Bashkëpunimi me universitetet në Itali, Rama takim me rektorët e Universitetit të Romës: Do të rrisim numrin e mjekëve dhe të infermierëve! Sfidë e përbashkët frenimi i largimit të të rinjve

ITALI- Kryeministri Edi Rama i shoqëruar me ministren për Arsimin, Evis Kushin, po zhvillon një vizitë zyrtare në Itali në kuadër të bashkëpunimit për universitetet. Kreu i qeverisë në Viterbo, Romë, ka zhvilluar një takim me rektorët e universiteteve të Romës dhe rajonit të Lazios, për të rritur bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e studimeve universitare, rritur shkëmbimet mes stafeve akademike, bashkuar programe për diploma të dyfishta.

Teksa vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve, kreu i qeverisë u ndal edhe tek një sfidë e përbashkët mes dy shteteve, ku tha se mbetet largimi i të rinjve. Duke folur për bashkëpunimin ndërmjet universiteteve tona dhe atyre në Itali, Rama vuri theksin e bashkëpunimit në fushën e mjekësisë. Sipas Ramës kjo është një temë që ngjall interes, pasi është një sektor ku fare qartë edhe në Itali, ndihet nevoja jo vetëm, për të frenuar studentët, por edhe për të mbajtur mjekë dhe infermierë në vende që janë më pak tërheqëse.

U nënshkruan marrëveshjet për diploma të dyfishta midis universitetit të Tuscia-s në Itali dhe universiteteve shqiptare: Universiteti i Tiranës, Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti Bujqësor, Universiteti Mesdhetar.

Marrëveshjet janë në fushën e:

-              Biologjisë Mjedisore në Bachelor me Universitetin e Tiranës

-              Pyjeve dhe Mjedisit për UBT,

-              Inxhinierisë Mekanike me UPT në nivel master,

-              Marketingut me UMSH,

Marrëveshjet parashikojnë që studentët në këto programe të bëjnë një vit studime në Shqipëri dhe një vit në Itali. Në përfundim do të marrin diploma të dyfishta një shqiptare një italiane.

Vizita e tij e fundit ka qenë në 4 shtator 2021, ku u diskutua lidhur me Arsimin, shëndetësinë, turizmin, por dhe menaxhimi i emergjencave civile gjatë takimeve që pati me kryetarin e bashkisë së Otrantos Pierpaolo Cariddi, si dhe presidentit të Rajonit të Puglias Michele Emiliano.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:48
Rama takim me rektorët e Universitetit në Romë: Do të rrisim numrin e mjekëve dhe të infermierëve! Sfidë e përbashkët frenimi i largimit të të rinjve

Kryeministri Edi Rama nga Italia tha se sfidë e përbashkët mes dy shteteve mbetet largimi i të rinjve. Duke folur për bashkëpunimin ndërmjet universiteteve tona dhe atyre në Itali, Rama vuri theksin e bashkëpunimit në fushën e mjekësisë. Sipas Ramës kjo është një temë që ngjall interes, pasi është një sektor ku fare qartë edhe në Itali, ndihet nevoja jo vetëm, për të frenuar studentët, por edhe për të mbajtur mjekë dhe infermierë në vende që janë më pak tërheqëse.

‘Për mua është një nder që jam këtu dhe përjetova mikpritjen që nga minuta e parë e mbërritjes këtu. Ato u treguan shumë bujar dhe të gatshëm ndaj nesh. Dua të them se më bëri përshtypje të mirë biseda që pata me rektorin, pasi mund ta kuptoj menjëherë ngjashmëritë e shumta mes Shqipërisë dhe Italisë në këtë fushë, por në një periudhë kohe të ndryshme. Problemet që janë tani të pranishme në universitete janë njëherësh edhe të përbashkëta, prsh problemi i largimit të të rinjve. Kjo është një sfidë e përbashkët. Do na duhet të kuptojmë dhe ta orientojmë këtë problem në mënyrë racionale, pa rënë në kurthin e politikave të të shkuarës të cilët nuk kanë ndryshuar asgjë në këtë situatë. Ne duhet të shfrytëzojmë të gjitha mënyrat për të ndërkombëtarizuar universitetet tona.

T'u japim mundësinë aty që të studiojnë në Shqipëri dhe të kenë në dispozicion programe dhe një cilësi të ngjashme me atë që kanë në Itali. Me universitet italiane mund të shkohet para, që ekziston një lidhje e veçante mes Italisë dhe Shqipërisë. Është një pjesë e tokës së tyre e ëndrrave të tyre. është një det që na ndan, por ekziston një përkatësi e përbashkët që është jashtëzakonisht e përbashkët. Marrëdhënia me Italinë është një marrëdhënie e veçantë sa i takon arsimit. Italia ka një gadishmëri për të na dhënë më shumë e sidomos në atë që është më e rëndësishme njohurinë. Jemi me fat që ju kemi juve kaq afër dhe kaq të gatshëm që të mund të mësojmë më shumë dhe të mësojmë më shpejt. Duhet ti japim më shumë botë dhe pushtet botës së universiteteve.

Bashkëpunimi në fushën e mjekësisë. Kjo është një temë që ngjall interes jo vetëm për ne por edhe për Italinë. Është një sektor ku fare qartë edhe në Itali ndihet nevoja jo vetëm për të frenuar studentë por edhe për të mbajtur mjekë dhe infermierë ne vende që janë më pak tërheqëse. Në këtë mënyrë në mund të rrisim së bashku numrin e mjekëve dhe infermiereve që mund të vihen në shërbim të komuniteteve edhe në ato zona të thella.’- tha Rama.

Ora 12:33
Rama fotografohet në Itali në shoqërinë e stafit, kryeministri i përqëndruar në telefon

Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Itali, ndërsa është parë nën shoqërimin e stafit të tij teksa po shëtiste nëpër lagjen San Pellegrino. Mediat italiane shkruajnë se kreu i qeverisë i veshur me një kostum të errët, u ndal në një restorant të zonës bashkë me stafin e tij. Sot Rama pritet të takohet Unitus me Ministren e Universitetit dhe Kërkimeve Maria Cristina Messa. I pranishëm do të jetë edhe Paolo Orneli, këshilltar rajonal për zhvillimin ekonomik, tregtinë dhe zejtarinë, universitetet, kërkimin shkencor, start-ups dhe inovacionin.

 

B.K./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja