I doli emri si bashkëpunëtor i Sigurimit, Meta: Autoriteti i Dosjeve po manipulon dhe po kriminalizon dosjet! Po zhvendosin vëmendjen nga afera e inceneratorëve

Ilir Meta e ka konsideruar Autoritetin e Dosjeve si një Autoriteti i Manipulimit dhe Kriminalitetit i cili po përdoret për qëllime propagandistike në funksion që qeverisë. Kjo ishte përgjigja e Ilir Metës pas përmendjes së emrit të tij në dosjen e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit, si bashkëpunëtor në një nga dosjet e sigurimit. Në një konferencë për mediat, Ilir Meta tha se parlamenti u ngrit në këmbë pasi ka si qëllim të vetëm për të spostuar vëmendjen nga afera e inceneratorëve. Kryetari i Partisë së Lirisë, tha se ka kaluar të gjitha filtrat e pastërtisë ndërsa ngriti dyshime se më këtë emër ka edhe shumë persona të tjerë.

‘Është për të ardhur keq që Autoritetin e Manipulimit dhe Krimininalitetin e Dosjeve, ato e dinë shumë mirë se sa e manipuluar është në atë dosje që thonë ato. Me një email anonim elektronik që jam i sigurt që do gajaseni të gjithë kur të bëhet publik.’- tha Meta.

Me një gjuhë të ashpër, Ilir Meta iu përgjigj edhe kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, e cila tha se të dhënat e Autoritetit të Dosjeve që i janë vënë në dispozicion Kuvendit janë ‘tronditëse’. I pyetur nëse ka pasur ndonjë komunikim me Nikollën, Meta tha se nuk flet me atë ‘pulë të Kuvendit’, ndërsa e cilësoi si pa personalitet. Në fund të fjalës së tij Ilir Meta u shpreh i vendosur se askush nuk do ta shpërqendrojë nga revolucioni anti-korrupsion që ka ndërmarrë tashmë nën drejtimin e Partisë së Lirisë.

Report Tv siguroi sot dokumentin ekskluziv të Autoritetit të Dosjeve që zbulon se Ilir Meta është politikani i lartë i Shtetit që përmendet në dosjen e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit. Në dokumentin e ekskluziv të Autoritetit të Dosjeve të siguruar nga Report Tv thuhet se ish-presidenti Meta rezulton bashkëpunëtor i Sigurimit të shtetit dhe nëse verifikimi i Metës do të bëhej sot certifikata e pastërtisë së tij do të ishte ndryshe. Autoriteti i Dosjeve i kërkon Kuvendit të Shqipërisë që të verifikohen politikanët që dolën në të pastër në Komisionet në vitet '90. Autoriteti i Dosjeve, me qëllim që situata të tilla të mos përsëriten më, kërkojnë miratimin e propozimit për disa ndryshime në Kodin Zgjedhor të Shqipërisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:04
Reagimet për Ilir Metën bashkëpunëtor i ish Sigurimit, Autoriteti i Dosjeve: Të interesuarit të ndjekin rrugën ligjore për informim

Pas reagimeve të ndryshme për personin I.M, që është Ilir Meta, se ka bashkëpunëtor i Ish-Sigurimit të Shtetit, gjë e cila mohohet nga Partia e Lirisë, ka ardhur një tjetër deklaratë e autoritetit të dosjeve. Autoriteti i Dosjeve fton të gjithë të interesuarit të ndjekin rrugën ligjore për informim për këtë çështje dhe se ky institucion verifikon me përgjegjësi profesionale çdo pretendim mbi materiale të referuara apo kërkuara.

“Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit doli me njoftim zyrtar më 26 korrik, mbi problematikat në verifikimin e pastërtisë së figurës së zyrtarëve, funksionarëve të lartë publikë dhe të zgjedhurve qendrorë e vendorë, informacione që iu përcollën, me propozimet përkatëse, Kuvendit të Shqipërisë.

Gjatë kësaj kohe, kanë qarkulluar shumë interpretime mbi informacionin e përcjellë nga institucioni. Autoriteti përgënjeshtron lajmet që referojnë vendime dhe dosje të shtetasve të ndryshëm, (si ai nr. 227, datë 27.05.2022) pjesë e punës së përditshme, të publikuara rregullisht në faqen zyrtare.

Institucioni fton të gjithë të interesuarit të ndjekin rrugën ligjore për informim, bazuar në ligjin nr. 119/2014, “Për të drejtën e informimit” dhe ligjin nr. 45/2015, i ndryshuar. Të drejtën e informimit për dosje të ish-Sigurimit të Shtetit mund ta ushtrojë çdo palë e prekur apo e përmendur. Autoriteti verifikon me përgjegjësi profesionale çdo pretendim mbi materiale të referuara apo kërkuara. Aktualisht, institucioni po trajton për përgjigje kërkesat për informim mbi njoftimin e datës 26 korrik.

