Në sfondin e pregatitjeve të ushtrisë ukrainase për të zmbrapsur ofensivën e radhës të trupave ruse, me mbështetjen e BE-së, Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara, bashkëpunëtori i ngushtë i Putinit, Ruben Vardanyan, i deklaruar nga Kievi zyrtar si "bashkëpunëtor në krimet e Autoriteteve Ruse kundër Ukrainës,” është propozuar për Çmimin Nobel për Paqe për “zhvillimin e iniciativave të paqes”.
Është domethënëse që e para që njoftoi kandidimin e tij për këtë çmim ishte "agjensia e lajmeve" Sputnik, një nga zëdhënëset kryesore të propogandës së Kremlinit jashtë Rusisë, dhe grupit mediatik RBK. Ky i fundit i përket manjatit Grigory Berezkin, i cili ishte i përfshirë në listën e sanksioneve të EU, Britain, Canada dhe Australia, si një “i nënshtruar” ndaj Presidentit Rus, i cili "kontribuoi drejtpërdrejt në luftën e pakuptimtë të Vladimir Putinit në Ukrainë dhe është përgjegjës për dhimbjen dhe vuajtjen e njerëzve në Ukrainë."
Vetë Vardanyan është i njohur për drejtimin nga ana e tij të kompanisë Ruse Troika Dialog. Sipas një hetimi nga konsorciumi ndërkombëtar OCCRP, paratë transferoheshin (link to source transferred) në mënyrë sekrete nga kjo kompani tek shokët e ngushtë të Putinit. Në 2006-2013, më shumë se $4.6 miliardë kaluan nëpërmjet llogarive të rrjeteve offshore të Vardanyan-it. Në 2020, lideri kryesor opozitar Rus Alexei Navalny, së fundmi i vrarë nga regjimi i Kremlinit, akuzoi (accused) Vardanyan për rryshfet në vlerën e përafërt $50 milion dollarë.
Në 2019, 22 anëtarë të Parlamentit Europian i kërkuan (called) EU-së të imponojë sanksione kundra tij. Në 2022, Vardanyan, ashtu si bashkëpunëtorët e tjerë të Putinit, u përfshi në draftin e sanksioneve të reja të SHBA. (included)
Në Qershor 2023, me iniciativën e Shërbimit të Sigurisë së Ukraninës (SBU), ai u përfshi në bazën e të dhënave të bashkëfajtorëve të agresionit Rus “Myrotvorets” me karakteristikat vijuese: "Një bashkëpunëtor i pushtuesve dhe terroristëve fashistë Rusë. Një bashkëfajtor në krimet e autoriteteve Ruse kundra Ukrainës dhe qytetarëve të saj... është subjekt i ndalimit të menjëhershëm dhe tranferimit ndaj autoriteteve ligj zbatuese të Ukrainës dhe vendeve të NATOs." SBU gjithashtu e ka akuzuar Vardanyan për “financimin e agresionit Rus në territoret post-Sovietike.
Dy muaj më vonë, ish kreu i Këshillit të Sigurisë së enklavës Armene në Karabakh, Samvel Babayan, tha (told) në TV publik Armen që në 2022-2023 Vardanyan ka vepruar si agjent Rus në Kaukazin e Jugut.
Në 2023 mediat më kryesore botërore gjithashtu kanë raportuar mbi lidhjet e Vardanyan me Kremlinin.
“..Nuk mund të ketë dyshime që Vardanyan është njeriu i Kremlinit, diçka që qeveria Ukrainase e shquajti kur imponoi sanksione kundra tij," raportoi Politico.
Sipas Forbes, “Vardanyan ka bekimin e Moskës...”
Divizioni Rumun i të përjavshmes Amerikane Newsweek raportoi që “ndërsa EU dhe Shtetet e Bashkuara po luftojnë për paqen në Kaukaz dhe janë duke kërkuar të arrijnë një marrëveshje paqësore ndërmjet Armenisë dhe Azerbaixhanit mbi Karabakun, miliarderi Rus Ruben Vardanyan, i cili përfaqëson interesat e Kremlinit, iu bëri thirrje njerëzve të rrëmbenin armët."
Jo më pak skandaloze janë të dhënat në The Washington Times’ mbi lidhjet e Vardanyanit me regjimin e Ayatollahut, veçanërisht ndaj sfondit të kërcënimeve publike të Iranit ndaj Shteteve të Bashkuara (Iran’s public threats against the United States,) Britanisë, Francës dhe Gjermanisë si rrjedhojë e mbështetjes së tyre ndaj Izraelit pas sulmit Iranian në 13 Prill.
Ndërmjet gjetjeve, Washington Times ka raportuar që “Vardanyan, një nga burrat më të pasur në Rusi, është i afërt me Putin."
Si i këtillë, nominimi për Çmimin Nobel për Paqen i një personi ngushtësisht të lidhur më dy regjime diktatoriale që ndjekin politika ushtarake agresive duket jo vetëm fyes, por edhe blasfemik madje.
Për më tepër, deri tani, Komiteti i Nobelit, i cili pranoi kandidaturën e Vardanyanit, ka mbajtur së fundmi një pozicion komplet të kundërt. Si shenjë e mbështetjes për Kjevin në 2022, ky komitet nuk ftoi ambasadorët e Rusisë dhe të Bjellorusisë në dhënien e çmimit në Stokholm. ( invite)Një vit më vonë, sidoqoftë, ftesat për ceremoninë e Çmimit të Paqes iu dërguan ambasadorëve të Rusisë, Bjellorusisë dhe Iranit, por më pas u tërhoqën si rrjedhojë e kriticizmit publik gjerësisht të përhapur.
Pozicioni i Komitetit të Nobelit, u demonstrua më qartësisht në një deklaratë për shtypin (press release) që daton Shtator 2023: “Është e rëndësishme dhe e drejtë të shpërndajmë sa më gjerësisht të jetë e mundshme vlerat dhe mesazhet në të cilat bazohet Çmimi i Paqes. Për shembull, nëpërmjet mesazhit të qartë politik të vitit të kaluar me Çmimin e Paqes e cili iu dha ... Ukrainasve që janë përfshirë në dokumentimin e krimeve Ruse të luftës." Në këtë mënyrë, nominimi i Vardanyan, i cili ka lidhje të ngushta me Moskën dhe Tehranin, kundërshton pozicionin e vetë Komitetit të Nobelit.
Duke përfituar nga autoriteti ndërkombëtar i këtij komiteti, propagandistët e Kremlinit po mbështeten "të zbardhin" Vardanian në sytë e Perëndimit. Nëse ai merr një nga çmimet më prestigjioze botërore, atëherë nën velin e "paqebërësit", Moska do të jetë në gjëndje ta përdorë atë përsëri në të ardhmen në intrigat e saj në Kaukazin e Jugut. Pas gjithë kësaj, në fillim të vitit të kaluar, Kremlini e konsideroi Vardanyan si një kandidat të vërtetë për postin e Kryeministrit të Armenisë - në rast se do të përmbysej pro-Perëndimori Nikol Pashinyan. Ish-ministri (ex-minister) dhe ish zëvendës ministri (deputy minister) i mbrojtjes Armene foli pothuajse hapur rreth kësaj, dhe TV Publik dhe madje edhe e vendosi (put) Vardanyan në "listën e zezë", prej sulmeve mbi kreun e qeverisë.
Igor CHALENKO, Analist Politk, kreu i "Qendrës për Analiza dhe Strategji" në Kiev (Center for Analysis and Strategies (Kyiv))