Bashkëpunimi për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, ministrja Denaj takohet me përfaqësues të BERZH

Bashkëpunimi për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, ministrja Denaj takohet me përfaqësues të BERZH

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, zhvilloi një takim me përfaqësues të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, të kryesuar nga  Zsuzsanna Hargitai, Drejtore Rajonale për Ballkanin Perëndimor dhe Matteo Colangeli, përfaqësues i BERZH-it për Shqipërinë.

Gjatë këtij takimi u diskutua mbi Strategjinë 5-vjeçare të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Shqipëri, bashkëpunimin në fushat e përbashkëta të interesit dhe në koordinimin e angazhimit të qeverisë dhe BERZH-it për zhvillimin e sektorëve prioritarë në vend.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi me BERZH-in, një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet përmirësimit të klimës së biznesit; forcimit të kapaciteteve të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme; avancimit teknologjik dhe edukimit financiar; si dhe zhvillimit të sektorit energjetik.

Ministrja Denaj falënderoi BERZH-in për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Shqipërisë, duke e konsideruar atë një partner të rëndësishëm në ecurinë pozitive të reformave drejt një rritje ekonomike të qëndrueshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Çudira nga Kameruni, lojtarët marrin paratë në dorë para ndeshjes

VIDEO/ Çudira nga Kameruni, lojtarët marrin paratë në dorë para ndeshjes