Autoriteti nuk ndikohet në ushtrimin e veprimtarisë së tij për informim dhe vijon punën, bazuar në ligjshmëri, transparencë, mbrojtje të së drejtës për jetë private dhe të dhënave personale, mbrojtje të të dhënave që përbëjnë informacion të klasifikuar dhe bashkëpunim mes institucioneve shtetërore.

Institucioni është në pritje të ndryshimeve ligjore të propozuara, për të kryer kërkimet dhe verifikimet përkatëse për rastet, që do të marrin kohën e tyre të trajtimit. Rastet e referuara Kuvendit nuk janë objekt verifikimi, për shkak të pengesës ligjore të cituar më herët”, thuhet në reagimin e Autoritetit të Dosjeve.

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit deklaroi se mbetet në pritje të ndryshimeve ligjore të propozuara. Kjo, për të kryer kërkimet dhe verifikimet përkatëse për rastet, që do të marrin kohën e tyre të trajtimit. Sipas institucionit, rastet e referuara Kuvendit nuk janë objekt verifikimi, për shkak të pengesës ligjore.

Reagimi i Autoriteti i Dosjeve
Ora 14:11
Meta: Kujtojnë se me përralla do shpërqendrojnë Ilir Metën! Për inceneratorët nuk do u shqitet Monika

 

Ilir Meta thotë se Autoriteti i Dosjeve po përdoret qëllimisht nga qeveria si instrument për propagandistike. Duke i cilësuar si përralla faktin që emri i tij doli në letrën e Autoritetit të Dosjeve si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shteti, Meta tha se atë nuk do ta shpërqendrojnë nga puna që ka nisur tashmë në drejtimin e Partisë së Lirisë.

‘Nuk ekziston për mua autoriteti i Dosjeve është autoriteti i Manipulimit dhe Kriminalizmit të Dosjeve. Emrat e tyre do të gdhenden në shtyllën e turpit. Kjo po bëhet për nevojat e një të marri që është edhe i sëmurë psiqik, qenka shqetësuar regjimi i i patronazhistëve se paska ardhur një email se I.M duhet të jetë Ilir Meta se paska dëmtuar dikë në ’88 apo ’89. Ku ka më autoritet dosjesh. Kush i ka penguar në çdo kohë. Nuk i ka penguar askush, ato i dinë shumë mirë. Për këtë lojë do ta mbajnë ato përgjegjësinë. Ato kanë dëgjuar gjëra shumë më të rënda. Por për ato njerëz të tjerë do të jetë një problem dhe ka vetëm një emër Autoriteti i dosjeve që përdoret si instrument për ushqim propagandistik. Asgjë nuk e shpëton K.M. Historia e tij ka përfunduar me zgjedhje dhe me mobilizimin e popullit liri dashës. Kush i ka penguar, sot le ta publikojnë me të gjitha shkeljet e kushtetutës. Të filloj unë me email me nga Neë Yorku që unë i kam me emra. Do devijojnë vëmendjen ato nga inceneratorët, po nuk ndahet Monika. Kujtojnë se me përralla të tilla do të shpërqendrojnë Ilir Rexhep Metën.’- tha Meta.

Ora 14:04
Ilir Meta sulmon Lindita Nikollën: Nuk kam pasur komunikim me pulën e Kuvendit! Çfarë të presësh nga ajo me mesatare 5.8

 

Ilir Meta ka folur me tone të ashpra për Lindita Nikollën, e cila mblodhi kryetarët e grupeve parlamentare për dosjen e Autoritetit për Informim të Dosjeve mbi Sigurimin e Shtetit dhe nuk e kontaktoi në asnjë moment ish-presidentin. Meta e cilësoi si “pulë të Kuvendit” dhe i përmendi mesataren 5.8 që u publikua 2 vite më parë kur mbante postin e Ministres së Arsimit. Aso kohe studentët protestonin për heqjen e tarifave për lëndët e mbartura.

“Nuk kam pasur asnjë komunikim. A kanë personalitet këta njerëz apo jo? Por derisa del ajo pula e Kuvendit dhe u thotë shqiptarëve në do të zbulojmë I.M. po ca do të presësh nga ajo me mesatare 5. ca. E mbani mend kur e nxorën studentët? E këputën edhe këtë të gjatin por ua sabotoi Lulushi” tha Meta.

Ora 13:59
Bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit? Meta: Pse Autoriteti nuk më thërriti kur kishte bindjen që jam unë? Parlamenti do të zhvendosë vëmendjen nga afera e inceneratorëve

 

Ilir Meta është pyetur në konferencë për mediat për faktin se i doli emri në dosjen e Autoritetit të Dosjeve si ish bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Meta ngre pyetjen përse se kërkoi autoriteti i dosjeve por kërkoi me urgjencë ndrshim të ligjit dhe theksoi se ka kaluar të gjitha filtrat e pastërtisë. Ndër të tjera shtoi se njeh rreth 40-50 persona me identitetin Ilir Metaj. Përvec kësa shtoi se parlamenti u ngrit në këmbë pasi ka qëllimin e vetëm për të spostuar vëmendjen nga afera e inceneratorëve.

