Bashkëqeverisja, Rama paralajmëron Bashkitë: Ka një nivel shumë të lartë indiference ndaj qytetarëve! Do ketë sanksione nëse nuk i përgjigjeni ankesave

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar Bashkitë se do të ketë sanksione në rast se nuk do t'i përgjigjen në kohë ankesave të qytetarëve. Nga Berati, ku prezantoi sistemin e ri të shërbimeve digjitale dhe ligjin për Bashkëqeverisjen, Rama u shpreh se Bashkitë kanë një indiferencë të madhe ndaj qytetarëve, por se tashmë kthimi i përgjigjes do të jetë edhe një detyrim ligjor.

"Platforma ka adresuar 52 mijë ankesa, nuk janë pak, por janë shumë më pak se sa duhet të jenë. Institucionet që nuk i përgjigjen qytetarëve nuk janë të denja për shtetin, për shoqërinë. Përgjigjja, pastaj sa zgjidhen sa jo, kjo nuk varet vetëm nga institucioni. 52 mijë ankesa nuk janë shumë po të kemi parasysh që vetëm në Bashkinë e Tiranës kishte mesatarisht 19 mijë letra që vinin çdo vit me lloj lloj ankesash. 52 mijë nuk janë gjithë ankesat që kanë ardhur, kanë ardhur gati dyfish, por në pjesën tjetër ka një pamundësi zgjidhje për shkak se një pjesë janë të lidhura me pushtete gjyqësore dhe këto nuk i zgjidh platforma, nuk është gjykatë. Ne e dimë ça problemesh ka sistemi gjyqësor dhe kemi ndërmarrë reformën në drejtësi. Pjesa tjetër janë kërkesa që lidhen me pushtetin vendor. Është për t'u habitur që bashkitë kanë një nivel shumë të lartë indiference ndaj qytetarëve. Me futen e sanksioneve në ligj, nuk është më çështje subjektive, por edhe ligjore dhënia e përgjigjes dhe në rastin e Bashkive, veç se një detyrim i drejtpërdrejtë, sanksionet do bëjnë që të jetë shumë më panë njerëzve edhe fakti që një institucion vendor nuk t'u përgjigj", tha Rama.

Për t'i dhënë fund korrupsionit, Rama thekson se qytetarët duhet të ndryshojnë mendësinë se gjërat zgjidhen me miq e duke futur shokë, duke i bërë thirrje të ankohen nëse nuk marrin shërbimin e duhur.

"Qytetarët duhet të thyejnë tabutë në kokë që gjërat zgjidhen në rrugët e vjetra duke gjetur miq e duke futur shokë. Nuk është e nevojshme. Është edhe lufta individuale që secili prej nesh duhet të bëjë me mendësinë sepse shumë shpesh preferojmë më mirë të paguajmë sesa të ankohemi", shtoi Rama.

Edhe njëherë, Rama theksoi se nga janari 2022 do të mbyllen të gjitha sportelet që shërbimet e tyre i kanë online.

“Punonjësit e sporteleve do jenë të dedikuar për të bërë sistemi të funksionojë nga pas ekranit të telefonit. Sot janë mbi 1 mijë shërbime që jepen online", theksoi kryeministri.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Anduel: 14/12/2021 20:27

    Ti o Dorina o shushke injorante qe komenton me emrin Zana kur te zesh ne goje Almen apo Vilmen duhet te lash njeher gojen me ACE nga ato qe lahen halet.Te te vi turp pise femer

    Përgjigju
  • Arben: 14/12/2021 20:04

    Shume e vertete Tani.Po cmunnd te presesh kur drejtoresha vjen ne pune ne oren 1 ose 2. Dhe kryetari i emeruar ben kontrolle cdo dite per prezencen ne pune.Per cudi nuk e sheh kurre qe drejtoresha vjen ne 1 dhe punonjesit shohin facebook gjithe diten.Shumica e lejeve refuzohen per tekat e ciliminjeve qe kane mbushur urbanistiken dhe ska asnje vend ku ta gjesh te drejten.

    Përgjigju
  • Zana: 14/12/2021 20:00

    Z.kryeminister,si do funksionojne gherat kur ne Vlore e kane marre ne dore minjte,Andueli,Alma Bakiu,apo Vilma Bello qe bejne kuadrin e Vlores dhe punesojne ne shkolla drejtore injorante qe jane miqte e tyre.Te gjithe i njohin por zeri i tyre nuk vjen deri tek ju.

    Përgjigju
  • Ballagatesi: 14/12/2021 16:47

    Po ketu te njesija ballagat lushnje nuk punohet fare .qani Greca me shoke vijne nje here në muaj në pun por rrogen e marrin. Keshu thua ti zoti kryeminister ma jeptli timonin ja perty dhe keta votuma. Por ju moret timonin por po humbet patenten nuk keni perte ngar dote makinen në zgjetjet tjera.. jo per faj te juaj ndoshta. Por per faj si puna qani greces me shok e njesis..

    Përgjigju
  • Tan: 14/12/2021 15:48

    Shiko njehere bashkine elbasan ku te duhet 6 - 9 muaj te marresh nje leje ndertimi qofte dhe per te ndertuar nje cati. E kane mbushur bashkine me çapaçulë injorante dhe arrogante. Hidhi nje sy sistemit e-leje dhe do ta verifikosh shume lehte.

    Përgjigju
    • Dyli: 14/12/2021 20:11

      Po shum e vertet Tan , e bana aplikimin ne 5 gusht mu refuzua ne mes te nentorit 4 muaj asi lloj komnunikimi.Atje ste jep njeri pergjigje mor vlla.

  • kujtim: 14/12/2021 15:00

    Zoti kryeminister,per cfare bashkeqeverisje flete. Ty e nderruar qeverine tre here,kurse ne baze Drejtoret kane nga tre mandate dhe nuk levizin. Ne Sarande 90 % 3 Drejtoreve kane nga tre mandate dhe nuk i heq njeri.Kane dale dhe ne pension dhe vazhdojne te jene drejtore akoma.Nermarjet i kane si prone te tyre,dhe nuk u flete dote me goje.Humbi Saranda per djem te rinje dhe te shkolluar ? Veje dore se nuk durohen me.

    Përgjigju
  • Beni: 14/12/2021 13:20

    Ky eshte komplet kryemafioz. U bertet kryebashkiakeve te vet qe veprojne sipas udhezimeve te tij se jane te papergjegjshem me "popullin". Dhe ky si baba i popullit eshte merzitur tani. Hajde demagog po me brire ama.

    Përgjigju
    • O Beno: 14/12/2021 14:37

      Mos harro qe per nje cope leter certifikate 6 mujore paguhej 500 lek. Kush e beri e-albanian? Saliu, Meta, Basha?

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës