/ATSH-AFP/ - Bashkëpunëtorët e afërt të opozitarit rus, Boris Nemtsov, vrarë në muajin shkurt në qendër të Moskës, konfirmuan sot në një raport se kishin mbledhur prova për praninë e forcave ushtarake ruse në Ukrainë, gjë që Kremlini e përgënjeshtron me forcë që prej disa muajsh.
Në një raport prej 64 faqesh, i titulluar "Putin. Lufta", hartuar veçanërisht nga puna hetimore e realizuar nga Boris Nemtsov para se të vdiste, autorët, veçanërisht opozitari, Ilia Iachine, konfirmuan se do të paraqesin prova të hollësishme dhe fakte nga dëshmitarët kyç për ndërhyrjen ruse në konfliktin mes prorusëve dhe forcave properëndimore të Kievit në lindje të Ukrainës.