“I.M qenka ky njeri që në mars të 92 është bërë deputet dhe i është përfshirë të gjitha filtrave të të gjitha kohërave, që nga koha e Berishës e më pas e Fatos Nanos përfshirë edhe autoritetit të tanishëm. Çfarë i kushtonte këtij Autoritetit të thërriste I.M. meqë kishte bindjen që është Ilir Meta që në fakt është Ilir Rexhep Metaj sepse unë kam baba. Nuk jam as president, as deputet, pse u dashka bërë me urgjencë një ligj i posaçëm? A ka njeri që e beson këtë gjë? Patjetër u ngrit parlamenti në këmbë. Po cili parlament? Ai me në krye zonjën Nikolla apo Lindita e Ramës që përdoret për të spostuar vëmendjen nga afera e inceneratorëve ku do përvëlohen të gjithë si minjtë në furrën e drejtësisë dhe nga aferat e tjera të zeza përfshirë Detin.

Qenka shqetësuar se ka ardhur një letër anonime dhe urgjencë e madhe. Cili Parlament është shqetësuar? Pikërisht ky që falsifikoi edhe firmën e kryetarit të parlamentit në një moment të rëndësishëm kur parlamenti i vjetër dhe i ri vazhdonte gjyqin në Gjykatën Kushtetuese. Ishte kjo Lindita që përdoret për nevojat personale të hallexhiut për të shmangur vëmendjen. Sa I.M kanë qenë në Fakultetin e Ekonomisë, ata e dinë shumë mirë këtë gjë. Unë në atë kohë kam qenë vetëm sekretar i rinisë së Fakultetit të Ekonomisë se isha thuajse me të gjitha 10 dhe kisha aftësi si lider. Njoh nja 40-50 Ilir Metaj, njëri është deputet. Në klasë kam pasur edhe një Ilir Metaj.

Autoriteti ka përgjegjësi të madhe se për nevoja personale të Edi Ramës shkatërron besimin në publik dhe krijon shqetësime te shumë njerëz dhe ky është problem i Autoritetit të Dosjeve. Dua të siguroj qytetarët që Ilir Meta është këtu pas 30 vitesh angazhimi politik se ka qenë, është dhe do të jetë i pastër në ndërgjegjen e tij dhe në të vërtetat e tij, por do të vijojë edhe 30-40 vite të tjera. Ëndrra ime tani është të bëhem kryetar i Referendumit”, tha Meta.

M.Q./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • A Ma Ha Mutin: 27/07/2022 20:09

    U KOMENTUA U KOMENTUA U KOMENTUA E HA 1 TOP TË MADH MUTI O IDJOT THUA SU KOMENTUA E ÇDO KOMENT I IMI KOMENTOHET O DEBILI LER.

    Përgjigju
  • LLAZ PIA: 27/07/2022 20:07

    O ilir Floriri po pse ke mar kaq vrull kto dekumenta nuk i shikon Edi Rama se stafi është i pa varur. Apo të gjith jan mashtrus e gënjeshtar e vetëm ti thua të vërtetën. Blloku i të ndjerit Dritan Prifti nuk quhet se dhe ai ishte sajim. O Ilir ka ardh dita për të bër burg po bëje o i zi se burgu për burra është. S'është për Monën Mona do bë kolovarse kur ti të hysh në burg. Hajt për hajër e ke këmbën e mbar o Iliri kumbar.

    Përgjigju
  • Drejtesia popullore: 27/07/2022 19:04

    Te ka ikur fytyra, je zverdhur, por do te zvogelohet edhe koka, nuk do jesh me kokelope, por kokeloqe. Te mbeten arme te tjera: cfurqet, malet, Stalingradi, revoltat, ose perballu me dokumentet qe ekzistojne. Pse tani: po sepse kishe imunitet or shejtan i zgjuar dhe nuk kontrolloheshe, proces i gjate. Nuk eshte fundi i botes: largohu nga politika se felliq vendin me shume. Skalioni jot, Bilbilushi, Braimllari, Kejdi Dhemcakallja, Xhixha, nuk do te te zhgenjejne. Gabim ne llogaritje, ta kishje ti kete rast do ta shqyeje kundershtarin, sic helmove Priftin dhe vrare te tjeret. Po te bie maska si burre i mire, nuk e shet dot me veten. LSI nga partia e hajduteve qe funksiononte si ndermarrje private familjare, me shpejtesi sketerre e bere Shtepia e Lirise sepse ishte konsumuar aq shume sa nuk jetonte me. Por mba fort edhe Tit Vasilin, ate qe ha fara dhe merr vetem 300 vota, deputetin me te votuar ne Kuvendin dhe historine e Shqiperise.

    Përgjigju
  • gentian: 27/07/2022 17:21

    lot lot ne albananistan....

    Përgjigju
  • Çepani: 27/07/2022 16:49

    O Like lëre monën se ajo as ka pjerdhur dhe as pjerdh për ty,po thuaj të paktën të shkojë të marrë brekët tek kroskoti i makinës të Nanos,apo i ke thënë tij të rrijë pa brekë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë