Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani zhvilloi një takim pune me Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela.
Në krye të këtij takimi të parë institucional, Metani vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm, në drejtim të përcjelljes pranë zyrës së ILD, sipas parashikimeve ligjore, të ankesave, arkivës apo të dhënave që zotëronte institucioni i Prokurorit të Përgjithshëm e të depozituara gjatë periudhës kalimtare, deri në ngritjen e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
Inspektori i Lartë Metani nënvizoi se si Institucion i ri me standard të ri kushtetues, ILD synon ndryshimin rrënjësor të konceptit të inspektimit duke unifikuar standardet më të mira të hetimit, jo vetëm në respekt të ligjit, por edhe të pritshmërive të qytetarëve në kuadër të reformës në drejtësi.
Nga ana e tij, Prokurori i Përgjithshëm Çela vlerësoi se me ndryshimet që ka pësuar organi i prokurorisë nga reforma në drejtësi, objektiv parësor mbetet forcimi i pavarësisë dhe rritja e përgjegjshmërisë së prokurorëve, përmes ndërtimit të një sistemi efikas monitorimi dhe përmirësimin e koordinimit me ILD.
Inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe Prokurori i Përgjithshëm bashkëndanë vullnetin për ta vijuar në mënyrë të qëndrueshme bashkëpunimin mes dy institucioneve.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.8%
-
Pak
9.5%
-
Aspak
73.7%
Vota total: 179
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Monitorimi i Reformës në Drejtësi/ Inspektori i Lartë i Drejtësisë, takim pune me drejtues të organizatave të shoqërisë civile
11 Dhjetor 2024, 20:30
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Ligjet/ Bardhi akuza Prokurorit të Përgjithshëm: Olsian Çela s’ka kapur as standardin e Arta Markut! S’kemi marrë asnjë përgjigje për individët me rekorde kriminale
8 Nëntor 2024, 14:00
-
Diskutime të forta te Ligjet, Bardhi: ‘Prokurori i Përgjithshëm injoroi Kuvendin, pse nuk vjen të mbrojë Buxhetin?!’ Bushka: Ka angazhime të tjera
8 Nëntor 2024, 13:05
-
Prokuroria e Përgjithshme marrëveshje me Belgjikën, në fokus lufta ndaj krimit dhe pastrimit të parave
7 Nëntor 2024, 16:34
-
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela takon homologen holandeze, prioritet goditja e aseteve kriminale
6 Nëntor 2024, 19:57
-
Komisioni antikorrupsion/ SHBA, Britania dhe BE: S'ka kthim pas të reformës në Drejtësi! Gonzato: Zbatoni vendimet e Kushtetueses siç janë
26 Shtator 2024, 11:28
-
EKSKLUZIVE/ EMRAT e 53 ekspertëve që do të angazhohen në Komisionin antikorrupsion të drejtuar nga Fatmir Xhafaj! Mes tyre gruaja e Sokol Olldashit e ish këshilltari i Metës
10 Shtator 2024, 10:47
-
Kreu i ILD Metani: Komunikimi diplomatik për drejtësinë, ndihmon procesin integrues të vendit në BE
26 Korrik 2024, 08:44
-
Raportet vjetore 2023, Çela: Kam kërkuar përshpejtim të hetimeve për Mikrokreditë! Akuzat politike minojnë besimin
15 Korrik 2024, 20:58
-
Kreu i ILD Artur Metani në Kuvend: Ka pasur anatemim të punës së gjyqtarëve dhe prokurorëve nga politika
15 Korrik 2024, 16:43
-
‘Paguheni kot si prokuror’ Bardhi përplaset me Çelën në Kuvend! Kryeprokurori: Përmbajuni kuadrit ligjor që trajton ky raport
15 Korrik 2024, 11:53