.M kanë qenë në Fakultetin e Ekonomisë, ata e dinë shumë mirë këtë gjë. Unë në atë kohë kam qenë vetëm sekretar i rinisë së Fakultetit të Ekonomisë se isha thuajse me të gjitha 10 dhe kisha aftësi si lider. Njoh nja 40-50 Ilir Metaj, njëri është deputet. Në klasë kam pasur edhe një Ilir Metaj.

Autoriteti ka përgjegjësi të madhe se për nevoja personale të Edi Ramës shkatërron besimin në publik dhe krijon shqetësime te shumë njerëz dhe ky është problem i Autoritetit të Dosjeve. Dua të siguroj qytetarët që Ilir Meta është këtu pas 30 vitesh angazhimi politik se ka qenë, është dhe do të jetë i pastër në ndërgjegjen e tij dhe në të vërtetat e tij, por do të vijojë edhe 30-40 vite të tjera. Ëndrra ime tani është të bëhem kryetar i Referendumit”, tha Meta.


Lajmi kryesor:

I doli emri si bashkëpunëtor i Sigurimit, Meta: Autoriteti i Dosjeve po manipulon dhe po kriminalizon dosjet! Po zhvendosin vëmendjen nga afera e inceneratorëve


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve